• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiunët e Maks Velos si bashkëfajësi, shumica e politikanëve shqiptarë produkte të incestit

by Agron Gjekmarkaj
19/02/2018 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

AGRON GJEKMARKAJ

Maks Velos i është prishur gjumi, siç ka deklaruar vetë ai. Pikërisht kur ka menduar se i ka mbyllur  hesapet me të (gjumin), i ka ndodhur befasia. Në moshën e tretë njeriu me gjasë nuk duhet të çuditet lehtë. Por kështu nuk qenkësh! Kur mendon se të gjitha përvojat i ke kaluar dhe asgjë s’të shtang e nëse nuk je shëndetlig, i patravajë duhet të të afrohet gjumi, ndodh e papritura, ti e humbet përgjithmonë ëmbëlsinë e tij. Maks Velo ka humbur qetësinë e mendjes e të shpirtit.

Fjalët i ka si piskama a klithma, një si reagim fundor mbi poshtërsinë. Në dosjen e vet ka gjetur këmbëkryq thyerjen njerëzore, perversitetin e një sistemi, të vërtetën, e cila po aq sa të liron, po kaq të shtie në makth. Ai po përballet me të duke ulëritur që të dëgjojë kush ka veshë. Ngado i survejuar e i tradhtuar prej të gjithëve. Sistematikisht i goditur në besim e në intimitet nga miqtë e afërt. I harbohet dhembja, nuk i ndalet habia, i vjen të bërtasë dhe të pështyjë mbi bashkëkombësit e tij. Më shumë se burgu, rëndon tradhtia e mikut, vetë bestialiteti.

Ti i ke hapur derën dikujt ose ke trokitur për t’i lehtësuar dramat dhe e gjen veten objekt përgjimi, mish për oreksin e regjimit totalitar. Trishtim i skajshëm kur kupton që miqësia nuk paskësh ekzistuar. Ajo e jotja (miqësia) ka marrë si shpërblim spiunimin dhe denoncimin dhe menjëherë më pas, me pranga në duar, je nisur drejt Spaçit, Burrelit, Qafë Barit etj. Lamtumirë jetë, art, njerëz të familjes, lamtumirë e dashur, po iki për në ferr. Sistemi nuk ka qenë diçka metafizike, atë e kanë bërë njerëzit. Enver Hoxha nuk ka qenë vetëm, nuk është i vetmi fajtor.

Në fillim diktaturat janë tirani e pakicës mbi shumicën dhe gradualisht shndërrohen në tirani e shumicës mbi pakicën. Ndoshta të vetëdijshëm për këtë përmasë të bashkëpunimit shoqëror, procesi i hapjes së dosjeve u zvarrit, u denatyrua dhe dekomunistizimi s’u bë kurrë. Kështu, hetuesit dhe prokurorët e diktaturës bëhen deputetë, ministra, dekanë, avokatë, politikanë që flasin për standarde demokratike, integrim europian e madje edhe Reformë në Drejtësi. Kësisoj, çdo gjë u përzie me një teori të qartë relativizmi.

Tani Maks Velo çmeritet se zbulon se ka kaluar një pjesë të jetës mes persekutimit dyfish, atij të sigurimit të shtetit dhe të dobë- sisë karakteriale deri në kufijtë e frikës për limitet humane. Në njëfarë mënyre, në raport me historinë, viktimë është Maks Velo, por edhe ata që e incizuan, paditën apo që e nxorën si pre për mekanizmin e tiranisë. I pari meriton respekt se duke mos u thyer, ka vuajtur ndoshta të dytët mëshirën, sigurisht nëse kanë vuajtur sepse u thyen.

Ne këtë vend të vogël kanë ndodhur kaq shumë krime, gjëma, kobe, shtiratje, rrena e mujshari, sa si zor t’i zgjidhë ligji, megjithëse ai ka munguar totalisht. Vullneti për ligje kësodore ka lindur i vdekur. Fëmijët e kriminelëve janë krenarë për etërit. Bashkëpunimi ka qenë kaq i madh sa shoqëria nuk do të flasë, nuk do të përballet, nuk ka kurajë të shohë të vërtetën. I ikën asaj me galop, i bishtnon pa droje si një fëmije që s’e ka konsoliduar ende të menduarit.

Ajo dikur i ka urryer viktimat e veta si shërbë- torë të regjimit, e përpunuar nga ideologjia, tani i urren se i kujtojnë kalbjen shpirtërore me ekzistencën e vet. Amnezia është lutja e saj e fshehtë. Në këtë kontekst, Maks Velo, si një ish-i persekutuar që flet, këlthet, bërtet, në përgjithësi urrehet, nuk mirëkuptohet për tragjedinë e tij. Personalisht druaj se hapja e dosjeve në mënyrë selektive me gishtat e dorës ka qëllim të krijojë një psikozë-bllokim tek opinioni publik.

