• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statistikat/ 102 raste të reja me HIV-AIDS në 2016-ën, Erseka dhe Bilishti “imunë”

by A R
01/12/2016 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1 Dhjetori njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e luftës kundër SIDA-s, që ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për pandeminë që shkakton përhapja e virusit HIV.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 1000 persona jetojnë në vendin tonë të infektuar me HIV AIDS, ku nga ky numër 102 janë diagnostikuar me virusin HIV në periudhën janar-nëntor 2016. Sipas të dhënave, meshkujt zënë numrin më të lartë të të prekurve, 704 persona, ndërsa femra 80 raste.

Grupmoshat më të prekura janë 35-44 vjeç, që zënë 30% të rasteve. Përqindjen më të ulët e zënë moshat mbi 65 vjeç me vetëm 2%. Sa i përket shpërndarjes gjeografike në vend, numrin më të lartë të të prekurve nga virusi e mban Tirana me 446 raste, ndërsa numrin më të vogël Tepelena dhe Gramshi, me nga një rast, ndërsa qytetet e Ersekës dhe Bilishtit nuk ka asnjë të prekur nga kjo sëmundje.

1 Dhjetori është dita ndërkombëtare e sensibilizimit ndaj virusit HIV dhe sipas ekspertëve të ISHP, nuk ka raste të reja nga përdorimi i shiringave të njëjta nga të droguarit, ndërsa personat e diagnostikuar vijojnë të marrin mjekimin në QSUT dhe në klinika të tjera në vend. Zv/ministri i Shëndetësisë, në një konferencë për mediat tha sot se “mesatarja në vit është 100 raste të reja, ku numri më i madh i të prekurve janë meshkujt. Për vitin 2016 kemi 102 raste të reja me HIV/AIDS”.

Next Post
Mbërrin i ftohti siberian, nga e marta duhet të bëni kujdes

Meteorologët: Moti i ftohtë vijon përgjatë 10 ditëve të para të Dhjetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com