• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Sterilizimi”, Beqja kërkon pafajësinë: S’ka një akuzë të formuluar ndaj meje, dosja me të dhëna të rreme

by A R
21/05/2025 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e radhës gjyqësore të dosjes “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka reaguar publikisht për zhvillimet në këtë çështje, duke theksuar se ajo nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me koncesionin.

Beqaj po ashtu ka kërkuar pafajësinë, pasi pretendon se nuk ka lidhje me dosjen e “Sterilizimit”. Ai ka kontestuar edhe vendimin e 23 janarit 2025, duke thënë se përmban të dhëna dhe informacione të rreme.

Sipas ish-ministrit i njëjti fakt penal në dosjen e SPAK është hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe ky organ i akuzës e ka pushuar çështjen.

DËSHMIA E ILIR BEQAJT:

Sa i takon komunikimit publik, kjo nuk është çështja e Sterilizimit, as kontratë e Sterilizimit dhe as koncesion i Sterilizimit. Kjo nuk përmendet as në titullin e kontratës. Sterilizimi është vetëm një nga 6 komponentët e kontratës. Kjo është çështje e instrumenteve kirurgjikale.

E dyta, i referohen dosjes “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Unë jam i fundit në kërkesën e gjykatës. Pse duhet të thuhet “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Këta të tjerët i bie sikur janë këtu prej meje. Unë synoj pafajësinë dhe kjo është nominale.

Së treti, e kam për avokatin Maks Haxhia, si drejtues të dhomës së avokatisë. Avokati kryesisht i caktuar nga gjykata për dy javë tha se është i gatshëm për mbrojtjen, pa e lexuar dhe pa më takuar mua ndonjëherë. Unë i kam parë edhe komentet e Haxhiajt për SPAK-un. Do të doja të informohem nga gjykata, kur ka ardhur avokati kryesisht të njihet me dosjen time?

Vendimi i datës 23.01.2025 përmban të dhëna dhe informacione të rreme. Procedimi ndaj meje nuk duhet të kishte nisur, pasi i njëjti fakt penal është hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo prokurori e ka pushuar çështjen.

Në vendimin e gjyqtares paraprake përmendet 15 herë neni i Kodit Penal, që flet për armëmbajtjen pa leje. Se ç’lidhje kam unë me këtë, nuk e di. Në faqen e parë të vendimit të 23 janarit, ka të dhëna të rreme. Mua nuk më është vënë në dispozicion asnjë akt që më komunikon akuzën e re.

Shqipëria nuk është vend i BE, por në tetor Shqipëria ka çelur grupkapitujt, ku pjesë është edhe procesi i rregullt ligjor. Duke qenë se nuk ka një akuzë të formuluar nga organi i akuzës kërkoj që ju ta pushoni që tani këtë çështje.

Nuk keni kompetencë të gjykoni një akuzë që nuk ekziston. Nuk ka akuzë. Nuk ma kanë komunikuar. Në 23 dhjetor, gjyqtarja paraprake ftoi prokurorinë të bëjë korrigjim sipas dispozitave.

Prokuroria ka pranuar farsën, por nuk e ka bërë saktësimin. Nuk e ka bërë as në seancën e dhjetorit dhe as atë të 23 janarit. Nuk ka gjë të shkruar me vendin. Unë kam transkriptin e seancës.

Madje, prokurorët thonë “ne nuk jemi dakord”. Thonë që është e paparashikuar nga ligji. Nuk është në kompetencën e kësaj gjykate, pasi nuk ka akuzë. Unë nuk kam akuzë. Nuk më është komunikuar.  Vendimi i 23 janarit 2025 duhet të deklarohet akt i pavlefshëm.

Nga avokati, unë nuk di që këto muaj SPAK të ketë ndërmarrë ndonjë veprim në kushtetuese, për një situatë të pa parashikuar në ligj. Unë do ju kërkoja, që ta ndërmerrni ju këtë veprim. Ndërpriteni çështjen dhe dërgojeni në kushtetuese.

Unë dua të di për çfarë të mbrohem. Unë duhet të mbrohem për “vjedhje” ndërkohë që nuk ka asnjë shifër vjedhjeje. Unë jam akuzuar veç për shpërdorim detyre. Jemi në cenim të sigurisë juridike. Është gjë e gjykuar kjo. 4 ditë pasi u firmos kontrata, një OPGJ referoi një material në prokurori për shkelje ligji nga funksionarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Procedimi penal është pushuar. Prokurori i Tiranës i ka vlerësuar të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mia. 

Next Post
I akuzuar për drogë, SPAK dërgon për gjykim kreun e grupi të strukturuar kriminal

SPAK zbarkon në Berat, kontrolle në 4 ambiente, arrestohet 33-vjeçari me “porosi” nga Belgjika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In