• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK kërkon përgjegjësit për mungesën e efektivëve gjatë seancës për Veliajn, reagon drejtori i Policisë së Tiranës

by B K
18/02/2025 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, tha se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit po përgatit përgjigjen për Prokurorinë e Posaçme në lidhje me mungesën e forcave të rendit në tubimin e organizua nga mbështetësit e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, teksa po vlerësohej masa e sigurisë e dhënë për të, shkruan A2 CNN.

“Përgjigja po përgatitet nga Drejtorja e Përgjithshme e Policisë, do t’iu dërgojmë shkresë sapo ajo të dërgohet”, tha Alushi në një konferencë për mediat teksa po raportonte për një aksion antidrogë në kryeqytet.

SPAK tha se i kishte kërkuar përmes një shkrese zyrtare Ministrisë së Brendshme, që të vendosë para përgjegjësisë personat që penguan Policinë e Shtetit që të vepronte për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë tubimit të mbështetësve të kryebashkiakut.

Gjykata e Posaçme e ka quajtur të paprecedentë sjelljen e Policisë së Shtetit, në rastin e protestës së organizuar nga mbështetësit e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, para godinës së saj, teksa brenda zhvillohej seanca për vlerësimin e masave të sigurisë. Gjykata e Posaçme thotë se nga ana e Gardës së Republikës është kërkuar vazhdimisht mbështetje nga Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë para godinave të Gjykatës dhe të SPAK-ut, por ka hasur në mosreagim të Policisë së Shtetit.

I pyetur lidhur me veprimet e Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se policia nuk ndërhyri për të shpërndarë mbështetësit e Kryetarit të Bashkisë, pasi, sipas tij, ata ishin simpatizantë, shkruan A2 CNN. “Aty ka një shërbim të planifikuar dhe planëzuar. Kjo është detyrë që e bën çdo ditë. Edhe në raste të tjera ka pasur tubime të lajmëruara në formën e protestave. Ata ishin simpatizantë. Policia e Shtetit merr masat për të siguruar Prokurorinë e Posaçme. Ata patën vështirësi pasi aty pati një grumbullim të papritur të simpatizantëve, jo protestues”, tha Hoxhaj para se të futej në Parlament të enjten e kaluar.

Qindra mbështetës të Erion Veliajt, mes tyre edhe artistë e sportistë të famshëm në vend, u mblodhën para godinës së Gjykatës së Posaçme dhe qëndruan aty deri në dhënien e vendimit për masat e sigurisë ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe biznesmenëve të akuzuar si të përfshirë në një skemë korruptive. Veliaj dhe Xoxa akuzohen edhe për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë u konfirmua masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij u dha një masë më e zbutur sigurie, nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.

Next Post
Detaje nga operacioni me 27 të arrestuar në Tiranë, gjendet kokainë, ekstazi dhe heroinë

Detaje nga operacioni me 27 të arrestuar në Tiranë, gjendet kokainë, ekstazi dhe heroinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In