• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

by A R
26/03/2026 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai u rikthye në qendër të vëmendjes me një kthesë ngjarjeje që do t’i pëlqente edhe vetë Alexander Dumas, shkrimtarit që i dha atij famë të përjetshme. Fjala është për kalorësin e famshëm D’Artagnan.

Për çfarë është fjala?

La Repubblica shkruan se në një kishë në Maastricht, në Holandë, papritmas u shemb një pjesë e dyshemesë. Për këtë arsye u thirr një skuadër punëtorësh për ta riparuar. Gjatë punimeve të restaurimit, njëri nga marangozët vuri re se poshtë kishte diçka. Nga gërmimet doli një skelet, pranë të cilit, ende të ruajtura mirë, ishin një monedhë dhe një plumb.

Pasi u verifikuan karakteristikat e të dyjave, prifti kontaktoi menjëherë arkeologun vendas që për tri dekada kërkonte mbetjet e D’Artagnanit. “Mendoj se e kemi gjetur”, i tha ai. Dhe muskutjeri më i famshëm i Francës, “është rikthyer”.

Kalorësi Charles de Baltz-Castelmore

Kockat në fjalë do t’i përkisnin kalorësit Charles de Baltz-Castelmore, fisnikut të Gaskonjës në shekullin e 17-të, i njohur si D’Artagnan, i cili frymëzoi shkrimtarin Alexander Dumas që ta bënte heroin e romanit të tij “Tre Muskutjerët”, botuar fillimisht në seri në një gazetë në vitin 1844 dhe më pas kthyer në një nga librat më të rëndësishëm të letërsisë franceze, një klasik i përkthyer në të gjitha gjuhët, adaptuar në filma pafund, seriale televizive. Ishte e ditur se protagonisti i romanit ishte i frymëzuar nga D’Artagnani real, për të cilin në vitin 1700 ishte botuar në Francë një biografi pas vdekjes, “Memorie të Monsieur D’Artagnan”.

Por vendi i varrimit të D’Artagnanit të vërtetë ishte humbur me shekuj, pas vdekjes së tij në vitin 1673 gjatë rrethimit të Maastricht-it në luftën franko-holandeze.

Kërkimet

Një nga kërkuesit më të përkushtuar të mbetjeve të tij ishte Wim Dijkman, një arkeolog holandez tani në pension, i cili i kishte ndjekur gjithë jetën rrethinat e qytetit ku u zhvillua beteja e famshme, më vonë e njohur për një traktat të njëjtë të Bashkimit Evropian.

Në Maastricht të gjithë e njihnin. Kur mori telefonatën e diakonit (personi që ndihmon priftin ose ipeshkvin në shërbime dhe detyra kishtare), studiuesi nxitoi për në kishën e Shën Pjetrit dhe Palit.

“Disa detaje tregonin se bëhej fjalë për skeletin e muskutjerit të famshëm”, rrëfeu prifti për një rrjet televiziv lokal.

“Ai ishte varrosur pikërisht nën altar, në tokë të shenjtë, për të dëshmuar se ishte një personazh i rëndësishëm. Në varr ishte një monedhë franceze e kohës së vdekjes së D’Artagnanit të vërtetë. Dhe plumbi që e vrau qëndronte në nivelin e gjoksit, pikërisht siç përshkruhet në librin e kujtimeve të vitit 1700.”

Kockat u hoqën nga kisha dhe u dërguan në një institut arkeologjik pranë. Një mostër ADN-je, nxjerrë nga skeleti, është tani në ekzaminim në një laborator shumë të specializuar në Mynih, ku do të krahasohet me ADN-në e dhënë nga pasardhësit e babait të D’Artagnanit të vërtetë për të përcaktuar nëse ka përputhje.

“Është një zbulim jashtëzakonisht emocionues, por duam të kemi siguri shkencore”, thotë arkeologu.

Dhe tre muskutjerët

Aventurat e D’Artagnanit, dhe të tre muskutjerëve Athos, Porthos, Aramis, të cilëve ai i bashkohet në oborrin e mbretit të Francës, janë në qendër të trilogjisë së Dumas-it.

“Tre Muskutjerët”, “Njëzet vjet më vonë”, “Visconti i Bragelonne-it”, romane të quajtura dikur “romanë të shtyllës së gazetës”, që do të thotë histori të botuara në seri në gazeta, të mbushura me kthesa për të mbajtur lexuesit të ndjekin secilën pjesë, më pas kthyer në libra që patën sukses global dhe vazhdojnë të botohen në të gjitha gjuhët.

Vetëm në italisht janë botuar më shumë se njëzet edicione të ndryshme. Në kinema, D’Artagnan është interpretuar, ndër të tjera, nga Douglas Fairbanks, Michael York, Chris O’Donnell dhe Pierfrancesco Favino në filmin dhe serialin italian të drejtuar nga Giovanni Veronesi në 2018 dhe 2020.

Motoja e muskutjerëve, “një për të gjithë, të gjithë për një”, është bërë një shprehje e zakonshme. Edhe personazhet dytësore të aventurave të tyre, si Milady dhe kardinali Richelieu, kanë hyrë në gjuhën e përditshme.

Nëse ADN-ja do të konfirmojë autenticitetin e mbetjeve, varri i “muskutjerit të katërt” do të bëhet një destinacion pelegrinazhi, me Holandën dhe Francën që do të garojnë për të përcaktuar se kujt i përket.

Shkrim nga La Repubblica

Next Post
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

"Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD", Tabaku kundër partisë: S'e bëj më gabimin e para 3 viteve...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha viziton qytetarin e lënduar në protestë: Filmoje pak, filmoje! E kanë goditur si kafshë

Berisha viziton qytetarin e lënduar në protestë: Filmoje pak, filmoje! E kanë goditur si kafshë

April 18, 2026
Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

April 18, 2026
“45 molotovë”, Policia jep detaje: Arrestuam 11 protestues, Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja procedohen penalisht

“45 molotovë”, Policia jep detaje: Arrestuam 11 protestues, Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja procedohen penalisht

April 18, 2026
Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë, duan rikthim në Bashkimin Europian

Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë, duan rikthim në Bashkimin Europian

April 18, 2026
Rama në Barcelonë për samitin e demokracisë, takohet me Sánchez

Rama në Barcelonë për samitin e demokracisë, takohet me Sánchez

April 18, 2026
DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

April 18, 2026
Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

April 18, 2026
Fitoi përballë Orbánit, Magyar jep intervistën e parë pas zgjedhjeve: Nuk më ftonit dhe më fyenit çdo ditë, jeni si Goebbels!

Fitoi përballë Orbánit, Magyar jep intervistën e parë pas zgjedhjeve: Nuk më ftonit dhe më fyenit çdo ditë, jeni si Goebbels!

April 18, 2026
Muzeut Historik Kombëtar i rikthehet shkëlqimi, finalizohet restaurimi i plotë i fasadës

Muzeut Historik Kombëtar i rikthehet shkëlqimi, finalizohet restaurimi i plotë i fasadës

April 18, 2026
Sfida e zvarritjeve gjyqësore, ministri Gogu: Drejtësi e aksesueshme për të gjithë dhe që funksionon çdo ditë

Sfida e zvarritjeve gjyqësore, ministri Gogu: Drejtësi e aksesueshme për të gjithë dhe që funksionon çdo ditë

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In