Për t’u thënë atyre se ja ç’ndodh: handraku, llomi, zhumilet, ujërat e zeza të ndërgjegjes kolektive dalin në bulevard, ndaj më mirë ta varrosim këtë histori një herë e përgjithmonë se na sjell pështjellim. Frika për vrasjen konsensuale të së vërtetës ekziston. Për turpin tonë nuk u ngritëm kurrë në lartësinë e një katarsisi etik për t’i hapur totalisht dosjet për të parë veten dhe tjetrin. Shumica nuk e do këtë sepse ajo ka bashkëpunuar për derë dhe politika sot ka nevojë për shumicën dhe bashkëpunimin tonë. Po ashtu, është rasti të themi edhe një gjë tjetër.

Sigurimi i shtetit ka qenë një strukturë terroriste, me një filozofi të gënjeshtërt dhe duhet bërë gjithashtu një pyetje, a duhen marrë si libra të shenjtë, sikur të jenë faqe Bible a Kurani, çdo gjë e shkruar në kartat e tyre? A mund të gjejmë mekanizmin që na e darovit këtë dilemë? Por kjo është një anë e së vërtetës, e cila s’ka asnjë vlerë nëse nuk këqyrim anën tjetër, domethënë hapjen e dosjeve për të gjithë pa kushte që dje, se sot dhe nesër është vonë. Nëse nuk na prishet gjumi si shoqëri, ashtu siç i ishte prishur Maks Velos për të shkuarën, nëse nuk e quajmë poshtërsinë poshtërsi dhe virtytin virtyt, si zor që ndër ne të instalohet etika publike qytetare dhe banaliteti i së keqes mbetet dominues.

Po sot kush e ysht spiunimin dhe shpifjen te Kryeministri, te ministri, tek eprori, te kryetari i opozitës, mbi të cilin prishen karriera dhe ndërtohen sosh? Shumica e personave që marrin një rrogë në shtet apo që ëndërrojnë një karrierë politike, kur janë tre veta, nuk thonë kurrë çfarë mendojnë, kur janë dy, thonë gjithçka e më përtej, qofshin deputetë apo rangje të tjera. Frika, spiunimi, shtirja në thelb s’kanë ndryshuar, kanë mbetur të njëjta si në diktaturë.

Ndërsa vetëm forma e ndëshkimit, po. Nuk shkon më në burg, por bëhesh emigrant, mbetesh pa punë, nuk merr atë që meriton kaq. Pra, ajo thënia frojdiane që po ia njohin për faj “moralistët” një personazhi të vetëm “jam pleh, jam qen”, është e vërtetë, mbase jo për të gjithë, por për shumëkënd po e po. Ishte e vërtetë dje kur spiunohej Maks Velo, është e vërtetë sot kur ai gjykohet për pikëllimin e vet. Po kaq e vërtetë mbetet për shumicën e politikanëve shqiptarë, produkte të incestit mes tranzicionit dhe veseve neootomane. Nëse Maks Velos ia ka fajin sistemi dhe njeriu i kapur prej tij për çka gjen në dosje, po ne kush na e ka fajin për dosjet e përditshme të mbushura plot me korrupsion, gënjeshtra e banalitet? Ndoshta “plehu” dhe “qeni” në shpirtrat tanë!

Next Post
Sulmi me armë në Rusi, identifikohet autori

Sulmi me armë në Rusi, identifikohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova…

“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova…

August 7, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

I nxehti përvëlues, IGJEO jep alarmin: Ja 8 qarqet më të rrezikuara në fundjavë dhe harta e zjarreve! Mbi 500 forca dhe 4 mjete fluturuese në operacion

August 7, 2026
“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

August 7, 2026
Kritikat e Ramës, jep dorëheqjen Drejtori i Zyrës së Punës në Delvinë

Rregullat e punësimit, Ministria e Financave projektligj të ri për kompanitë: Të bëhen publike pagat për çdo vend të lirë dhe kuotat

August 7, 2026
Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

August 7, 2026
Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

August 7, 2026
Qeveria kroate rrit pensionet e veteranëve: 3 euro për çdo muaj të kaluar në front

Qeveria kroate rrit pensionet e veteranëve: 3 euro për çdo muaj të kaluar në front

August 7, 2026
AI krijon viruse që luftojnë bakteret rezistente, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet e sigurisë

AI krijon viruse që luftojnë bakteret rezistente, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet e sigurisë

August 7, 2026
“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

August 7, 2026
Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com