• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Stafeta i kalon Truss/ Johnson mban fjalimin e lamtumirës: Putini s’mund ta shantazhojë Britaninë

by Java News
06/09/2022 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Boris Johnson po mban mëngjesin e kësaj të marte fjalimin e tij të lamtumirës, ku d t’i dorëzojë detyrën Liz Truss, e cila u zgjodh dje kryeministrja e re e Britanisë dhe njëkohësisht liderja e konservatorëve. Përpara godinës së qeverisë, Downing Street Nr 10, ai foli përpara të pranishmëve dhe tha se pas disa orësh do të jetë në Balmoral për të parë Mbretëreshën dhe më pas stafeta do t’i kalojë kryeministres së re, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Kryeministri vazhdon duke thënë se gara për udhëheqjen e Partisë Konservatore ishte e papritur dhe rregullat u ndryshuan në gjysmë të rrugës. “Por mos e shqetësoni këtë tani për tani,” thotë ai.

Ndër të tjera, Boris Johnson tha se është qeveria e tij realizoi Brexit-in. Ai përmendi gjithashtu edhe faktin që në Britani u realizua përhapja më e shpejtë e vaksinës në Evropë.

Më tej ai shton se furnizimi me armë në Ukrainë, të cilin ai e mbrojti, mund të kishte ndryshuar shumë mirë rrjedhën e luftës në Ukrainë.

Duke folur më shumë për luftën që po zhvillohet, Johnson shënjestroi presidentin rus Vladimir Putin duke thënë se ai nuk mund të shantazhojë apo ngacmojë popullin britanik për krizën e energjisë. “Ai mashtron veten kur mendon se mundet”, thotë Johnson.

Kujtojmë se Johnosn dha dorëheqjen në korrik dhe qëndroi në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit. Ishin anëtarët e tij të qeverisë, të cilët i kthyen shpinën dhe e detyruan të japë dorëheqjen.

Kriza më e fundit qeveritare u shkaktua pas aferës së kolegut të partisë konservatore, Chris Pincher, që u akuzua për ngacmime seksuale. Më parë ishte bërë e ditur, se Johnson kishte pasur dijeni për fajësimet kundër Pincher, para se ta vendoste në një post të rëndësishëm të grupit parlamentar. Një tjetër që ndikoi ishte gjithashtu edhe festa në Downing Street gjatë pandemisë.

g.kosovari

Next Post
Champions-i ngre sonte siparin/ “Zjarr” që në start! Vëmendja totale te PSG-Juventus, ja sfidat e mbrëmjes

Champions-i ngre sonte siparin/ “Zjarr” që në start! Vëmendja totale te PSG-Juventus, ja sfidat e mbrëmjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com