• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK-u u ka prishur përfundimisht qetësinë

by Artur Ajazi
31/10/2023 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

SPAK-u, u ka prishur përfundimisht qetësinë politikanëve, ligjvënësve, drejtuesve të institucioneve dhe strukturave të shtetit. Ish-zyrtarë, ish-pushtetarë, apo dhe ata aktualë, nga qendra deri në bazë, nuk po ndjehen të qetë. Po ndodh ajo që pritej. SPAK-u, nuk ka ndërmend të ndalet. E kontrollon Edi Rama ? Kjo është teza më idioteske e opozitarëve pa parti. Struktura më e specializuar e hetimit, nuk kontrollohet aspak nga Edi Rama. Atë e kontrollon vetëm zbatimi i ligjit. Duhej të vinte, dhe erdhi. Kishte politikanë që e lëvduan, e ngritën në qiell, kurse sot e urrejnë, e akuzojnë, e etiketojnë banalshëm, pasi u ka prishur qetësinë, u ka ngritur mëndjen e kokës, pasi mund t’u “fluturojnë” milionat në banka, pallatet, vilat, resortet, tokat, që kanë siguruar “me djersën e ballit”. SPAK-u, po shtrihet kudo.

Në ministri, në Parlament, në bashkitë dhe institucionet ligjzbatuese. Kudo ka SPAK, kudo ndjehet prania dhe hija e tij. Normalisht në asnjë vend demokratik, nuk ndodh të lakohet dhe përgojohet kaq shumë një strukturë hetimore e posaçme. Por në Shqipëri, ndodhin çudira, habira, fenomene dhe gjëra  të  paimagjinuara nga askush në botën e kulturuar perëndimore. Ende në Shqipëri, klasa politike, ka mendësi lindore, bolshevike. Sulmon hetuesit, prokurorët, policët, gjyqtarët, avokatët, noterët, edhe kur ata janë duke zbatuar ligjet.

Vetëm në Shqipëri ndodh që, një ish-minister, ish-kryeminister apo deputet i kapur “gafil” me shkelje ligjore, vjedhje dhe afera të tjera të pista, ti hyjë me “libër shtepie” prokurorit të SPAK-ut, gjyqtarit të GJKKO-së, ti sulet policisë, dhe kujdo tjetër, kur e sheh se ligji po i ngushton “lakun” atij. E thënë shkurt, SPAK-u,  lindi si strukturë e “shëndetshme” e drejtësisë së re, dhe po vazhdon të rritet e tillë, falë mbështetjes amerikane dhe europiane.

Patjetër tek ne, duhet një mbështetje e tillë, të ecësh përpara, të guxosh ntë hetosh ministra dhe ish-ministra, ish-pushtetarë me “peshë” apo dhe grupe kriminale, ndryshe vihesh nën sulme të papara prej tyre. Qetësia e prishur e një pjese të klasës politike, ka gjasa të ndryshojë gjithçka për mirë,  në fund të hetimeve dhe vendime gjyqsore. Politika në Shqipëri, mbetet  gjithmonë e akuzuar, por deri sot asnjëherë e kryqezuar nga ligji.

Next Post
Amnistia fiskale, ish zv.kryeministri Braçe: Të luftohen fillimisht paratë e krimit dhe korrupsionit, më pas ta zbatojmë. Nën jastëk…!

Ujëmbledhës i ri në Devoll/ Braçe: Po dëmtohet bujqësia, vaditja e Myzeqesë varet nga ky lumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

July 13, 2026
SHBA godet dhjetëra objektiva iraniane në natën e dytë të sulmeve, kundërpërgjigjet Teherani

SHBA godet dhjetëra objektiva iraniane në natën e dytë të sulmeve, kundërpërgjigjet Teherani

July 13, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

July 13, 2026
Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

July 13, 2026
Mblidhet sot Kuvendi! Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Mblidhet sot Kuvendi! Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

July 13, 2026
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

July 13, 2026
Tragjedi në Bangkok/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

Tragjedi në Bangkok/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

July 13, 2026
Rriten me 4% çmimet e karburanteve, sulmet e reja ushtarake kërcënojnë dërgesat në Hormuz

Rriten me 4% çmimet e karburanteve, sulmet e reja ushtarake kërcënojnë dërgesat në Hormuz

July 13, 2026
Moti për sot/ Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit

Moti për sot/ Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit

July 13, 2026
Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti

Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In