• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali e quan Berishën ‘renegat’: Do jesh si korbat që vijnë vërdallë për të gjetur vdekje

by Java News
06/10/2022 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar ndaj Sali Berishës duke i kujtuar gjithçka la pas kur humbi zgjedhjet e vitit 2013 dhe e pyet nëse do të japë përgjigje për to. Në Kuvend i renditi borxhet e energjisë dhe problemet me Bashkitë.

Spiropali e cilësoi Berishën si ‘renegat’ në cdo luftë përfshirë atë të sulmit kibernetik duke i thënë se ka aleatët e tij që i japin informacione të rreme. Në përfundim i kujtoi sërish përplasjet brenda PD duke i thënë se flet me gjuhë përjashtimi duke iu referuar kështu grupit të Alibeajt.

“Meqë e ka vënë dorën në zemër për të varfrit, do pyues sa të varfër do dilnin nga varfëria ekstreme dhe sa shtëpi do ndërtoheshin nëse borxhet e energjisë në 2013 nuk do të ishin 1.2 milionë dollarë? Po nëse ju nuk e kishit shitur të gjithë sistemin tonë energjetik te Cez dhe ta falimentonit të gjithë sistemin? Po në rast se nuk do ishin futur dorëzanë e sekserë për të privatizuar sistemin tonë energjetik? Ky parlament ka ngritur Komision Hetimor pikërisht për dorëzaninë që keni bërë ju e njerëz rreth jush?

Do jepni përgjigje për këto apo do jesh si korbat që vijnë vërdallë për të gjetur vdekje, plagosje ose raste fatkeqe. Janë ndërtuar mijëra shtëpi, apartamente në zonat që i keni drejtuar ju. Nuk kishte një çerdhe publike në të gjithë Kamzën, për të mos folur për Bashkitë e tjera. Shkoni shikoni Kamzën, Laçin, Lezhën, Kavajën e Rrogozhinën që janë ngritur në këmbë. Ju nuk lini armik e luftë pa u bërë aleat se në çdo luftë ka aleat dhe renegat.

Ju kryesoni renegatën në çdo luftë, jo vetëm të tërmetit por këtë të fundit të sulmeve kibernetike. Dhe këtu pa asnjë kujdes, as për faktin që Shqipëria është në një luftë, një sulm hibrid i pa provokuar. Po ju që e kryesoni këtë, patjetër keni aleatët tuaj të lajmeve të rreme, ca injorantë, ca të paguar, t’ju shpëtojnë juve nga asgjësimi politik. Ky është halli juaj. Për fatin tuaj të keq s’mund të buzëqeshni se Shqipëria ka rezistuar e do rezistojë. Ne do vazhdojmë me aleatët, ju vijoni me renegatët.

As ju nuk jeni armiku ynë. Ne nuk kemi armiq, juve keni. Ju flisni me gjuhë dhune, me gjuhë përjashtimi, keni marrë peng foltoret, mikrofonët, partitë tuaja”, tha Spiropali.

/f.s

Next Post
Arrestimi i Bllakos, reagon SPAK: I thamë Policisë ta kishte në mbikëqyrje, u kap në 3:30 të mëngjesit

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com