• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Stresi në Shqipëri?! Reperi: Unë e lirova Kozakun, jam munduar me e shuajt sherrin dhe para 10 ditësh në Sarandë

by Java News
24/09/2021 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej pasditesh të djeshme, në media po bën xhiro sherri mes mes “mbretit” të Instagramit, Kozak Braçi me një tjetër personazh të njohur, si Fabio Dushku. Familjarët e Kozak njoftuan policinë duke pretenduar për një pengmarrje ndaj tij.

Pas fyerjeve në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim. Më tej, Dushku ka dërguar disa miq të tij, të cilët e kanë rrëmbyer dhe e kanë futur me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut.

Të dy personazhet janë të njohur në rrjetet sociale duke patur miq të përbashkët persona të famshëm të skenës. Një prej tyre është reperi i famshëm “Stresi”, i cili ka njohje si me grupin e Fabio Dushkut ashtu edhe me Kozakun.

Pikërisht, ka ardhur edhe reagimi nga reperi, i cili përmes një video live në Instagram, teksa bisedon me mikun e tij Aleks Visha, thotë se i ka ardhur shumë keq të ofendosh familjen në publik.

Sipas Stresit, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja.

“Fabio Dushku nuk është njeri i instagramit dhe ta etiketojmë si të tillë. Po vuan dënimin e tij prej 13 vjetësh në burgun e Koridhalos në Greqi për hallet e veta. Kozakun e kemi në lagje, Kozaku është një djalë shumë i mirë mirëpo instagrami, po i prish këta të rinj dhe degradohet situata deri në atë pikë.

Kozaku nuk është marrë peng s’duhet ta trashim dhe ta deformojmë situatën , thjesht për t’i thënë që nuk duhet sharë shqiptari në publik shqiptarit s’duhet t’i preket familja sepse është e ditur çfarë të pret. Kozaku është një djalë që interviston vip-at në instagram ka një audiencë të pathyeshme dhe ndaj ka influencë të madhe tek fansat.”-ka thënë ai.

“Thjeshtë kanë dashur ta trembin, unë ndërhyra direkt dhe e lëshuan. Sepse njoh familjarët e tij e bëra për të ndërhyrë tek ata djemtë. Me dhanë fjalën e burrit që nuk do ta lëndojnë dhe ashtu ndodhi.” ka thënë mes të tjerash Stresi.

“Tani i njohim të dyja palët, Fabion e kam vëlla e di gjithë Shqipëria. Nuk e hedh poshtë sot e një mijë vjet. Edhe Kozin e njohim, më ka ardh shumë keq për të, realisht tani që po folim, po tani ca me bo. S’kemi ç’bëjmë. Vëllai a e mban mend kur thosha unë që është shumë keq me tu shajt në publikë familja.

Neve na ka ndodh krejt artistave realisht. Është gjëja më e rëndë që mundet t’i ndodh dikujt. Mirëpo, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja. Unë jam munduar me e shujt me çdo kusht këtë punë, edhe para 10 ditësh në Sarandë, por është diçka që është e kot”, tha reperi.

Permendja e Sarandes nga Stresi, sipas te cilit ehste munduar para 10 ditesh ta shuaje kete sherr mes ketyre personave, sjell misterin nese eshte ne Shqiperi ai apo flet per mburrje.

Pasi qe para gati nje viti Arkimed Lusha, me emrin e artit “Stresi” eshte ne kerkim nga organet ligjzbatuese shqiptare per nxitje te protestave te dhunshme dhe dhune ndaj institucioneve, dhe deklarohet se eshte jashte vendit.

 

Next Post
Një kapitull i ri për emigrantët, njihuni me shqiptaro-gjermanët që garojnë të dielën në Gjermani

Një kapitull i ri për emigrantët, njihuni me shqiptaro-gjermanët që garojnë të dielën në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In