• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Letra e At’ Pjetër Mëshkalla drejtuar Mehmet Shehut: Doni me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, servile…

by A R
26/08/2025 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para dy ditësh, Viktor Martini, një shkodran i njohur dhe me banim në SHBA, më dërgoi letrën e Padër Pjetër Mëshkalla drejtuar Kryeministrit të kohës Mehmet Shehu, të cilën po e botojmë të plotë. Zoti Martini ka qenë bashkëvuajtës dhe mik i ngushte me Mëshkallën. Kam patur rastin të bisedoj disa herë me Viktorin dhe ndonjëherë çuditem edhe me veten e kolegët e mediave që nuk u japim hapësirën e duhur zërave të tillë, dëshmitarë të një kohe që sa vjen e bëhet e largët. Koha është ajo që ne nuk e ndalim dot. Por ne mund ta fitojmë këtë kohë sa ende kemi gjallë njerëz si Viktori, dëshmitarë të një kohe që duhet të memorizohet jo për kuriozitet, por për të nxjerrë mësime e për të mos u përsëritur. Jam i sigurtë që ai është një “enciklopedi” historike në dy kohë e botë: diktaturë dhe post-diktaturë.

Dokumenti që po publikojmë sot të plotë, tregon qartë për persekucionin e Klerit Katolik në një kohë kur sistemi u çmend dhe vuri dorë mbi objektet e kultit fetar. Kjo letër gjithashtu na tregon për disidentët e vërtetë të një kohe të vështirë, e jo për gjoja “disidentë” që vetlindin sa herë u duhet për “pasaportë” interesash e për sa kohë nuk ka dëshmitarë…

Martin Leka

  Intervista

  • Zoti Viktor Martini: si dhe ku e njihni At Pjetër Mëshkallën?

Ju po më bani nji pyetje që e ka përgjigjen të ditun. Unë jam i bindun që emni i këtij kollosi asht i njoftun në Shqipni e shumë vende të botës. Emni i Padër Mëshkallës pa më të voglin hezitim, mund të krahasohet me emnin e  Tomas More që nuk pranoi me firmos për shkëputjen e Kishës duke mos njoft Papën e pas kësaj, dera e qelisë së tij u gozhdu.

Padër Mëshkalla asht busulla e moralit për të gjithë brezat pas tij.

  • Si ju ka rënë në dorë kjo letër, që është një dokument kaq i rëndësishëm dhe me vlera?

Po sikur ju kam tregue edhe herë të tjera, Mëshkalla asht mësuesi im. Prej tij jam ky që jam sot. Këtë letër ma lexoi para se ta postonte. Pasi e mbarova së lexuemi, me pyeti: “si të duket”? I thashë, madhështore por shumë e rrezikshme. -As që du të mendoj për rrezik, më tha i vendosun.

At Mëshkalla nuk u përkul kurrë. Lindi në djep të artë dhe vdiq I mbulue me kapak të artë. Lum si ai.

Këtë letër une dija të humbun. Për fat, para pak ditësh e gjeta brenda një libri dhe po ua dërgoj juve për ta publiku.

Letra e Pjetër Mëshkallës drejtuar Mehmet Shehut

Kryetarit të Këshillit të Ministrave Mehmet Shehu, Tiranë

Shkëlqesë.

Pardje, më 3-IV-1967 ora 19, pjesa ma e madhe e Klerikëve Katolikë që gjendet sot në Shkodër, kjemë thirrë në sallën e kandit të kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër të tjera, se do të denonconim gjithshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhet ti kthehen dhe se nuk do t’ushtronim asnjë shërbim fetar, as edhe privatisht. Këtë e ka vendosurë populli.

Vendosa ti drejtohem me këtë shkëlqesës s’uej, për me i shfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.

Sa për libra të mij, gjana kishtare e tjerë le të vijnë e ti marrin kur të duen; nuk asht hera e parë që unë dal në rrugë të madhe.

Por unë dëshiroj të çfaqë disa mendime në përgjithësi:

Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekshme e autorit.

Në mos i dorëzofte aj vetë, në mos kjofshin kundër sigurimit t’shtetit.

Sa për pasuni të tjera, as bujaria e burrnia e popullit, as ligji natural ma elementar, nuk e pranon që një gja që asht falun një herë njaj personi o njaj —-, ti kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija.

Spekullimet e shpërdorimet goditen.

Dhe e vërteta asht se populli, pothujse në çdo vend, e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vajë si përfaqësusit e fesë së vet.

Një e zezë ka ra mbi popull, kur ka pa tue u mbyll kishat, tue u rrëzue kumbanaret, e sidomos tue u leju të viheshin në lojë personat dhe gjanat fetare, me fye kështu thellë ndnjenjat kaq të shenjta të besimit.

Po ate efekt kanë ba fushatat e çfrenume diskretituese anti fetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjigje populli ka mbush kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëhere qëndrimi i një pakice të pandërgjegjshme e të frikësueme me lloj lloj presionesh sidomos pjesa e frikësueme me kërcenime, presione, premtime o pushime nga puna, pëson torturë ma të madhen, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me e mohue me gojë ate që beson dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, servile me prishë karakterin e shqiptarit në dëm t’Atdheut.

Njerzit kanë frikë me u takue, m’u përshëndet rrugës me miq që janë në sy o t “prekun”. E kush po di se cilët janë? – Flitet shumë për inkuizicionin e sot 500 vjetve dhe jo fortë objektivisht. Po për këtë të shek. XX?

Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës time nuk mund ta ndryshoj; por do ta vazhdoj derisa të kem frymë. Pengesa e jashtme, e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit.

Populli më njeh dhe e di mirë si kam shkri jetën për të. Unë thom se në këtë luftë kundra fesë neve edhe po diskretitohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerzore në Shqipni. Kur në vj. 1945 në Tiranë në 8 Mars, unë u ankova juve shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistve fjalët; Këtë kishë do ta bajmë Kinema m’u përgjigjët: “Kjo asht propogandë armiqësore”.

Në të vërtete as armiku më i tërbuem i Pushtetit s’ka muejt —- një propogandë ma armiqësore në 22 vjetë, sa i kemi ba vedit.

Nuk më ka shty me ju shkrue, Shkëlqesë as urrejtja as ambicioni as interesi por vetem ndërgjegja, e verteta dhe e mira.

Me nderime

Pjeter Meshkalla

Kryetarit të Kësh. Ministrave

Mehmet Shehu

Tiranë

Next Post
Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Qershor 2026

June 29, 2026
Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

June 29, 2026
Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

June 29, 2026
Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

June 29, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Të vendosësh sipas ligjit kur publiku pret diçka tjetër

June 29, 2026
Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

June 29, 2026
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

June 29, 2026
Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

Nga dhuna, te vjedhja dhe kanosja/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

June 29, 2026
Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

June 29, 2026
Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In