• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK-u me fshesë hekuri për të pastruar Shqipërinë nga krimi

by Denis Dyrnjaja
26/08/2025 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Prej disa muajsh, goditjet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë në Shqipëri kanë marrë një intensitet të pazakontë për standardet tona. SPAK, institucioni më i debatuar dhe më i sulmuar nga politika dhe interesat e mëdha ekonomike, po jep sinjale të qarta se koha e pandëshkueshmërisë po zbehet, megjithë rezistencën që has.

Sekuestrimi i miliona eurove cash, i pronave me origjinë të dyshimtë dhe zbardhja e lidhjeve mes trafikut të drogës dhe ndërtimit apo tenderëve publikë, po ekspozojnë një pjesë të madhe të pasurisë së ndërtuar mbi krimin. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2025, SPAK ka sekuestruar mbi 50 milionë euro asete dhe ka lëshuar dhjetëra urdhër-arreste ndaj individëve të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Vendosja ne tryezën e hetimit të grupeve të strukturuara kriminale, me emër, ndikim dhe reputacion në qytetet dhe zonat që kanë nën kontroll, ka rritur ndjeshëm forcën goditëse të ligjit dhe ka krijuar panik nga paparashikueshmëria e hetimeve dhe arrestimeve.

Përveç emrave të njohur të botës së errët, nga Bajrat në Shkodër, te Pojat në Durrës, apo Çopjat në Elbasan, po goditen edhe individë që nuk kanë qenë fare të ekspozuar si personazhe, por që kanë akumuluar pasuri të mëdha nga aktivitete të paligjshme. Goditja e një grupi të madh të trafikut të drogës, ku vetëm njëri nga anëtarët gjeneronte të ardhura deri në 100 milion euro, është një mesazh shumë domethënës për forcën e veprimit të SPAK-ut. Ligji nuk është shaka, burgu gjithashtu.

Sigurisht një rol të madh po luajnë edhe shërbimet partnere, por në fund të fundit ndjekja penale po ndodh në Shqipëri. Ndaj meritë për këtë ka organi i hetimit në ndjekje të çështjeve që janë të komplikuara, por edhe të shumta si tematika për hetim e gjykim.

Kjo do të thotë se tani këto operacione nuk janë më vetëm aksione mediatike, por një provë se sistemi ka filluar të godasë aty ku dhëmb më shumë: te pasuria e paligjshme. Por ajo që ka më shumë rëndësi tani është se ata që ruheshin deri dje vetëm nga rivalët, sot do të duhet të bëjnë llogari edhe me ndjekjen nga organet ligjzbatuese dhe më konkretisht nga prokuroria dhe gjykata e posaçme.

SPAK-u nuk është i përsosur. Ka ende rrugë për të bërë. Por një gjë është e qartë: ka nisur të “pastrojë” një Shqipëri që për dekada është larë me para të pista. Dhe po e bën më mirë se çdo lavatriçe tjetër që kemi provuar deri më sot.

Next Post
Letra e At’ Pjetër Mëshkalla drejtuar Mehmet Shehut: Doni me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, servile…

Letra e At’ Pjetër Mëshkalla drejtuar Mehmet Shehut: Doni me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, servile…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In