• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Spanja paralajmëron për kërcënimet nga Afrika Veriore

by A R
06/07/2022 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Evropës Jugore, duke përfshirë Italinë dhe Spanjën, po kërkojnë nga aleatët e NATO-s që të marrin masa për kërcënimet që vijnë nga Afrika Veriore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell nga kryeqyteti spanjoll, ndërsa lufta në Ukrainë është në qendër të vëmemndjes, Madridi po bën thirrje që aleanca të përgatitet për mundësinë e shpërthimit të ndonjë krize të re në një vend tjetër.

Muajin e kaluar qindra emigrantë u munduan të çajnë gardhin kufitar të Marokut me enklavën spanjolle Melilla. Të paktën 23 persona vdiqën.

Emigrantët, shumica prej të cilëve afrikanë nga jugu i Saharasë, kërkojnë dëshpërimisht të futen në Evropë.

Shumë mbërrijnë me varka në Ishujt Kanarie të Spanjës. Madridi frikësohet se dyndja në kufijtë e tij mund të përkeqësohet.

Sulmi rus kundër Ukrainës ka ulur me dy të tretat eksportet e grurit.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kjo do të përkeqësojë krizën tashmë të rënduar të urisë në Afrikë.

Evropa po përgatitet për shtim të emigrantëve.

“Kërkuam të dimë nëse lëvizjet janë shtuar për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së grurit. Na është thënë se për momentin kjo nuk është arsyeja, por është vetëm çështje kohe”, thotë Txema Santana, këshilltar për migracionin në Qeverinë e Ishujve Kanarie.

Madridi paralajmëron se migrimi mund të përdoret si taktikë trysnie nga “aktorë armiqësorë”.

Militantizmi islamik i ringjallur në pjesë të rajonit të Sahelit po nxitë gjithashtu migracionin. Evropa thotë se mercenarët rusë nga grupi Wagner po e përkeqësojnë konfliktin.

“Është e qartë se në disa vende të Sahelit ndodhen pjesëtarë të grupit Wagner dhe trupa të tjera të huaja. Sahelit nuk i duhen trupat e huaj, por zhvillim dhe qëndrueshmëri”, thotë ministri i jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares.

Spanja po kërkon ndihmë ndërkombëtare. Në mars ajo arriti marrëveshje me Marokun për të penguar migrimin e parregullt.

Kritikët e akuzojnë Madridin se ia ka lënë në dorë praktikat e migrimit një vendi që ka abuzuar në të kaluarën me të drejtat e njeriut. Qeveria marokene i mohon akuzat.

Në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Madrid, Spanja arriti të bindë aleancën të njohë zyrtarisht kërcënimet që burojnë nga Afrika e Veriut.

“Është një nga shqetësimet kryesore të Evropës, për shkak të paqëndrueshmërisë dhe krizës që vjen nga migrimi i parregullt, terrorizmi, kriza e ushqimit, energjisë dhe urgjenca klimatike”, tha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Ndërkohë, forcat e NATO-s dhe BE-së zhvilluan stërvitje të përbashkëta në brigjet spanjolle dhe afrikano-veriore.

Banorët në qytetin spanjoll Tarifa panë nga afër manovrat.

“Rajoni i Maghrebit është zonë e paqëndrueshme ku në çdo moment mund të shpërthejë ndonjë konflikt”, thotë një banor i Tarifas.

Spanja thotë se nuk po kërkon ndërhyrjen e NATO-s në Afrikën Veriore – por njohjen e kërcënimeve të ndryshme nga atje.

Shumë anëtarë të NATO-s thonë lufta në Ukrainë tregon domosdoshmërinë që aleanca të jetë më e përgatitur për krizat e së ardhmes. Në jug të Evropës, aleatët paralajmërojnë se paqëndrueshmëria në Afrikën e Veriut mund të jetë një problem i madh i radhës.

VOA/a.r

Next Post
FOTOT/ Tragjike: Kavo e hedhjes mbi pishinë këputet, infermierja bie për vdekje nga 70 metra lartësi

FOTOT/ Tragjike: Kavo e hedhjes mbi pishinë këputet, infermierja bie për vdekje nga 70 metra lartësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In