Sot pritet të diskutohet dhe miratohet projektligji i shumë debatuar i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Ligji i ri parashikon që ky proces të bëhet nga Autoriteti i Informimit Publik, një strukturë me pesë anëtarë, që do të jetë në varësi të Kuvendit.
Shqipëria në këtë proces parashikon të ndjekë modelin gjerman, i cili ka rezultuar i suksesshëm. Pr/ligji merr parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe është në respekt të plotë të parimeve të Komisionit të Venecias.