• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuti i PD/ ‘Apeli’ rihedh shortin, ndryshon relatori. Ja kush e merr në dorë “fatin” e Berishës

by Java News
08/06/2022 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë relatorin që do të shqyrtojë çështjen e statutit të Partisë Demokratike. Në njoftim bëhet e ditur se relatore është caktuar Irida Kacerja, ndërkohë më herët ishte Genti Shala.

“Në bazë të vendimit nr.7, datë 01.06.2022, të Këshillit të Gjykatës së Apelit Tiranë “Për rindarjen me short të cështjeve gjyqësore”, në kushtet e caktimit rishtazi (ngritjen në detyrë) në këtë Gjykatë të katër gjyqtarëve,znj. Elona Mihali, znj. Irida Kacerja, znj. Marsela Dervishi dhe znj. Ornela Naqellari është vendosur rindarja me short midis gjyqtarëve të cështjeve civile, të cilat nuk janë shpallur për gjykim nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Edlira Petri, Elbana Lluri, Emona Muci, Genti Shala, Ilir Toska dhe Valdete Hoxha, të ngarkuar më herët si relatorë, deri në ngarkesën mesatare të ponderuar të cështjeve civile. Në total janë 12.863 cështje civile të regjistruara nga viti 2016-22.04.2022, të cilat i’u nënshtruan procedurës së rishortimit”. thuhet ne njoftim.

Po kush është gjyqtarja Irida Kacerja?

Gjyqtarja Irida Kacerja e Gjykatës së Shkodrës eshte konfirmuar ne detyre, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta dërgojë atë për inspektim lidhur me disa çështje gjyqësore.

Gjetjet e KPK-së ishin pozitive për pastërtinë e figurës dhe pasurinë e subjektit. Ndërkohë, për kriterin e tretë, KPK ngriti pretendime serioze mbi profesionalizmin dhe etikën e gjyqtares, kryesisht të bazuara në një seri denoncimesh të ardhura në Komision për çështje të shqyrtuara nga subjekti dhe një raport inspektimi paraprak të bërë nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Denoncimet per gjyqtaren kishin ardhur në KPK nga qytetarë të ndryshëm, një grup gjyqtarësh të Gjykatës së Shkodrës dhe në një rast nga një ish-inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili kishte përpiluar raportin paraprak ndaj subjektit në vitin 2011.

NJOFTIMI I PLOTE

Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij on line, si edhe në përgjithësi opinionit publik, jeni informuar se :

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, për të cilën kjo gjykatë ka dhënë vendimin nr. 2, datë 18.03.2022 dhe ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”
Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në datën 12.04.2022, është dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë ankimi i mësipërm dhe në bazë të shortit elektronik relator i cështjes, është caktuar gjyqtar Genti Shala.

Në vijim të komunikimit me median dhe publikun ju informojmë se :

Në bazë të vendimit nr.7, datë 01.06.2022, të Këshillit të Gjykatës së Apelit Tiranë “Për rindarjen me short të cështjeve gjyqësore”, në kushtet e caktimit rishtazi (ngritjen në detyrë) në këtë Gjykatë të katër gjyqtarëve,znj. Elona Mihali, znj. Irida Kacerja, znj. Marsela Dervishi dhe znj. Ornela Naqellari është vendosur rindarja me short midis gjyqtarëve të cështjeve civile, të cilat nuk janë shpallur për gjykim nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Edlira Petri, Elbana Lluri, Emona Muci, Genti Shala, Ilir Toska dhe Valdete Hoxha, të ngarkuar më herët si relatorë, deri në ngarkesën mesatare të ponderuar të cështjeve civile. Në total janë 12.863 cështje civile të regjistruara nga viti 2016-22.04.2022, të cilat i’u nënshtruan procedurës së rishortimit.

Në bazë të shortit elektronik dosja e mësipërme gjyqësore i ka rënë për gjykim gjyqtares relatore Irida Kacerja.

Më herët Gjykata e Apelit Tiranë njoftoi vendimet e Këshillit nr. 7 dhe nr. 8.
GJYKATA E APELIT TIRANË.

g.kosovari

Next Post
“Nuk është interesante të flasim për martesa”/ Varhelyi i përgjigjet Ramës: Këtu jemi për procese! Njerëzit duan të dinë kur do të…

"Nuk është interesante të flasim për martesa"/ Varhelyi i përgjigjet Ramës: Këtu jemi për procese! Njerëzit duan të dinë kur do të...

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Mesazhi erdhi dhe nga deputeti i CDU Gjermani,që nuk bashkëpunojnë me një non grata.Tashmë dihet fituesi.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In