• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK-u, ose ndryshe: Drejtësia ka nisur të funksionojë

by Artur Ajazi
03/09/2021 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shqiptarët menduan dhe besuan,(por edhe nuk u zhgënjyen) se nga krijimi i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, do të vihen në vend padrejtësitë 30 vjeçare të politikës dhe qeveritarëve. Ata besojnë dhe janë shpresëplotë se, ata që qysh nga 1992 nisën të vjedhin, shkrijnë dhe shesin për skrap mallin e popullit dhe mbushën xhepat duke u bërë milionerë,  dhe që vazhduan të vjedhin, do të marrin dënimin e duhur.Në klasën politike shqiptare, ka sot një shtresë të konsiderueshme milionerësh, si askund tjetër në vendet postkomuniste.

Askush nuk e kishte menduar se, pas ndryshimit të sistemit (ku “demokratët” u turrën si bisha për kafetë e Nexhmijes) do të krijohej klasa e milionerëve të rinj. Ata që erdhën në pushtet pas Marsit të 1992, dhe që ikën me turp në 1997 me revolta popullore, kishin qenë  “ustallarë” të vjedhjeve, zhvatjeve, shkatërrimit, dhe veseve më të shëmtuara të pushtetit. U shit dhe shkri flota detare, u shitën dhe shkrinë avionët, tanke, armë dhe municione, u shkatërruan me urdhër uzina, fabrika dhe kombinate, u vodhën depot, thesari  dhe tunelet e vendit, u shitën pasuritë, u përvetësuan troje dhe toka në male, fusha dhe bregdet.

Ç’nuk ju bë këtij populli, këtij vendi, aq sa përfituesit e miliona dollarëve dhe eurove, sot kanë biznese në pothuajse çdo vend të Europës. Babëzia u shtri edhe në “bazë”, ku u ngrit me shpejtësi rrufe, “klasa militante” e milionerëve të atyre që ishin kryetarë komunash dhe bashkish, ish-ministra dhe zv/ministra, dhe që sot e kësaj dite bredhin kapardisur majë makinave dhe avionëve, pa u hyrë gjembi në këmbë. Ndryshimi nisi pas 2013. Ndryshimin e kërkoi dhe realizoi Edi Rama. Askush nuk mund të thotë asnjë çerek fjale, kundër këtij konstatimi. Reforma në drejtësi ishte fitore e tij, Vettingu ishte këmbëngulje e tij, ngritja e SPAK-ut, gjithashtu ishte një sukses i tij, dhe padyshim duke patur përkrahjen dhe mbështetjen amerikane. Fillimi ishte disi kaotik, disi i vështirë, pasi askush nuk e mendonte se “peshku i madh”, lubia e pushtetit dhe parasë, dhe shefi i të panginjurve me pasuri, do të binte në “rrjetën e amerikanëve”, që prej vitesh i kishin pergatitur dosjen e zezë.

Tanimë është rradha e SPAK-ut, dhe askujt tjetër ti tregojë vendin atij dhe atyre pas tij,por edhe tu prezantojë shqiptarëve “kryedemokratin e lirisë dhe demokracisë”, siç ka qenë në realitet. Ti tregojë shqiptarëve, bëmat, mëkatet dhe krimet e çdo kolori, të një njeriu  dhe klanit të tij, që kanë drejtuar shtetin dhe partinë, përmes një bande hajdutësh dhe të inkriminuarish. Askush deri më sot, asnjë gjykatë apo prokurori, nuk ka dhënë drejtësi për vjedhjet e pasurive, për shitjet e hidrokarbureve shqiptare Serbisë gjatë  viteve  të luftës në ish-Jugosllavi, askush deri më sot nuk hetoi dhe dënoi  dhunuesit  dhe vrasësit e revoltave të fajdeve, dhunuesit e zgjedhjeve të 26 Majit 1996, nxitësit e përçarjes krahinore mes shqiptarëve, askush nuk dha drejtësi për 26 të vrarët e Gërdecit, për 21 Janarin, askush nuk u ka prekur fijen e parave, atyre që kanë vila dhe pasuri në Europë dhe deri në SHBA, të blera me taksa shqiptarësh.

Drejtësia më parë duhet të kalojë nga SPAK, si e vetmja  strukturë ligjitimi, e reformuar, e pergatitur dhe perfeksionuar, në përballjen me “peshkaqenët” e korrupsionit dhe krimit shtetëror. Ka ardhur koha, që askush nuk duhet t’ja hedhë duke tundur mandatin, postin, apo dhe turrën e parave të vjedhura. Ka ardhur koha që qelitë e ftohta, të mbushen jo me vjedhës celularësh çorapegrisur,por me hajdutë  pronash  dhe milionash të këtij populli  kaq bujar. Eshtë një premtim i dhënë nga Edi Rama, që ka nisur të bëhet realitet, “drejtësi dhe barazi para ligjit për çdo politikan dhe pushtetar që ka konsumuar vepra të rënda penale”.

Next Post
Lajm i madh nga KAS/ Bajrami vishet kuqezi, gati për ndeshjen me Poloninë

Reja humbet tre titullarë ndaj Hungarisë dhe kthen sytë nga Bajrami/ FSHF kërkon ndihmën e tifozëve, publikon çmimet e biletave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Formula e re e pagave, gjyqtarët dhe prokurorët çojnë ligjin në GJK: S’e bëjmë për paratë, por…

September 18, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Fituan luftën, por s’po gjejnë dot paqe(n)

September 18, 2026
Largoi 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

Largoi 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

September 18, 2026
“Do thoni në djall ato që fituam”, Rama paralajmëron supermarketet, kërkon transparencë për çmimet (VIDEO)

“Do thoni në djall ato që fituam”, Rama paralajmëron supermarketet, kërkon transparencë për çmimet (VIDEO)

September 18, 2026
‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist, Loer Kume, humb bashkëshorten

‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist, Loer Kume, humb bashkëshorten

September 18, 2026
Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

September 18, 2026
GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian! Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi…

GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian! Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi…

September 18, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

E zë gjumi në timon, makina përplaset me barrierat në Elbasan-Peqin. Plagosen një grua dhe një fëmijë

September 18, 2026
Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029

Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029

September 18, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 19 Shtator 2026

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com