Protesta e qytetarëve kundër qeverisë pritet të zhvendoset të martën edhe para Parlamentit, në ditën kur Kuvendi nis sesionin e ri pas pushimeve të verës.
Aktivisti Edison Lika, duke folur në protestën e kësaj të shtune, u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen të martën, në orën 17:00, para godinës së Parlamentit.
Sipas tij, aksioni para Kryeministrisë do të vazhdojë, por protestuesit synojnë që tashmë të jenë të pranishëm edhe para Kuvendit gjatë seancave plenare.
“A jeni gati t’ju bëjmë vizitë deputetëve apo jo? A do t’i presim me vezë, domate dhe miell? Të gjithë ata që kanë menduar se kjo protestë do të ndryshojë modelin e saj, ne do të vazhdojmë njësoj te Kryeministria, ama ditën e martë në orën 5 pasdite do të jemi te Parlamenti se fillon seanca plenare. A do t’iu themi në fytyrë se nuk na përfaqësoni?”, deklaroi Lika.
Aktivisti paralajmëroi se protesta para Parlamentit nuk do të kufizohet vetëm te seanca e parë e sesionit të ri.
“Ne do të vazhdojmë protestën si përditë, por edhe në çdo seancë plenare do të na kenë te dera. Ai Parlament nuk duhet të jetë më i disa maskarenjve që nuk përfaqësojnë qytetarët, por krimin dhe oligarkinë ekonomike. Ky shtator do ta gjejë popullin në shesh dhe në revoltë deri në dorëheqjen e Edi Ramës dhe të gjithë qeverisë”, deklaroi ai.












Shqepini ne dru sipas ligjit te marrin vesh se shteti eshte shtet.Tjeterkushi te vriste ne bulevard
Hiqni Edi Ramen dhe veni te riun Sali Berisha . Hahde qerohu se nuk ka shqiptar tiu ndheki ju qe doni pushtet me dhune dhe jo me vote