• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spanjë/ Ministri Hasani: Shqipëria, potencial zhvilimi ekonomik për gjithë Mesdheun

by Java News
14/03/2024 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcimi i lidhjeve ekonomike midis Shqipërisë dhe Spanjës kontribuon në stabilitetin rajonal të BE-së, Ballkanit Perëndimor si dhe rajonit të Mesdheut, nga lindja në perëndim.

Në vizitën e tij zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u fokusua në rëndësinë e diplomacisë ekonomike në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Gjatë forumit të biznesit Shqipëri-Spanjë, ministri Hasani theksoi se vendndodhja strategjike dhe mjedisi miqësor ndaj biznesit e bëjnë Shqipërinë një zgjedhje të zgjuar për investitorët dhe turistët.

“Shqipëria është e angazhuar për një mjedis miqësor ndaj biznesit, duke reduktuar burokracitë dhe duke promovuar sipërmarrjen.

Trashëgimia e pasur kulturore e Shqipërisë dhe vendndodhja e saj strategjike na lidh me Mesdheun, duke përforcuar angazhimin tonë për të nxitur stabilitetin dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta. Nga turizmi, tek industria, energjia dhe tregjet e eksportit, Shqipëria ofron mundësi premtuese për rritje dhe bashkëpunim”, deklaroi Ministri hasani në fjalën e tij.

Në fjalën e tij në Akademinë Diplomatike të Spanjës, kryediplomati shqiptar Hasani nënvizoi se Mesdheu është një nga tre shtyllat orientuese të politikës së jashtme shqiptare.

“Tre drejtimet kryesore strategjike të politikës së jashtme të Shqipërisë janë: integrimi evropian, dimensioni rajonal dhe dimensioni Mesdhetar. Mesdheu është bërë një element i rëndësishëm i politikës sonë të jashtme, por edhe një element i rëndësishëm në marrëdhëniet tona me Spanjën dhe partnerët e tjerë mesdhetarë dhe të BE-së”, tha ai.

Instituti Mbretëror Elcano, ishte një tjetër ndalesë e Ministrit Hasani në ditën e parë të qëndrimit në Spanjë, ku theksoi domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Për vitin 2023 Spanja renditet në vendin e 9-të të partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë.

Tregu spanjoll është i 5-ti më i madhi në vlerë për eksportet shqiptare dhe furnizuesi i 13-të për Shqipërinë./m.j

Next Post
Ngjarja e rëndë: 62-vjeçari shkon të presë dru në mal, kali e zë poshtë dhe e lë të vdekur në vend

Emri/ Aksident në Shijak: Shoferi humbet kontrollin, makina përfundon në lumë. I aksidentuari, në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com