• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

STOP EKSTRADIMIT/ Tifozët ‘Kuqezi’ protestë përpara Kryeministrisë për Ballistin

by Java News
29/07/2017 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i gjykatës kroate për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, ka bërë që grupimi “Tifozës Kuqezi” të protestojë përpara Kryeministrisë. Tifozët mbanin pankarta në duar “Lironi Ballistin”, “Liri për Ballistin”, ndërsa nuk munguan as thirrjet “Serb i mirë është serb i vdekur”.

Në këtë tubim merrte pjesë edhe vëllai i Ismail Morinës, Xhevair Morina i cili mbante në duar flamurin kroat, pasi është pikërisht gjykata kroate ajo që ka vendosur ekstradimin e tij në Serbi. Gjatë një prononcimi për Report Tv ai bëri sërish apel për lirimin e Ismail Morinës.

“Le të vijojnë negociatat për lirimin e vëllait tonë. Nëse ekstradohet në Serbi është një turp, është një kafshatë që nuk mund të kapërdihet. Ndërsa ne si familje do marrim masa shumë ekstreme. Jemi përpara një armiku shekullor të shqiptarëve dhe si të ekstradohet atje ai. Në flamurin që ngriti në Beograd vendosi dy figurat tona historike kombëtare, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin. Jemi të lodhur fizikisht nga kjo, por jemi të fortë dhe do të bëjmë të pamundurën“.

Gjykata e Dubrovnikut vendosi dy ditë më parë të ekstradojë në Serbi Ismail Morinën. Familjarët e tij kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi duke paralajmëruar se familja do të marrë një vendim ekstrem nëse i afërmi i tyre dërgohet përpara drejtësisë serbe.

Mes protestuesve të shumtë kishte edhe nga ata që vinin nga qytetet e Kosovës, të cilët paralajmëruan se tubime do të zhvillohen edhe atje.,.

“Vij nga qyteti i Mitrovicës, dhe kërkesa ime është të mos ekstradohet Ballist Morina në Serbi. I bëj thirrje Ilir Metës, Edi Ramës të mos lejojnë ekstradimin e Ballistit në Serbi.

Ne si kosovarë e dimë se çdo të thotë të biesh në duar të serbëve. Ata do ta ekstradojnë. Nëse do të dënohet, le të dënohet në Tiranë dhe jo në Serbi. I gjithë populli shqiptar të ngrejë zërin për lirimin e Ballist Morinës”, u shpreh një protestues nga Mitrovica.

Next Post
VIDEO/ Turistët polakë tmerrojnë pushuesit në Lukovë, ecin me fuoristradë buzë detit

VIDEO/ Turistët polakë tmerrojnë pushuesit në Lukovë, ecin me fuoristradë buzë detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com