Të nisur në këmbë nga universiteti Bujqësor në Kamëz, studentët kanë mbërritur në sheshin Skënderbej. Një studente tha se ata janë të penalizuar në mësim për aq kohë sa detyrohemi të lëmë disa orë për të shkuar në punë.
Pasi janë ndalur për disa minuta para Ministrisë së Arsimit ata kanë vijuar protestën e tyre duke ecur në këmbë me thirrje kundër qeverisë duke kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Njëra prej tyre me megafonin në dorë deklaroi se të ardhurat që siguron një student sot ia bën të papërballueshëm koston e jetesës duke e vënë përballë zgjedhjes nëse duhet të shkojë në punë apo në shkollë.
“Ose do të shkoj në shkollë. Ose do të shkoj në punë. Shumica e kanë lënë shkollën përgjysmë sepse i duhet të përballojmë koston e qirasë dhe të arsimohen me pagat 200 mijë lekëshe që jepni ju”, deklaroi ajo.
g.kosovari
Po cfare studentesh jeni ju more ditezinje?! Ju dreqit si duheni!