Gjithmonë e më shumë yje të Hollivudit po deklarojnë se janë së paku biseksuale. Këto ditë ishte radha e Miley Cyrus. Por kjo nuk është një tendencë vetëm mes yjeve. Një studim amerikan ka zbuluar se gjithmonë e më shumë femra pëlqejnë të bëjnë seks mes tyre.
Në studim u morën 9 mijë persona. Por ndërsa shumica e meshkujve thonë se janë ose 100 përqind heteroseksualë ose 100 përqind homoseksualë, femrat janë gjithmonë më të hapura.
“Kjo tregon se seksualiteti nuk është shumë i fiksuar tek femrat,” tha Dr. Elizabeth McClintock. Interesant është fakti se më shumë biseksuale janë femrat, që janë bërë mama në moshë të re. Psikologët thonë se femrat e kanë më të lehtë të eksperimentojnë seksualisht me gjininë e njëjtë, ndryshe nga sa ndodh me meshkujt.