• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE! Nis seanca e fundit para zgjedhjeve të 11 Majit, çfarë pritet të miratohet në Kuvend

by A R
17/03/2025 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi mblidhet sot në seancën plenare të radhës dhe të fundit përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Seanca pritet të nis në ora 10:00′.

Në seancën e sotme pritet ndër të tjera miratimi i dy projektligjeve dhe disa projektvendimeve. Fillimisht gjatë seancës plenare do të diskutohet dhe miratohet projektligji që i hap rrugën krijimit të Bankës së Zhvillimit në vendin tonë. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të nismës ligjore në Komisionet Parlamentare u është shprehur se “Banka e Zhvillimit vjen si një model që funksionon në Bashkimin Evropian, me synim kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit”.

Sipas saj, ky instrument i ri do të rrisë kreditimin, përmes lehtësimit të qasjes në financë të sektorëve të nën-financuar të ekonomisë, kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përfshirë mikrondërmarrjet dhe startup-et, si dhe mbështetjes së projekteve zhvillimore, që lidhen me përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, me fokus të veçantë tek investimet e gjelbra.

Së dyti, Kuvendi pritet të miratoi ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për “Rininë”. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore në komisionet parlamentare tha se ky hap ligjor synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me rregulloret evropiane, duke krijuar një kornizë më të qartë për politikat rinore dhe duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin profesional të të rinjve.

Një nga risitë kryesore të projektligjit është në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, i cili do të ofrojë mbështetje financiare për të rinjtë që kryejnë praktikën në administratën publike. Përfituesit e programit do të marrin kompensim për shpenzimet e ushqimit dhe transportit, ndërsa në të njëjtën kohë do të ndjekin një cikël trajnimesh profesionale për të fituar aftësi të nevojshme për tregun e punës.

Ajo theksoi se programi synon të ndihmojë të rinjtë të integrohen më lehtë në tregun e punës, pavarësisht nëse ata zgjedhin të vazhdojnë karrierën në sektorin publik apo privat. Projektligji parashikon gjithashtu mbështetje financiare për të rinjtë e talentuar që përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare, duke mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre për pjesëmarrjen.

Ministrja Muzhaqi e cilësoi këtë si një hap kyç për forcimin e politikave rinore dhe përafrimin e tyre me standardet evropiane.

Gjatë seancës së në Kuvend pritet të votohen dhe disa projektvendime, që lidhen me emërimin e anëtarëve të e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptarë dhe kryetarit të saj. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik përzgjodhi sot dy emrat përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Kandidatët janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes më 13 mars.

Kandidatët për Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së janë Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.

Po ashtu gjatë seancës në Kuvend pritet miratimi i disa projektvendimeve që lidhen me emërimin e disa anëtarëve të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Laureta Roshin, Etleva Smaçin, Mentor Beqa, Alma Mirakaj, Simon Mirakaj dhe Niuton Mulleti.

Next Post
Ish-ministri i Shëndetësisë: Rama po na provokon me maskat! Ato janë burim infeksioni

Nard Ndoka sulmon Dashnor Sulën: Pa flamurin e PD-së do kthehet në një dash të vogël...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rama në SHBA, Zogaj: Shqipëria s’ka luksin e vendeve të mëdha për të refuzuar nisma si Bordi i Paqes

February 19, 2026
Tragjedi në Kaliforni, orteku i merr jetën 8 skiatorëve

Tragjedi në Kaliforni, orteku i merr jetën 8 skiatorëve

February 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

February 19, 2026
Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

February 19, 2026
Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

February 19, 2026
Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In