• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot pritet dorëheqja e Zaev, i hapet rruga qeverisë teknike të zgjedhjeve

by Java News
03/01/2020 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri socialdemokrat, Zoran Zaev, pritet të japë dorëheqjen sot, duke i hapur rrugë qeverisë teknike me mandat 3 mujor, e cila do të jetë e fokusuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Zaev u detyrua të largohet nga detyra gati një vit pa e përfunduar mandatin 4 vjeçar.

Ai pranoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas këmbënguljes së partive opozitare.

Ekonomisti 45 vjeçar nga Strumica erdhi në pushtet në fund të dhjetorit të 2016, pas protestave dhe aferës së përgjimeve, ku ai ishte protagonisti kryesor që shpalosi biseda e përgjuara, që ishin bërë nga ana e qeverisjes së kaluar të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Në përputhje me procedurat kushtetuese dhe sipas marrëveshjes së Përzhinës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet Qeveria teknike, që do të thotë më 3 janar.

Kryeministri teknik është propozuar Oliver Spasovski, ministri aktual i MPB-së.

Ndërsa opozita e VMRO-së do udhëheq me ministrinë e MPB.

Ndërsa, Zaev do të jetë i fokusuar në strukturat partiake si lideri i LSDM, i cili do ti prijë fushatën për zgjedhjet e 12 prillit. /e.s/

Next Post
Ende nuk janë shuar zërat për një lidhje së bashku, çfarë thotë Kiara Tito për Butrint Imerin

Ende nuk janë shuar zërat për një lidhje së bashku, çfarë thotë Kiara Tito për Butrint Imerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com