• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK dërgon në Gjykatën Speciale kryebashkiakun e Bashës, është qelbur peshku nga koka?! Po për Gërdecin, Rrugën e Kombit, 21 janarin, Balilin, kush duhet të paguajë?!

by Java News
13/07/2021 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që në aksionet e para të Prokurisë Speciale, që vuri nën pranga kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe bashkë me zyrtarë të tjerë vartës të tij, apo dhe prangosjen e 9 zyrtarëve të ministrisë së Brendshme për korrupsion, Lulzim Basha dhe PD nuk kanë reshtur së akuzuari se “peshku është qelbur nga koka”.

Me një fjalë, Lulzim Basha dhe të tijtë kërkojnë që për korrupsionin e zbuluar dhe hetuar nga SPAK duhet të shkojë para drejtësisë Edi Rama apo ministrat përkatës.

Sipas kreut të PD, asnjë drejtor apo zyrtar i lartë, përfshirë dhe ministrat nuk mund të japë një tender pa marrë leje të kryeministri i vendit Edi Rama.

Në të njejtën “vrimë” i bie fyellit dhe LSI, ku përmes numri dy të saj Petrit Vasili thotë të njejtën gjë por në një formë tjetër, duke nënvizuar se SPAK merret me “çingijet” e pushtetit dhe nuk kap kokën e krimit dhe korrupsionit duke nënkuptuar ministra dhe kryeministrin.

Me sa duket Berisha dhe Vasili kanë përvojën e Berishës dhe Metës, pa lejën e të cilëve as në banjë nuk shkonin e jo më të bënin ndonjë veprim tjetër në kokën e tyre, qoftë dhe detyrën për të cilën ishin ngarkuar!

Dhe ndërkohë që sot është dërguar në Gjykatën Speciale nga SPAK për korrupsion ish kryebashkiaku i PD për Pogradecin Eduart Kapri, nuk kemi asnjë fjalë nga selia blu.

Ndërsa Rama u shpreh i ashpër ndaj ish zyrtarëve dhe përfaqësuesve të PS të akuzuar për korrupsion, duke deklaruar heqjen e mbështetjes politike, Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij vijojnë me të njejtin avaz që “peshku është qelbur nga koka”! Kështu po vepron dhe LSI.

Në krye të herës ajo që mund të themi është se Basha dhe PD veprojnë me dy standarde. Pasi nëse do të vazhdonim me përcaktimin e Lulzim Bashës atëherë me dërgimin  në gjykatë si të korruptuar nga SPAK të ish kryebashkiakut demokrat, i bie që është qelbur koka e PD, pra vetë kryetari Basha.

Po kështu dhe për LSI, teksa Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me 1 vit burgim ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës Zamira Rami për shpërdorim detyre. Pavarësisht se ish-kryebashkiakja e LSI-së nuk qendroi në qeli pasi gjykata vendosi pezullimin e vuajtjes së dënimit në burg dhe konvertimin e tij me punë në interes publik. I bie që LSI është “qelbur nga koka”, që janë Meta dhe Kryemadhi.

Po të shkojmë akoma më herët në kohë, në rastin e aferës 230 milionë eurove të Rrugës së Kombit nuk duhej që Andi Toma, ish drejtor i rrugëve të shkonte në qeli, por “kokat e qelbura” Lulzim Basha dhe mbi të Sali Berisha.

Po me të njejtin standard, për “Gërdecin” duhej të shkonin kryeministri i atëhershëm Sali Berisha dhe ministri i asaj kohe i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Kështu dhe për 21 janarin, në vend të gardistëve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo duhej të shkonin ish kryeministri Sali Berisha dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Po kështu dhe për ish drejtorin e e LSI të transporti rrugor të Sarandës Klemend Balili të dënuar për drogë, apo aferën e CEZ dhe të gjitha aferat e tjera të zbardhura nga drejtësia, duhej të shkonin Meta e Berisha, bashkë me ministrat përkatës.

Duke qënë se Basha dhe Vasili, kapin çdo kauzë spontane për ta përvetësuar dhe për ta përdorur kundër kryeministrit Edi Rama, opozita në përgjithësi gjatë këtyre tetë viteve është shquar për numrin tepër të madh të “autogolave”!

Meqë Bashën e Vasilin nuk i merr askush seriozisht, nuk besojmë që SPAK dhe Gjykata Speciale kundër korrupsionit do të ndikohen nga presioni politik për të dërguar në pranga të gjithë ata që kanë abvuzuar me paratë e shqiptarëve. Pa dallim, djathtas apo majtas.

E themi këtë pasi këto deklarata të “pafajshme” të lidershipit të opozitës kanë si qëllim politizimin e luftës ndaj korrupsionit me qëllim shpëtimin  e “peshqve të mëdhenj”, të cilët kanë përgjegjësi me firmë dhe me vulë dhe jo thjeshtë si persona përgjegjës!/JavaNews.al-M.Nikaj

Next Post
“Ishte përgjegjës për letrën e banjos!”/ Hajdarmataj pas deklaratave të vëzhguesit të ONM: Ndjehem i fyer nga Theo Jacobs

“Ishte përgjegjës për letrën e banjos!”/ Hajdarmataj pas deklaratave të vëzhguesit të ONM: Ndjehem i fyer nga Theo Jacobs

Comments 1

  1. Namiku I Dushajve says:
    5 years ago

    Duhej të ishin në burg :
    SALI SHEQERE BERISHA
    LULI…….. BASHA

    Reply

Leave a Reply to Namiku I Dushajve Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In