• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga operacioni me 27 të arrestuar në Tiranë, gjendet kokainë, ekstazi dhe heroinë

by B K
18/02/2025 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksionin antidrogë të zhvilluar në orët e para të së martës në kryeqytet, duke bërë të ditur se janë arrestuar disa persona që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, janë ekzekutuar 34 masa sigurie dhe 27 persona janë arrestuar.

“Faleminderit për praninë tuaj sot në këtë konferencë. Jam këtu së bashku me Zvdrejtorin për Hetimin e Krimit, Shefin e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme si dhe me shefin e Seksionit të Narkotikëve për të bërë prezent rezultatin e një pune të mirëorganizuar, hetimore dhe profesionale nga Strukturat e Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, të nisur prej fillimit të këtij viti për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të disa godtjeve të realizuara gjatë dy muajve të parë të këtij viti dhe si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar  “Blic 34”.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë ekzekutimi i masave të sigurisë personale “Arrest me Burg”, urdhëruar nga Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila ka nxjerrë 34 masa sigurie “Arrest me burg” si te dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, për një grup personash të cilët merreshin me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 ku janë aplikuar metoda speciale të hetimit dhe është dokumentuar veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg”  për 27 shtetas, ndërsa për 7 të tjerë vijon puna për kapjen e tyre pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë.

U bë ndalimi i shtetasve:

B. L., 28 vjeç, A. N., 27 vjeç, E. Gj., 20 vjec, I. Gj., 37 vjeç, A. Th., 33 vjeç, A. K., 34 vjeç, B. M., 25 vjeç, A. K., 30 vjeç, A. L., 28 vjeç, E. H, 25 vjeç, M. U., 21 vjeç, K. Xh 30 vjeç, E. D., 21 vjeç, K. H ., 21 vjeç, A. F., 34 vjeç, E. A., 22 vjeç, F. T., 19 vjeç, A. G., 36 vjeç, E. Sh., 42 vjeç, Gj(G). P., 47 vjeç, P. B., 26 vjeç, M. P., 25 vjeç, E. M., 21 vjeç, M. C, 25 vjeç, S. R , 24 vjeç, K. T. 27 vjeç dhe A. C., 21 vjeç.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

F. B., 43 vjeç, E. S., 28 vjeç, G. G., 27 vjeç, D. G ., 19 vjeç, K. H., 24 vjeç, M. B., 25 vjeç dhe E. L., 30 vjeç.

Po kështu në funksion të këtj procedimi penal janë arrestuar më parë dhe shtatë shtetas konkretisht:

K. S., 26 vjeç, E. N., 19 vjeç, D. V., 19 vjeç, K. P., 20 vjeç, M. B ., 31 vjeç, K. B., 23 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç .  Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.

* 500 doza ekstazi.

* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

* 26 telefona celular të markave të ndryshme.

* 10 automjete të markave të ndryshme.

 Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin e Tiranës. Gjatë operacionit me metoda speciale të hetimit u bë e mundur sigurimi i provave dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.

Nga ana jonë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodi Penal.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë angazhuar maksimalisht për ta parandaluar dhe goditur këtë veprimtari kriminale që cënon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e të rinjëve.

Njëkohësisht, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë fokusuar në përmbushjen e prioritetit kryesor atë të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe në këtë kuadër përgjatë tre javëve të muajit shkurt janë sekuestruar 8 armë zjarri(7 pistoletë dhe një automatik model 56), 6 armë gjahu dhe 3 armë sportive .

Gjithashtu, prioritare në punën e strukturave të Drejtorisë Vendore të Polcisië Tiranë  është ndjekja në dinamikë të problematikave të adresuara dhe konflikteve me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tyre.

Ftoj qytetarët që të mbështesin akoma më shumë policinë, të denoncojnë cdo paligjshmëri duke ju garantuar reagim të menjëhershëm e profesional.

Siguria është kontribut i të gjithëve, na besoni dhe bashkëpunoni akoma më shumë për të bërë më të mirën duke krijuar një ambient sa më të sigurt”, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Next Post
Takimi SHBA-Rusi në Riad, Kina kërkon përfshirjen e të gjitha palëve në bisedimet për paqe  

Takimi SHBA-Rusi në Riad, Kina kërkon përfshirjen e të gjitha palëve në bisedimet për paqe  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, nëj tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, nëj tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

August 15, 2026
Situatë kritike me zjarret në zonën e Lurës, flakët favorizohen nga era dhe i afrohen banesave! Forca, avionë dhe ambulancë në aksion, dyshohet i qëllimshëm

Situatë kritike me zjarret në zonën e Lurës, flakët favorizohen nga era dhe i afrohen banesave! Forca, avionë dhe ambulancë në aksion, dyshohet i qëllimshëm

August 15, 2026
“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com