• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sportistja shpërthen kundër federatës: Si mbeta jashtë ceremonisë për 1 kostum

by A R
07/08/2016 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbeti jashtë cere monisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Rio 2016” një ditë më parë jo për faj të saj, absolutisht, por sepse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk i siguroi në kohë kostumin zyrtar.

Evangjeli Veli

Evagjeli Veli

Një ditë më pas, peshëngritësja e Kombëtares shqiptare, Evagjeli Veli, thyen heshtjen pas këtij skandali. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, Veli zbulon se për mungesën e saj në ceremoni e njoftuan vetëm 2 orë përpara.

Gjëja e fundit ndoshta që mund të kishte menduar kampionia shqiptare e shtangës në këtë Olimpiadë. Por e detyruar të pranojë pasi nuk kishte zgjidhje tjetër tashmë.

koksh olimpiade

Në rrëfimin e saj, Veli e cilëson mungesën në parakalim së bashku me pesë sportistët e tjerë kuqezi, si Luiza Gega, Nikol Merizaj, Izmir Smajlaj, Sidni Hoxha dhe Briken Calja, si një skandal.

Jo vetëm kaq, por për fatin e saj të keq, do të ballafaqohej me këtë vendim të zyrtarëve të Misionit Olimpik vetëm një ditë përpara premierës olimpike. “Komiteti Olimpik nuk më lejoi të marr pjesë në parakalim, sepse nuk më siguruan dot kostumin zyrtar.

Ky është një skandal i madh. Edhe për moralin tim përpara garës nuk duhej të ndodhte. Për dijeninë tuaj dhe të mbarë opinionit, më kanë mjaftuar vetëm dy orë përpara se të niseshim për në ceremoninë e hapjes.

Dhe lajmin ma dhanë Gjergj Ruli (shefi i Misionit) dhe Kliton Muça (zyrtar). Më vjen keq për këtë që ndodhi pasi unë kisha tri ditë këtu dhe nuk më thanë gjë, ndërkohë që më njoftojnë në momentin e fundit”, u shpreh fillimisht mes indinjatës shtangistja Veli.

Refuzimi – E si të mos mjaftonte “bomba” që mori nga dy zyrtarët e KOKSH-it, që pakkush mund ta besonte se mund të ndodhte një gjë e tillë, Veli zbuloi më tej se nuk e njoftuan as për foton zyrtare. “As për foton nuk më thanë. Për më tepër, asnjeri nuk më doli në mbrojtje. Doli i gjithë delegacioni olimpik përveç meje.

Pse, do thoni ju? Për shkak se nuk kisha uniformën. Ky është një turp jo për mua, por për idenë që përfaqëson Lojërat Olimpike. Jemi gjashtë sportistë dhe si gjithmonë, kur kemi mundësinë të dukemi si shtet, është dikush nga mbrapa që na pengon.

Në fakt, presidenti i federatës kërkoi zgjidhje, por në momentin e fundit nuk kishte rrugëdalje. Jam shumë e zhgënjyer, por e lumtur që kam familjen pranë në këtë moment. Jam me vëllain dhe me mamanë këtu në Rio”. E pyetur se ku e ndoqi ceremoninë, me keqardhje Veli u shpreh: “Isha me familjen, e ndoqa nga televizori”.

Gara – Sportistja e parë që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë Olimpiadë të 31-të është pikërisht Veli, e cila garon sot në peshën 53 kg, bateria B. “Në prag të garës gëzoj një formë shumë të mirë fizike dhe ndihem ‘Ok’.

Përfitoj nga rasti të falënderoj nga zemra familjen time dhe trajnerin Oneld Firanaj, pa të cilët nuk do të isha këtu. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë gjatë garës dhe objektivi që i kam vënë vetes në këtë Olimpiadë është vendi i shtatë. Në bateri jemi 13 sportiste”./Panorama/a.m.

Next Post

Vetëvendosje: Ura mbi Ibër nuk mund të lirohet me negociata me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In