• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot protesta e PD, skenari dhe urdhri i Bashës: Bllokim qeverisë, protesta maratonë

by Java News
18/02/2017 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezenca e qytetarëve dhe qëndrueshmëria e motit do të jenë përcaktuese për rrjedhën e protestës së sotme të Partisë Demokratike, para Kryeministrisë, si formë presioni ndaj mazhorancës për të pranuar votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Nëse nuk do të kenë reshje shiu dhe pjesëmarrja do të jetë masive, siç edhe pretendon Lulzim Basha, protesta do të jetë maratonë, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e ngritjes së çadrave para Kryeministrisë, me qëllim bllokimin e qeverisë. Skenari radikal, zbatimi i të cilit varet nga dy elementët në fjalë, parashikon rrethimin dhe izolimin e Kryeministrisë pa afat, për të detyruar mazhorancën që të ulet në tavolinë për të gjetur një zgjidhje.

Por gjithçka është lënë e hapur për t’u vendosur ditën e sotme. Burime nga organizatorët thanë për Shqiptarja.com se janë lënë të hapur të dy opsionet: Protestë maratonë duket bllokuar godinën e qeverisë si dhe shpërndarja e protestuesve rreth orës 16:00. Mësohet gjithashtu se opozita ka ngritur një shtab për të mbajtur nën kontroll turmën, me qëllim evitimin e akteve të dhunës, por burime nga Policia e Shtetit folën për informacione rreth planeve për akte dhune.

Dilema e madhe
Deri pasditen e djeshme, në kampin opozitar, ka pasur një dilemë të madhe, sa i takon skenarit të protestës. Askush nga organizatorët, aleatët dhe krerët e degëve të Partisë Demokratike nuk kishte një ide të qartë për skenarin përfundimtar. Urdhri konsistonte vetëm në mobilizimin dhe dyndjen drejt Tiranës të sa më shumë njerëzve, organizimin e transportit me autobusë, përgatitjen e pankartave etj. Ndërkaq, në orët e para të mbrëmjes organizatorët janë njoftuar se skenarët do të vendoseshin në minutat e fundit, pasi moti mund të ishte me shi, çka do të rrudhte numrin e protestuesve, duke mundësuar dështimin e skenarëve. Nëse moti do të jetë me shi pritet të ketë thjeshtë një marshim dhe disa fjalime, me kryefjalë krimin dhe zgjedhjet e lira. Në të kundërt, do të vihet në zbatim skenarit tjetër.

Debati për koston
Kostoja financiare e transportimit të protestuesve nga rrethet në Tiranë, kostoja e pankartave dhe e aspekteve të tjera të organizimit, ka qenë një nga shqetësimet e organizatorëve të protestës së Partisë Demokratike, e cila do të mbahet mesditën e sotme. Ish-ministra dhe ish-drejtorë të rëndësishëm të qeverisë “Berisha”, të pasigurt nëse do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë dhe nëse do të rikthehen një ditë në pushtet, kanë refuzuar për të kontribuar financiarisht për të përballuar shpenzimet e protestës. Çështja e mbulimit të kostos së protestës mësohet se ka qenë dje objekt debatesh gjatë takimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kryetarët e partive në rrethe, me deputetët dhe organizatorët e protestës.

Ora 08:42 Fier, kryetari i PD, Luan Baci: 2500 persona drejt Tiranës

Ora 08:37 Berat, nisen 10 autobusë, PD: Simpatizantë janë penguar dhe kërcënuar
Sipas kreut të PD në Berat, Gazment Azizaj drejtuesit e autobusëve janë penguar dhe kërcënuar që të mos nisen në protestë në Tiranë.

Ora 08:34 Gjirokastër, niset 100 simpatizantë për protestën
Sipas degëve lokale të PD, Nga Gjirokastra janë nisur 100 persona, 100 nga Lazarati, 60 nga Libohova, 50 nga Tepelena, 20 nga Memaliaj, 30 nga Këlcyra dhe 50 nga Përmeti.

Ora 08:33 Kukës, 1500 simpatizantë drejt Tiranës
Sipas PD lokale, mbi 1 mijë e 500 persona janë nisur nga qyteti i Kukësit për t’iu bashkuar protestës së Partisë Demokratike.

“Ne si asnjëherë më parë do jemi në shesh deri në largimin e kësaj qeverie” thanë disa nga protestuesit.

Ora 08:30 PD Vlorë: Janë nisur 1200 persona drejt Tiranës
Kryetari i PD Vlorë Gramoz Nazeraj deklaroi se janë nisur drejt Tiranës 1200 persona me 8 autobusë dhe furgona.

Ora 08:00 Lezhë, nis grumbullimi i simpatizantëve të PD
Nga Lezha do të nisen 12 autobuzë dhe shumë qytetarë me mjete private, sipas strukturave të PD.

Sipas tyre nga Lezha pritet që të nisen rreth 2 mijë persona drejt Tiranës për protetën.

Ora 07:30 Shkodër, kreu i PD Ramiz Çobaj: Do nisen mbi 3500 persona
“Protesta shpresojmë që të mos provokohet nga policia. Mbi 3500 persona do të nisen nga Shkodra” deklaroi kreu i PD, Shkodër.

Ora 07:10 Nis mbledhja e simpatizantëve të PD në rrethe. Gati nisja për në Tiranë për protestën.

Ora 07:00 Masa e policisë, rrugët e bllokuara në Tiranë
Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka marre masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste në datë 18 Shkurt 2017, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqezimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në segmentet rrugorë:

Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e protestes.

Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarevajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

ma.me

Next Post
Policia arreston Admir Çerpjen, autori i 5 i grabitjes në Qafë Kashar

Policia arreston Admir Çerpjen, autori i 5 i grabitjes në Qafë Kashar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In