• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

by A R
03/03/2026 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo vit, afërsisht një miliard njerëz preken nga gripi në mbarë botën. Në fakt, gripi është një virus ”dinak”, që ndryshon vazhdimisht formën për të sfiduar mbrojtjen imunitare të njerëzve.

Simptomat më të zakonshme të tij përfshijnë ethe, lodhje, dhimbje koke, kollë dhe pagjumësi për relativihst një javë, duke lënë miliona njerëz të paftë për të punuar dhe për fat të keq deri në marrjen e jetës të 290 mijë deri në 650 mijë njerëzve në një vit tipik.

“Kjo është arsyeja pse duhet të bësh një vaksinë kundër gripit çdo vit”, thotë Nicholas Heaton, një profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Duke në Karolinën e Veriut, SHBA.

Sipas një artikulli të BBC, vaksinat sezonale kundër gripit parandalojnë shumë vdekje dhe sëmundje serioze çdo vit, por ato janë të papërsosura. Efektiviteti i tyre zakonisht arin rreth 60% dhe kjo përqindje mund të jetë edhe më e ulët nëse vaksina nuk është një përputhje e mirë për virusin që qarkullon në një sezon specifik.

Laboratori i profesor Heaton-it dhe të tjerë në mbarë botën po zhvillojnë të ashtuquajturat vaksina “universale” kundër gripit, të cilat synojnë të ofrojnë mbrojtje më të mirë, më të gjerë dhe më të qëndrueshme sesa vaksinat aktuale sezonale. “Ideja është të mbulohen më shumë lloje ose vaksina të zgjasë më shumë”, ose shpresojmë, të dyja”, thotë Heaton.

“Është një koleksion mjaft i mahnitshëm projektesh, por është një sfidë komplekse. Nuk do të ndodhë brenda natës”, pohon Julie Ostrowsky, një shkencëtare kërkimore në Qendrën për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Minesotës, në SHBA.

Sipas saj, gripi nuk është një entitet i vetëm, por shumë viruse të ndryshme që qarkullojnë midis njerëzve dhe kafshëve dhe të cilat janë në zhvillim të vazhdueshëm.

“Gripi ndryshon shumë është thjesht një objektiv që lëviz vazhdimisht”, tha Ostrowsky.

Disa nga komponentët që ndryshojnë formën janë proteinat në sipërfaqen e secilit virus të quajtura hemaglutininë dhe neuraminidazë. Kur ekspozoheni ndaj gripit, sistemi imunitar i njeh këto proteina dhe përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke luftuar infeksionin duke krijuar antitrupa që lidhen me to.

Gjenet virale që krijojnë këto proteina gjithashtu grumbullojnë mutacione, duke rezultuar në forma të reja të virusit, duke u ndarë në klade dhe nënklade. Por me kalimin e kohës, ndryshimet grumbullohen aq sa mbrojtjet imunitare të trupit dalin jashtë përdorimit, duke i detyruar ato të përpiqen të kapin ritmin. Kjo është arsyeja pse është kaq e vështirë të formulohet vaksina e gripit çdo vit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbledh një grup ndërkombëtar ekspertësh për të shqyrtuar një mori të dhënash se ku po përhapet gripi dhe si po evoluon.

Për të qënë sa më në avantazh ndaj gripit, disa shkencëtarë po përpiqen të zhvillojnë vaksina që e stërvisin sistemin imunitar të njohë dhe t’i përgjigjet pjesëve të virusit që nuk ndryshojnë, në vend të atyre që ndryshojnë.

Ekipi i Heaton-it po përpiqet gjithashtu ta bindë sistemin imunitar që t’u përgjigjet pjesëve të virusit që mbeten të njëjta nga lloji në lloj, por ata ende nuk kanë filluar provat klinike tek njerëzit.

Ndërsa metodologjitë e kërkimit janë të ndryshme, qëllimi është i njëjtë për studiuesit në të gjitha aspektet, krijimi i një vaksine që nuk varet nga fati i mirë i një përputhjeje të mirë dhe në vend të kësaj mbron nga shumë lloje të ndryshme të gripit.

“Një vaksinë vërtet universale do të ofronte mbrojtje kundër çdo nëntipi të gripit A ose B, çdo lloji, pavarësisht nëse është pandemik, zoonotik apo thjesht një virus gripi sezonal. Universal do të thotë gjithçka” deklaroi Florian Krammer, i cili po punon në hartimin e një vaksine universale kundër gripit në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Malin Sinai në Nju Jork, SHBA.

Megjithatë, jo të gjithë shkencëtarët janë kaq optimistë për vaksinat universale. “E urrej këtë term“, pranon Heaton, pjesërisht sepse ai mendon se premton shumë për atë çfarë mund të bënte edhe një vaksinë shumë e përmirësuar kundër gripit.

Sipas tij, duhet parë në një aspekt më realist, një vaksinë gjerësisht mbrojtëse që mund të mos bllokojë plotësisht çdo formë të gripit, por që megjithatë mbron nga shumë më tepër lloje sesa vaksinat aktuale sezonale.

“Një vaksinë e vërtetë universale kundër gripit dhe diçka që do ta merrnit një herë dhe nuk do të duhej të mendonit më kurrë, është shumë larg, nëse do të arrijë ndonjëherë. Por ndërkohë, përparimi i vërtetë është i mundur. Nuk do të habitem nëse do të kemi një vaksinë të përmirësuar kundër gripit në horizontin pesë deri në dhjetëvjeçar.”, thotë Heaton.

Next Post
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbështetja publike e Swift për Harris jep efekte të pabesueshme, 400 mijë amerikanë regjistrohen për të votuar

Taylor Swift hyn në histori në Video Music Awards 2026, merr statujën e 31-të dhe vendos një rekord të ri

September 23, 2026
Parashikimi i Superkompjuterit për Serie A: Interi favorit, Juventus në Champions, Milan dhe Napoli…

Parashikimi i Superkompjuterit për Serie A: Interi favorit, Juventus në Champions, Milan dhe Napoli…

September 23, 2026
Zgjedhjet e 2028-s ende larg, por gara ka nisur: Kush e synon Shtëpinë e Bardhë pas Trumpit?

Zgjedhjet e 2028-s ende larg, por gara ka nisur: Kush e synon Shtëpinë e Bardhë pas Trumpit?

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

SHIFRAT/ Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë!

September 23, 2026
NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

September 23, 2026
Zjarr në Llaman të Himarës, era favorizon flakët dhe rrezikojnë zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në Llaman të Himarës, era favorizon flakët dhe rrezikojnë zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

September 23, 2026
SHBA/ Uragani “Florence”, evakuohen më shumë se 1.7 milion banorë

Uragani “Polo” forcohet në Kategorinë 5 pranë Meksikës, paralajmërime për përmbytje dhe katastrofë!

September 23, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Pagesat e subvencioneve për fermerët, autoritetet bëjnë apel për plotësimin në kohë të dokumentacionit! 20% aplikuan dhe i morën pagesat

September 23, 2026
Komisioni Evropian publikon listën me 10 profesionet e reja më të kërkuara në BE! Nga inxhinierë dhe elektricistë, deri te edukatorët

Komisioni Evropian publikon listën me 10 profesionet e reja më të kërkuara në BE! Nga inxhinierë dhe elektricistë, deri te edukatorët

September 23, 2026
Përgjohej prej disa javësh, 26-vjeçari kapet me drogë “gelato” me THC dhe kokainë në Mamurras!

Përgjohej prej disa javësh, 26-vjeçari kapet me drogë “gelato” me THC dhe kokainë në Mamurras!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com