• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Standartet afrikane, të atyre që kërkojnë zgjedhje norvegjeze

by Skënder Minxhozi
02/07/2020 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Flasin sikur janë vetëm në tavolinë. Kërkojnë sikur vetëm ata kanë të drejtë. E konsiderojnë të shenjtë çdo propozim që ju shkrep ndërmend në një moment të caktuar, por gjithaq të shenjtë edhe variantin tjetër, që shkon kundër propozimit të parë, që e kanë bërë po ata vetë. Kjo është ajo çfarë kemi parë këto muaj mes pozitës e opozitës, në negociatën e gjatë për të reformuar procesin zgjedhor në Shqipëri. Në fakt fjala negociatë presupozon dakordësi e lëshime dyanëshe. Të jap diçka, të lëshoj diku, që të pranosh diçka tjetër që unë kërkoj. Ky është mekanizmi bazë, filozofia e një negociate. Por jo në rastin konkret.

Kërkuan qeveri teknike, megjithëse kur qeverisnin prej tetë vjetësh, në 2013, edhe kur u ranë numrat në parlament, jo që s’pranuan qeveri teknikësh, por morën tre deputetët socialistë, vetëm e vetëm që të mbanin në këmbë ekzekutivin Berisha në prag të zgjedhjeve. E justifikojnë qeverinë teknike me precedentin maqedon, ndërsa bëjnë sikur s’e dinë se Maqedonia fqinje është një rast i paprecedent në Evropë, pasi fituesi i zgjedhjeve Zaev u gjakos personalisht nga qeveria humbëse, fill pas fitores elektorale në prill 2017. Dhe maqedonët ngritën ekzekutivin teknik, me qëllim që humbësit e zgjedhjeve të mos rrahin më fituesit.

Kërkojnë që të mos depolitizohen komisionet e votimit, duke e quajtur këtë një tentativë të Ramës për të kapur e manipuluar zgjedhjet. Por refuzojnë ta quajnë këtë proces me emrin e vetëm që ka: rekomandim të hershëm dhe të përsëritur të OSBE-ODIHR!

Duan që një qeveri të mos ketë të drejtë as të investojë, as të ndërtojë, as të inaugurojë ndonjë projekt para zgjedhjeve, pasi konsiderohet manipulim fushate. Nuk kujtojnë shiritat e rrugëve që prisnin para zgjedhjeve që organizonin vetë, tunelet e objektet e tjera, mbi të cilat kompanitë e frikësuara shkruanin në mënyrë servile “ndërtuar nga Partia Demokratike”!

Në shtatë vjet opozitë, Basha dhe të tjerët rrotull tij i kanë besuar vetëm një teoreme: na kanë vjedhur votat! Kjo është “velenxa” e hollë me të cilën kanë kamufluar pazotësinë dhe rënien e elektoratit në kuotat më të ulëta që nga krijimi i PD 30 vjet më parë. Leximi i kësaj situate vetëm si një problem logjistik votash të vjedhura, ka shtyrë mënjanë aspektin politik të problemit që ka sot opozita. E që përmblidhet në elitën anemike dhe pa peshë që drejton sot dy partitë më të mëdha opozitare, si dhe refuzimin për të njohur e pranuar mëkatet e së shkuarës. Siç shkruante Jozefina Topalli për Bashën, “ja ndërronin ministrinë çdo vit, prej skandaleve që krijonte”.

PD ka një llogari të hapur me zgjedhjet. Jo PD-ja e kohës së Berishës, por PD-ja e Lulzim Bashës. Vitet ’90 shënuan vërtet rekorde të trishta në vjedhjen e dhunimin barbar të zgjedhjeve, për shkak të atyre që drejtonin PD e shtetin e asaj kohe. Nga ana e saj, dekada e fundit që sapo mbyllet, ka hisen e vet të rekordeve dëshpëruese, që lidhen me zgjedhjet. Nëse shumëkush në opozitë dhe mediat pranë, kapet sot pas përgjimeve të Dakos e Gjiknurit, nuk ka sesi të harrohen ngjarje të trishta dhe skandale të vërteta që lidhen me proceset elektorale. Bën shumë mirë PD që kërkon proces normal zgjedhor, por jo larg nga momenti që jetojmë, 9 vite më parë, ndodhte që në janar vriteshin njerëz nga qeveria për shkak të një proteste dhe gjashtë muaj më pas ministri i brendshëm i asaj dite kandidohej për kryetar bashkie. Dhe kur ai i humbiste zgjedhjet e numëruara në sy të kamerave, hynte në lojë KQZ për të përmbysur hapur rezultatin. Sërish në sy të kamerave dhe shqiptarëve, që ndiqnin me ankth fundin e procesit. Pa folur për blerjet, sugjestionimin e dhunimin e votave, të cilën PD e LSI mund ta mohojnë sa të duan, por që është pjesë e historisë së tyre, kur qeverisnin vendin.

