• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

by E S
18/01/2026 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria vendos rekord të ri historik për numrin e turistëve të huaj që e kanë vizituar gjatë 2025-ës.

Rreth 12.5 milionë turistë të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë vitit 2025. Në krahasim me vitin 2024, shifrat janë në rritje me 6.6% ose rreth 770 mijë turistë më shumë.

Shifrat për të dhënat e turizmit për vitin 2025 i ka bërë publike ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja. Sipas ministrit, këto të dhëna dëshmojnë jo vetëm rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion, por edhe përmirësimin gradual të standardeve, shërbimeve dhe ofertës kulturore në të gjithë territorin.

Të dhënat tregojnë se edhe për vitin 2025 rekordin e mbajnë vizitorët nga Kosova, me mbi 4.6 milionë vizitorë, ose thënë ndryshe, numri i tyre ka ardhur në rritje me 5.3% në krahasim me vitin e shkuar.

Të dytët renditen vizitorët nga Italia. Edhe për 2025, italianët renditen pas qytetarëve nga Kosova, me rreth 1.3 milionë vizitorë, por me një rritje më të lehtë se viti 2024, vetëm 3.3%.

Sipas të dhënave, pesha e vizitorëve nga vendet e Bashkimit Europian ka ardhur në rritje, pasi veç italianëve, në rritje janë edhe turistët nga Anglia, të cilët po i afrohen gati 1 milion turistëve. Më pas renditen holandezët me më shumë se 800 mijë vizitorë, 781 mijë turistë janë me origjinë nga Franca, ndërsa nga Gjermania janë më shumë se 450 mijë.

Po ashtu, në rritje janë edhe turistët përtej Atlantikut. Sipas të dhënave zyrtare, numri i turistëve nga Shtetet e Bashkuara është rritur me 8.7% në krahasim me 2024, duke arritur në një total prej 241 mijë vizitorë, ndërsa turistët nga Kanadaja janë rritur me 11.9%, duke arritur në 44 mijë turistë.

Ky numër në rritje i turistëve, sipas Ministrit Gonxhja, është edhe një përgjegjësi e shtuar për planifikim më të kujdesshëm dhe menaxhim të qëndrueshëm.

Next Post
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

October 29, 2026
“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Zbulohet formula! Si do të taksohen makinat elektrike në Shqipëri? Rreth 165 euro në vit për…

October 29, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

October 29, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

October 29, 2026
Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Tetor 2026

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In