• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia që do ndjekë Meta pas 24 korrikut/ Plani që ka përgatitur Kryemadhi dhe Berisha menjëherë sapo Presidenti të lërë detyrën

by
21/07/2022 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta shumë shpejt do të veshë kostumin e politikanit. Meta i ka ditët e numëruara në krye të Presidencës, për shkak se pas 24 korrikut zyrtarisht nuk do të jetë më në krye të shtetit. Kryefoltoristi Sali Berisha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi deri më tani kanë përgatitur terrenin për të katapultuar Ilir Metën në krye të opozitës.  Gazeta “SOT”, gjatë ditëve të fundit ka deklaruar se Meta fillimisht do të rikthehet në partinë që ai krijoi, Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që synimi i tij është marrja e frenave të opozitës, duke bashkuar LSI-në me “Foltoren” e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja strategjia që do ndjekë Ilir Meta pas 25 korrikut

Partia e çiftit Meta-Kryemadhi do të pësojë ndryshime të rëndësishme pasi Ilir Meta të lërë mandatin e Presidentit pas 3 ditësh. Zhvillimet e reja i kanë paralajmëruar eksponentët e LSI, të cilët kanë dhënë idenë sesi Meta do të vijë ne realitetin e ri politik. Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë një konventë të rëndësishme me 25 korrik, ku në fokus do të jenë zgjedhjet lokale të 2023.  Ne do të kemi një konventë shumë të rëndësishme me 25 korrik. Do jetë një konventë ku në fokus do të ketë zgjedhjet lokale të 2023. Kjo konventë do të jetë një hapje e LSI-së ndaj kujtdo që mendon se Shqipëria ka nevojë për opozitën. Gjithë eksperienca e tij është një vlerë e shtuar për opozitën. Ka një ide se si do vijë në realitetin e ri politik, ka qenë shumë i qartë për të pasur një opozitë të fortë, të vërtetë që i shërben shumë vendin në këtë moment krize. Kam një bindje që vota e shqiptarëve është përcaktuese për pozicionin e çdo force politike”, kanë thënë zyrtarë të LSI pak kohë më parë. Pra nisur nga këto lëvizje të forta në prapaskenë, duket qartë që eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Grupimit të Rithemelimit i njohur ndryshe si “Foltorja”, e kanë bërë gati terrenin për rikthimin e Ilir Metës në politikë. Gjithashtu, Sali Berisha i vuri “vulën” bashkimit të madh me Metën. Berisha e cilësoi Metën një aleat të çmuar, ndërsa theksoi se është i hapur të bashkëpunojë me të për largimin e kryeministrit Edi Rama. Do jetë një aleat i çmuar me të cilin jemi të hapur për të bashkëpunuar për largimin e regjimit të Edi Ramës. Bashkëpunimi është gjëja më e natyrshme, por siç e patë LSI ishte e pranishme, Kryemadhi mbajti një fjalim në protestë. LSI po bën një luftë me fakte kundër kësaj qeverie, prandaj për ne është një aleat i çmuar”, deklaroi Berisha pak ditë më parë.

Rikthimi në politikë dhe rreziku që e pret Ilir Metën

Nuk mund të përjashtohet që gjërat nuk mund të shkojnë në favor të Ilir Metës, pasi ai të zhveshë kostumin e Kreut të Shtetit. Kjo pasi më 25 korrik ai do të jetë një qytetar dhe nuk do të gëzojë imunitet politik, siç e ka pasur në këto 30 vite demokraci, duke qenë kryeministër, ministër, deputet dhe sëfundmi President i Shqipërisë. Pas 24 korrikut, Meta do jetë vetëm një ish-deputet dhe maksimum kryetar i një partie të re ose Lëvizjes Socialiste Për Integrim, ofiqe këto që nuk e pengojnë SPAK që të trokasë tek vila e Ilir Metës në Lalëz për t’i kërkuar llogari. Gjithashtu, Ilir Meta mund të shpallet “Non Grata” nga amerikanët, pasi është përfolur shumë së fundmi se emri i tij do të zbardhet nga SHBA në “Listën e Zezë” në momentin kur Meta të lërë Presidencën. Gjatë këtyre viteve Meta është akuzuara edhe se ka urdhëruar vrasjen e dëshmitarëve  të aferës CEZ-DIA, sikundër pretendon juristi Romeo Kara. Ndërkohë që ndaj tij, ka edhe akuza se është përfshirë në korrupsion galopant, siç është vjedhja e floririt të Krrabës. Për të gjitha këto, akuza duket se Meta tashmë do të japë llogari para prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Thënë troç, nga Presidenca, ai pritet të përfundojnë në dyert e në SPAK, teksa akuzat e rënda për vrasje dhe pastrim parash, pritet të rrezikojnë seriozisht pozitat e Ilir Metës pas 24 Korrikut.

/e.d

Next Post
Rama-Berishës: Historia është më e fortë se ty, të erdhi ‘non grata’ nga SHBA. Ish-Kryeministri: Ky shiste ikona të vjedhura në Paris kur Kosova…

Rama-Berishës: Historia është më e fortë se ty, të erdhi ‘non grata' nga SHBA. Ish-Kryeministri: Ky shiste ikona të vjedhura në Paris kur Kosova...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Po keqpërdoren simbolet e UÇK-së”, Çupi: Pas protestës qëndron Irani, Goxhaj është zëdhënësi i tij

June 23, 2026
Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

June 23, 2026
Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

June 23, 2026
Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

June 23, 2026
Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

June 23, 2026
Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

Balla nxjerr provën: Udhëheqësi i protestës në Tiranë lavde për organizatën terroriste Hezbollah!

June 23, 2026
Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

June 23, 2026
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

June 23, 2026
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

June 23, 2026
Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In