• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi/ Koronavirusi mund të qëndrojë në sipërfaqe për disa ditë, si të mbrohemi prej tij

by Java News
20/03/2020 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që kur koronavirusi i ri iu “prezantua” botës ditët e fundit të vitit 2019 në Kinë, përhapja e tij ka qenë e jashtëzakonshme. Të frikshme janë edhe shifrat që la pas këto ditë, mijëra të vdekur nëpër botë dhe dhjetra mijëra të tjerë të infektuar që po luftojnë tanimë me virusin.

Pse? Për shkak të takimeve, kjo është përgjigjja. Por, çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur prej tij? Shkencëtarët në të gjithë botën na tregojnë që veprimi i parë që mund të na shpëtojë nga ky virus është të lajmë duart rregullisht dhe me kujdes për thuajse 30 sekonda, me ujë të rrjedhshëm të ngrohtë, duke i kushtuar rëndësi të madhe hapësirave mes gishtave dhe thonjve. Nëse nuk keni mundësi t’i lani duart spese jeni në një ambient të jashtëm, sigurohuni të keni me vete dezinfektant për duart, por sigurohuni që ky dezinfektant të ketë të paktën 60% alkool.

Shmangni afërsinë me dikë që kollitet apo tështin. Në fakt, duhet të shmangni të gjitha ambientet e mbipopulluara. Aty viruset udhëtojnë njëlloj si edhe njerëzit lëvizin në aeroportet e mëdha. Mos prekni fytyrën me dorë e sidomos kur duart nuk i keni larë. E bëjmë këtë gjë çdo ditë, me qindra herë, por duhet të dimë që virusi hyn në trupin tuaj përmes syve, hundëve dhe gojës. Edhe nëse tështini apo kolliteni, mos përdorni duart, por pjesën ku përthyhet dora me krahun, ose nëse facoletën e keni gati, përdorni këtë letër që do të duhet ta hidhni menjëherë më pas në një kosh të mbyllur.

Mos vini maskë nëse ju nuk jeni të sëmurë. Kjo është shumë e rëndësishme. Madje, nëse e vendosni keq, ju mund të sëmureni edhe më keq. Sado që mjekët dhe shkencëtarët po përpiqen, një rol shumë të madh kanë vetë individët në këtë betejë me koronavirusin sepse përhapjen e këtij virusi e ka vetë shoqëria në dorë. Edhe pse shumë qytete dhe qeveri kanë vënë masa shtrënguese, duhet thënë se kjo është mënyra më e përgjegjshme për t’u sjellë në këtë kohë.

Izolimi do të ndihmonte në mospërhapjen me shpejtësi të këtij virusi. Kjo do të ndihmonte edhe mjekët apo prodhuesit të mund të bëheshin gati për persona të tjerë të infektuar. Në botë, ndër vite, karantinat kanë ekzistuar, ndërsa tani në betejë me koronavirusin do të na duhet të vetëkarantinohemi. Thuajse të gjithë kanë filluar ta kuptojnë këtë. Në stadiume filluan të stërviteshin e të luhen ndeshje pa publik. Karnavalet në Venecia u anuluan dhe një spektakël i rëndësishëm mode në Milano u realizua pa të ftuarit specialë. Edhe Muzeu i Luvrit apo vendet më të vizitueshme në botë kanë mbyllur dyert për turistët në të gjtihë botën.

Zbulimi i hershëm i rasteve është çelësi i suksesit. Për shembull, në Kinë, për herë të parë të gjithë njerëzit në kalimet e rëndësishme të qyteteve ekzaminoheshin jo vetëm për temperaturën, por edhe për simptomat e tjera që mund të vinin bashkë me virusin. Në Korenë e Jugut po ashtu, kontrollet nisën më shpejt se në pjesën tjetër të botës. ka disa vende që ngritën fabrika dhe prodhues të këtyre mjeteve që na ndihmojnë të zbulojmë praninë e virusit u ngritën menjëherë dhe e vërteta e madhe është që shumica e të prekurve, nëse tregohen të kujdesshëm dhe marrin shërbimin e duhur nga bluzat e bardha, arrijnë ta fitojnë betejën me të.

Por, pse koronavirusi është përhapur edhe tek personat që pretendojnë se kanë qenë të kujdesshëm? Sepse ky virus qëndron në disa sipërfaqe për thuajse 3 ditë dhe jo gjithnjë sipërfaqet mund të dezinfektohen në kohë. Në letrën e fundit të Neë England Journal of Medicine, virusi qëndron në materialet e plastikës dhe ato të metalit për tre ditë. I bërë publik një javë më parë, studimi tregon se koranavirusi i përngjan SARS-it, një gripi që prek rrugët respiratore. Të marten ndërkohë, u bënë publike edhe të dhënat e matjeve të fundit. Koronavirusi jeton në plastikë dhe metal për thuajse 72 orë, në hapësirat me bakër dhe në letër e në dru është vërtetuar se virusi jeton rreth 24 orë. Ndërsa në maska dhe aerosolët e tjerë covid-19 jeton 3 orë.

Ndaj, edhe pse virusi është përhapur me shpejtësi, ne kemi në dorë diçka, të tregohemi të kujdesshëm dhe ta mundim në izolim. (A2)

Next Post
Rama publikon VIDEO të arrestimit të vëllezërve Çala: Vijon beteja me llumin e kësaj dynjaje

Rama publikon VIDEO të arrestimit të vëllezërve Çala: Vijon beteja me llumin e kësaj dynjaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rama në SHBA, Zogaj: Shqipëria s’ka luksin e vendeve të mëdha për të refuzuar nisma si Bordi i Paqes

February 19, 2026
Tragjedi në Kaliforni, orteku i merr jetën 8 skiatorëve

Tragjedi në Kaliforni, orteku i merr jetën 8 skiatorëve

February 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

February 19, 2026
Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

February 19, 2026
Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

February 19, 2026
Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In