• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Spanjë, ilaçi i syve verbon 13 pacientë

by A R
01/11/2015 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandal shëndetësor në Spanjë. Në një komunikatë të publikuar të shtunën, Agjencia spanjolle e Medikamenteve dhe e Prodhimeve Shëndetësore (AEMPS) ka njoftuar për 41 raste të personave të dëmtuar pas përdorimit të prodhimit të kirurgjisë “Ala Octa”, i hequr nga përdorimi prej Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë në qershor dhe për të cilin dyshohet se ka verbuar shumë persona.

“Deri më tash janë konfirmuar 13 raste të verbimit, pra humbjes së plotë të shikimit të njërit sy”, thekson AEMPS-ja, shkruan gazeta “Zëri”.

“Jam operuar më 2 qershor në spitalin publik të San Sebastianit (veriperëndim të vendit) dhe të nesërmen nuk shihja hiç me syrin e majtë”, ka treguar të shtunën Mikel Gonzalez, 44-vjeçar. “një muaj e gjysmë më vonë më kanë thënë se është një prodhim i keq, ai më ka verbuar në njërin sy”, ka shtuar ky banor i rajonit bask.

Në këtë rajon autonom, “të paktën shërbimi shëndetësor i ka pranuar rastet. Shpresoj se do të na dëmshpërblejnë”, thotë z. Gonzalez, i cili vazhdon të punojë në një zyrë.

Pacientët janë përballur edhe me komplikime të tjera, të cilat janë regjistruar nga AEMPS: nekrozë e retinës, atrofi e nervit optik, zvogëlim i mprehtësisë së shikimit, inflamacione…

Në përgjithësi, 41 raste janë regjistruar në 11 institucione shëndetësore të Spanjës, sidomos në rajonin e Baskisë.

Agjencia spanjolle kishte ndezur alarmin më 26 qershor, duke njoftuar se prodhimi “Ala Octa”, i prodhuar nga “Alamedics GmbH” për kirurgji të retinës është tërhequr nga tregu. Disa ditë më vonë, një furnizues kishte njoftuar për 20 raste të dyshimta në Spanjë.

“Mostrat janë dërguar në një institut spanjoll për hulumtime të specializuara në oftalmologji për analiza”, njofton AEMPS-ja, e cila thotë se po bashkëpunon me laboratorin me seli në Dornstadt (Gjermani) dhe me autoritetet gjermane.

“Alamedics” u kishte dërguar më 13 korrik një letër të gjithë furnizuesve, të cilët i njoftonte se ky produkt hiqet nga tregu deri në sqarimin e rrethanave pas dyshimeve se ai po u shkakton telashe pacientëve.

 

Next Post

Përdhunimi i Alida Hiskut, Maks Velo: Të pushkatonin po ta bëje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

March 31, 2026
Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

March 31, 2026
“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

March 31, 2026
Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

March 31, 2026
Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

March 31, 2026
Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

March 31, 2026
“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

March 31, 2026
7 arsyet pse Kina po fiton nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

7 arsyet pse Kina po fiton nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë. Rriten subvencionet bagëtitë dhe të mbjellat

Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë. Rriten subvencionet bagëtitë dhe të mbjellat

March 31, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“Jemi në gjysmë të rrugës…”, Netanyahu nuk jep afat për përfundimin e luftës me Iranin

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In