• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali: PD e pashpresë ndaj kërkon të marrë pushtetin me dhunë

by Java News
04/04/2018 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputetja e PS-së Elisa Spiropali ka akuzuar Partinë Demokratike se kërkon të marrë pushtetin me dhunë. E ftuar në News24 në rubrikën “Opinion” Spiropali tha se opozita po nxit dhunën dhe urrejtjen sepse nuk ka asnjë vizion, asnjë shpresë se mund të vijë në pushtet me vota.

“Me të vërtetë nuk e kuptoj se ç’punë ka opozita e vendit dhe drejtuesit e saj të nxisin njerëzit. Ç’punë kanë këta deputetë të PD të dalin aty, të nxisin dhunë këtë nuk e kuptoj. Ndoshta kjo shpjegohet me faktin se kjo opozitë që nuk ka asnjë vizion, asnjë ide, asnjë shpresë që të vijë në pushtet me vota do ta marrë pushtetin me dhunë”, deklaroi Spiropali.

Ajo komentoi veprimin e ish-kryeministri Sali Berisha dhe thirrjet e tij në mbledhjen e grupeve parlamentare të LSI-së dhe PD-së.
“Deklaratat e tyre i njohim, tjetër thonë, tjetër të bëjnë. Janë përsosmërisht jokoherentë për ato që thonë dhe që bëjnë. Më treguese se ajo goditja e tavolinës me dorë, dalë nga mbledhja e PD-LSI unë nuk njoh. Në rast se do ta citoja zotin Berisha, liderin e vërtetë të PD-së ai tha se ne do të nxisim njerëzit. Përkthimi i vërtetë është ky që ‘ne nuk ja dalim dot me vota me këtë lider që ju kam bërë peshqesh, zotin Basha. Ne mund t’ja dalim vetëm duke nxitur vatra konflikti dhe duke përmbysur qeverinë’ sipas tij. Berisha vajti edhe më thellë në këtë pjesë, duke deklaruar në takime informale, duhet të djegim mandate etj. Shkurt, rroftë sebepi i kuksianëve që t’i përdorim si mishi për top. Kjo nuk ishte politikë, është portreti i përkufizuar e asaj që do të bëjë PD”, tha Spiropali.

Ajo tha se dhuna në protestën që u bë në “Rrugën e Kombit” ishte e nxitur nga PD.
“Unë mendoj që aty ka elementë siç po del, por i takon prokurorisë të hetojë. Njerëzit që ishin aty për protestë paqësore është një gjë dhe opozita dhe njerëzit që nxitën dhunën, një gjë tjetër”, u shpreh ajo.

Deputetja e PS-së tha se procesi i dhënies me koncesion ka nisur që në qeverinë “Berisha” dhe se do të ketë lehtësira për banorët që janë pranë sportelit.
“Procesi i dhënies me koncesion ka filluar që në 2010-ën. Ishte kryeministri Berisha që deklaroi me gojën e tij, se ne e bëmë këtë rrugë por është e pamundur ta mirëmbajmë. Ka pasur një vijimësi të projektit të dhënies me koncesion.
Ata njerëz që nuk mund ta paguajnë për arsye të ndryshme, kanë lehtësira, kanë abone me kosto të papërballueshme.
Kërkohet një bashkëpunim me pushtetin lokal dhe është një gjë e realizueshme. Mjafton që politika të mos i bjerë daulles së luftës, të mos i nxisë qytetarët, kërkohet një komunikim normal. Nuk kemi parë as në Serbi, as në Mal të Zi, as në Maqedoni që opozita t’i bjerë fyellit të luftës. Kjo është e turpshme. Është qesharake dhe e pasuksesshme sepse njerëzit e kanë të qartë se kush janë ata.
Ne e kemi nisur në çdo studio. Do dalim nesër në parlament. Jemi të gatshëm të ulemi me përfaqësuesin e tyre që është kryebashkiaku që përfaqëson edhe të majtë edhe të djathtë. Dhe pastaj ai të vazhdojë shpjegimin me banorët”, deklaroi Spiropali.BW/ma.me

Next Post
Koncesioni për Rrugën e Kombit, brenda 2016-s, 164 mln lekë mirëmbajtje për tunelin

Rruga e Kombit/ Përgjysmohet tarifa për Kukësin, qeveria bisedime me koncesionarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

July 28, 2026
Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

July 28, 2026
I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

July 28, 2026
BKH sekuestron dokumente për dosjen “Veliaj” në Bashkinë e Tiranës

BKH sekuestron dokumente për dosjen “Veliaj” në Bashkinë e Tiranës

July 28, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

Zhurmat në bregdet, hyjnë në fuqi limitet e reja për bare, restorante dhe klube nate

July 28, 2026
Kriza e besimit mes pushtetit dhe qytetarëve është sfida më e madhe e demokracisë shqiptare

Kriza e besimit mes pushtetit dhe qytetarëve është sfida më e madhe e demokracisë shqiptare

July 28, 2026
Incidenti në Kuvend, gratë e PS akuzojnë Shehajn për sjellje të papranueshme ndaj këshilltares

Incidenti në Kuvend, gratë e PS akuzojnë Shehajn për sjellje të papranueshme ndaj këshilltares

July 28, 2026
Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit

Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit

July 28, 2026
Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

July 28, 2026
Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In