• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Spanjë/ Kthyen depot dhe magazinat në ferma kanabisi, goditet grupi i shqiptarëve, 7 të arrestuar

by S T
30/04/2025 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia spanjolle në Barcelonë ka çmontuar një organizatë kriminale shqipfolëse të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar 7 persona në dy aksione të ndryshme në pak ditë.

Efektivët e Mossos d’Esquadra njoftuan se në rastin e parë lokalizuan dhe zbuluan një plantacion marijuane të fshehur në katër depo pranë autostradës N-230, midis distriktit Gualda të Lleidës dhe Torrefarrerës.

Oficerët arritën të arrestonin edhe 3 të rinj shqiptarë, të moshës 24, 25 dhe 26 vjeç, të cilët i kapën ndërsa po bëheshin gati të korrnin më shumë se 3500 bimë kanabisi. Të arrestuarit, të gjithë kopshtarë, akuzohen për një krim kundër shëndetit publik dhe një tjetër për mashtrim me furnizimin me energji elektrike.

Në aksion morën pjesë agjentët nga Njësia e Hetimit, Zona Rajonale e Burimeve Operacionale (ARRO) dhe Siguria Qytetare, kurse emrat e të arrestuarve nuk u publikuan.

Tre të rinjtë ishin përgjegjës për ruajtjen e plantacionit dhe sigurimin e rritjes së duhur të bimëve. Policia tha se ata u kapën teksa ishin gati për të korrur prodhimin.

Agjentët nuk u dhanë asnjë mundësi arratisjeje. Hetimi mbetet i hapur dhe arrestime të mëtejshme nuk përjashtohen.

Po këtë muaj, policia zbuloi një tjetër plantacion marihuane në zonën industriale Cometes në Torrebesses. Katër burra, gjithashtu shqiptarë, u arrestuan dhe u akuzuan për pjesëmarrje në një grup kriminal, shkelje të rregulloreve të shëndetit publik dhe mashtrim të furnizimit me energji elektrike, informoi media spanjolle.

Droga ndodhej në një fermë të braktisur, e cila ishte përshtatur për kultivim kanabisi. Për këtë arsye, ata kishin lidhur një kullë me tension të lartë pranë fermës. Dy nga të arrestuarit u liruan me kusht po atë ditë, pasi dëshmuan në stacionin e policisë, ndërsa të tjerët u sollën para Gjykatës së Shkallës së Parë të Lleidës.

Next Post
Aministia/ Qefalia: Të dënuarve nga GJKKO iu ulet dënimi, por nuk lirohen

"Nuk ndodh të fitojë PD më 11 maj", Qefalia: Demokratët nuk e harrojnë 8 janarin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Bulqizë, pista kryesore krim brenda familjes! 53-vjeçari dyshohet se u vra nga gruaja dhe djali

November 4, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Raporti i BE me kritika: Kosova të përshpejtojë reformat, Serbia të normalizojë raportet

November 4, 2026
Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

EMRAT/ Vrasja në gjueti, Policia e Dibrës zbardh detajet nga ngjarja tragjike! Kush janë viktima dhe autori, dy shokët kishin shkuar…

November 4, 2026
Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

November 4, 2026
Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

November 4, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

A u manipuluan zgjedhjet në Izrael? Komisioni i Zgjedhjeve jep verdiktin

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

November 4, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Vrasje në gjueti në Bulqizë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun në pyll, arrestohet! Po shënjestronte një kafshë, por…

November 4, 2026
Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

November 4, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In