• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Spitali i Shkodrës gati për të pritur pacientë me COVID, drejtori: Po përgatisim 95 shtretër

by Ardit Rada
13/11/2020 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka ende një urdhër nga Ministria e Shëndetësisë, por spitali rajonal i Shkodrës është duke bërë gati për tu kthyer në spital COVID. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i spitalit Ardian Dajti gjatë një interviste për Report TV.

“Duke menduar se një situatë e jashtëzakonshme kërkon masa të jashtëzakonshme edhe ne kemi bërë një plan. Po zbatojmë një plan për të qenë në gatishmëri për numra jashtë norma. Duke ju referua linjave të oksigjenit, ndarjet e ambienteve. 90 deri në 95 shtretër në dispozicion për  këtë situatë. Megjithatë pjesa tjetër është rezervë. Edhe aktiviteti Kemi përcaktuar lokacionin, vendin që mos të ngatërrohen, mos shkelet protokolli që të sëmurët me COVID të përzihen me të tjerët”, tha drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti.

Të gjitha këto masa po ndërmerren për shkak të përkeqësimit të situatës. Aktualisht çdo ditë në këtë spital paraqiten 20 paciente të dyshuar me COVID-19. Dajti shprehet se rastet me simptoma të lehta marrin trajtim në Shkodër, ndërsa pacientet në gjendje të rënduar transportohen drejt Tiranës.

“Nëse i referohemi buletinit të Ministrisë së shëndetësisë shohim se ka një rritje të të prekurve me COVID-19. Në Shkodër është rrit fluksi që kërkojnë ndihmë. Zbatojmë protokollin. Por nëse në javët e mëpërparshme kishim 8 deri në 15 raste të dyshimta për COVID, tani numri është më shumë se 30 raste në ditë që kërkojnë ndihmë”, shtoi Dajti.

Drejtori i spitalit të Shkodrës apelon qytetarët e sidomos moshat e reja, të mos neglizhojnë këtë sëmundje.

“Ajo që dua unë të theksoj dhe që vë re gjatë këtyre muajve, është neglizhenca që tregohet diku nga mos besimi, nga mos dëshira për të shkuar në spital. Të sëmurët rrinë deri në një shkallë të rëndë të sëmundjes. Pastaj është vështirë ta kapërcesh situatën. Të rinjtë janë më të prekur dhe që kanë një fund fatal. Një vetëbesim se duke qenë të rijnë nuk prekemi, por me të vërtetë ato po preken dhe rastet janë më agresive”, apeloi drejtori.

Shkodra, mbetet ndër qarqet më të prekura nga COVID-19 me 754 raste aktive.

Next Post
Arrestohen në Shkodër 2 persona dhe 1 tjetër shpallet në kërkim, tentuan të transportonin 1.5 kg kanabis drejt Malit të Zi

Arrestohen në Shkodër 2 persona dhe 1 tjetër shpallet në kërkim, tentuan të transportonin 1.5 kg kanabis drejt Malit të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In