Është gjë shumë e mirë që PD kërkon sot një Komision Qëndror Zgjedhjesh të balancuar dhe larg influencave të qeverisë, por ka qenë kjo PD që në vitin e fundit të qeverisjes së vet, shtatë vjet më parë, e fuste vendin në zgjedhje, duke imponuar një formulë të dhunshme për KQZ, në raportin 4-0 me për qeverinë.

Të gjitha këto duken si shkelje e skandale të papranueshme, me kutin e sotëm. Shumë mirë që është kështu, e jo si më parë. Por është me vend t’i kujtohet sot një pale që kërkon standart norvegjez në zgjedhjet shqiptare, që kur “nusëroi” vetë, ofroi standarte afrikane zgjedhore për shqiptarët.

E gjitha kjo do të ishte thjesht histori dhe memorie arkivore, nëse opozita e sotme do ta kishte bërë disi mea culpa-n e saj për gjithë sa më sipër. Asgjë e tillë s’ka ndodhur. Quanin normale dje dhunimin e sistemit dhe procesit elektoral sipas interesit të vet, quajnë sërish sot normale kushtet që vendosin. Sërish sipas oreksit e llogarive të tyre elektorale. Qoshja është aty ku është Cezari. Tjetër punë se nuk ka asnjë Cezar në horizontin e opozitës shqiptare.

 

Next Post
4 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen shifra të larta edhe të rasteve të reja

"Rekord i zi" në Maqedoninë e Veriut, 15 viktima dhe 173 raste të reja në 24 orët e fundit

Comments 4

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Ti gazetar,hajde shkrim hajde me ta mbushur mendjen.

    Reply
  2. Lui says:
    5 years ago

    Pastër dhe saktë! Nuk mund të shtohet dhenas hiqet asgjë nga ky shkrim. Si gjithmonë Minxhozi një analist real.

    Reply
  3. ppa says:
    5 years ago

    Nder zerat e pakte perballe analisteve sharlatane qe derdellisin pa turp ne ekranet e TV.

    Reply
  4. Zamiri1 says:
    5 years ago

    Je shume i sakte dhe objketiv ne opinionet qe jep.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

December 26, 2025
GAIA Flowers Studio, një risi për qytetin e Durrësit, produkte e artikuj dhe kompozime ndryshe

GAIA Flowers Studio, një risi për qytetin e Durrësit, produkte e artikuj dhe kompozime ndryshe

December 26, 2025
“Kuqezinjtë bënë kthesën nën drejtimin e Sylvinho”, Reuters: Shqipëria mund të jetë surpriza e “Euro 2024”

Sylvinho për rrugëtimin drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

December 26, 2025
Tragjedi familjare/ Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën pas sherrit mbi ndeshjen e NFL

Tragjedi familjare/ Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën pas sherrit mbi ndeshjen e NFL

December 26, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A është model suksesi Berisha në përballjen me SPAK?

December 26, 2025
Tmerr në metronë e Parisit, tre gra plagosen me thikë, autori në arrati

Tmerr në metronë e Parisit, tre gra plagosen me thikë, autori në arrati

December 26, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

Shefi i NATO-s: BE nuk duhet të veprojë si alternativë ndaj aleancës, do të dëmtonte veten

December 26, 2025
Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

December 26, 2025
Tragjike/ Ishin zhdukur në male, gjendet të vdekur 4 alpinistë në Greqi

Tragjike/ Ishin zhdukur në male, gjendet të vdekur 4 alpinistë në Greqi

December 26, 2025

‘PD nuk proteston për të rrëzuar Ramën’, Merkoçi: Dëshiron të faktorizohet. Nuk ka kredo politike!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com