Spartak Ngjela: Saliu është një mbeturinë kombëtare, presim të reja nga SPAK mbi procesin e Berishës

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, gjatë një interviste për Report Tv, ku ka folur me tone të ashpra kundër liderit historik të PD-së, Sali Berisha. Ngjela u shpreh se Berisha është një figurë e konsumuar politikisht dhe se largimi i tij nga skena politike do të sillte një të ardhme të re për Partinë Demokratike.

“Akoma nuk e mësuat ju kush është Saliu? Ai është një mbeturinë kombëtare, nuk ka më vota. Do ta dëgjoni, ai nuk ka punuar për Shqipërinë. Mos u merrni me të.”-tha Ngjela.

Ngjela theksoi se Berisha nuk ka më asnjë rol përfaqësues dhe se është i shpallur “non grata” nga SHBA.

“E ka bërë këtë gjithmonë. As drejtor në një ndërmarrje nuk mund të jetë, është shpallur non grata. Përsëritja është një faliment.”-vijoi Ngjela.

Avokati nënvizoi se për të shpëtuar Partinë Demokratike, Berisha duhet të largohet nga drejtimi i saj, duke shtuar se mes tij dhe Ramës ka bashkëpunim të heshtur.

“Po të iki ai nga PD, PD merr pushtetin. Rama dhe Berisha janë bashkë. A e kuptoni që Saliu e mban Ramën.”- tha më tej avokati.

Në lidhje me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, Ngjela vlerësoi punën e SPAK dhe përfshirjen e ekspertëve të huaj në hetimet që po kryhen.

“SPAK-u po punon, edhe është me ekspertë të huaj dhe ata janë me skrupulozitet. SPAK ka punuar shumë mirë. Saliun e ka në proces penal. Po të tjerët, se korrupsioni ishte shumë i gjerë?”-tha Ngjela.

Sipas Ngjelës, vendi ndodhet përballë një momenti vendimtar për të dalë nga uzurpimi dhe për të përmbushur qëllimin e shpallur edhe nga aleatët ndërkombëtarë.

“Do i qëndrojmë asaj që tha Blinken, do ta heqim korrupsionin. Ne po presim që Shqipëria të dalë nga uzurpimi.”-përfundoi Ngjela

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com