• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

by E S
19/03/2026 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Beogradin për shfaqje të “agresionit” pasi ushtria serbe kreu stërvitje të mërkurën në një fshat të banuar me shqiptarë etnikë në jug të Serbisë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se stërvitjet nuk përbënin rrezik për sigurinë në rajon.

Duke folur në një mbledhje të kabinetit të tij të enjten në Prishtinë, Kurti tha se “jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë, në zonat e banuara me shqiptarë në Bujanoc, fare pranë kufirit me Kosovën”.

Kurti tha se stërvitjet – të cilat vijnë në një kohë kur Serbia bleu raketa shkatërruse kineze – u zhvilluan pranë shtëpive, shkollave dhe qendrave të mjekësisë, pa ofruar më shumë hollësi.

“Këto provokime në afërsi të brezit kufitar në Karaçevë nga njësia e brigadës 63 të parashutistëve të Serbisë, përmes stërvitjeve me helikopterë H145M dhe kërcënimeve me parashutë disa metra larg kufirit me Kosovën, përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit”, tha Kurti.Por, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i tha Radios Evropa e Lirë të enjten se ishte njoftuar paraprakisht nga Beogradi se Forcat e Armatosura të Serbisë do të zhvillonin stërvitje të planifikuara në fshatin Muhovc, pranë kufirit jugor të Kosovës.

Stërvitjet në këtë fshat të banuar më shumicë shqiptare në Bujanoc, përfshinin parashutistë të dislokuar nga një helikopter, tha KFOR-i.

“Ky është një aktivitet rutinë i zhvilluar brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë apo stabilitetin në rajon”, thuhet në përgjigje.

Misioni paqeruajtës tha se po vazhdon të vëzhgojë nga afër gjendjen përgjatë vijës administrative kufitare në gjithë Kosovën, dhe se po mban komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale të sigurisë dhe me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë.
KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Në bazë të një marrëveshjeje me KFOR-in, Policia e Kosovës mund të patrullojë në kufirin me Serbinë deri në një kilometër afër vijës ndarëse. Forcat e Armatosura të Serbisë, po ashtu, duhet ta njoftojnë KFOR-in nëse njësitë e tyre afrohen më afër se 1 kilometër nga kufiri me Kosovën.

“Koha që Serbia të ndëshkohet”

Kurti i bëri thirrje të enjten bashkësisë ndërkombëtare ta ndëshkojë Serbinë për “këtë qasje destabilizuese, që kërcënon drejtpërdrejt paqen dhe sigurinë rajonale”.

Ai tha se stërvitjet e së mërkurës “së bashku me retorikën nxitëse të presidentit [serb] Aleksandar Vuçiq, se kinse Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga një aleancë Kroaci-Shqipëri-Kosovë, si dhe blerja e armatimit kinez e rus, konfirmojnë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për ta mbajtur rajonin e Ballkanit nën tension të vazhdueshëm”.
Në fillim të këtij muaji, Vuçiq tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Ai i bëri këto pretendim duke iu referuar një deklarate të përbashkët që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në vitin 2025.

Që të trija vendet fqinje e kanë mohuar pretendimin e Serbisë, duke thënë se bashkëpunimi i tyre ushtarak nuk është i drejtuar kundër Beogradit. Serbia është vendi që shpenzon më së shumti në rajon për ushtrinë.

Ajo bashkëpunon gjerësisht me Kinën në sektorin e mbrojtjes, dhe blerjet e saj të armëve nga ky vend kanë shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian – ku Serbia mëton të anëtarësohet – si dhe Shtetet e Bashkuara.
Kjo nuk është hera e parë që Serbia kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën. Në të kaluarën është akuzuar nga autoritetet kosovare se e ka dërguar ushtrinë shumë pranë kufirit me të, gjë që është mohuar nga Beogradi.

Kurti theksoi në mbledhjen e kabinetit të tij të enjten se “agresioni i së mërkurës bëhet edhe më alarmues kur kujtojmë që kjo njësi e ka trajnuar dhe mbështetur grupin e kriminelit Millan Radoiçiq, të cilët realizuan sulmin agresor e terrorist në Zveçan kur vranë rreshterin Afrim Bunjaku”.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë edhe më të rritura prej vitit 2023, kur autoritetet kosovare e akuzuan Beogradin për një sulm të një grupi serbësh kundër Policisë së Kosovës që la të vrarë rreshterin Bunjaku, si dhe për një shpërthim në një kanal jetik të ujit. Serbia e ka mohuar përfshirjen në këto dy sulme që ndodhën në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë.

Prej atëherë, dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes dy vendeve fqinje ka ngecur dhe nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë, pavarësisht se palët u pajtuan për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të 2023-ës.

Serbia, me Kushtetutën e saj, vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të veten, edhe pse Kosova e shpalli pavarësinë qysh në vitin 2008. Dy vendet fqinje janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Por, Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, të cilën dy vendet e arritën më 2023 dhe parasheh respektim të ndërsjellë të sovranitetit dhe tërësisë territoriale nuk është zbatuar kurrë./REL

Next Post
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

May 23, 2026
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

May 23, 2026
Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

May 23, 2026
Të paktën të ishin e keqja më e vogël

Të paktën të ishin e keqja më e vogël

May 23, 2026
“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

May 23, 2026
Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

May 23, 2026
Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In