• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

by E B
05/09/2026 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

India ka disa nga monumentet më ikonike në botë dhe dhjetëra vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s — por ajo tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria.

Në kërkim të një udhëtimi jashtë rrugëve tradicionale për të festuar diplomimin e saj nga Virginia Tech, Casey Volanth udhëtoi drejt Indisë me nënën e saj në verën e vitit 2015.

Menjëherë pas mbërritjes në Nju Delhi, ato hynë në një agjenci turistike qeveritare për të blerë bileta treni për një udhëtim disa-javor nëpër vend.

Ose të paktën kështu mendonin se ishte. Pasi hynë brenda, bisedat për oraret dhe çmimet e trenave shpejt u kthyen në kërkesa për dokument identifikimi — dhe para. “E kuptuam shumë shpejt se nuk kishte lidhje me qeverinë”, thotë Volanth. Ndërsa shqetësimi rritej, nëna e saj i dërgoi një mesazh nervoz një miku më me përvojë në udhëtime në SHBA: “Na thanë: ‘Duhet të ngriheni dhe të largoheni menjëherë’”.

Nëna dhe vajza u larguan shpejt, me kuletat ende në duar. Në fund, ato i blenë vetë biletat e trenit dhe gjatë javëve në vijim vizituan Taj Mahalin, qytetet e shkretëtirës së Rajasthanit, qytetin e shenjtë të Varanasit dhe ashramet e Rishikeshit.

Volanth, e cila sot është 34 vjeç dhe jeton në Annapolis, Maryland, është kthyer në Indi edhe katër herë të tjera, duke përshkuar rajonet veriore malore dhe të mbushura me tempuj.

Volanth është një rast i rrallë në Indi, ë ka ardhur kaq shpesh. Vendi më i populluar në botë — me 45 vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, më shumë se 100 parqe kombëtare, vargmalin më të lartë në botë dhe pallatet e rrënojat e perandorive të panumërta — duhet të ishte i mbushur me vizitorë.

Megjithatë, Ministria e Turizmit e Indisë regjistroi vetëm 9.15 milionë turistë të huaj vitin e kaluar, ku rreth gjysma vinin nga Amerika e Veriut dhe Europa.

Kjo është më pak se numri i regjistruar nga Shqipëria, një vend me më pak se 3 milionë banorë, krahasuar me rreth 1.4 miliardë banorë të Indisë.

Në një raport të publikuar në qershor, instituti kërkimor i qeverisë indiane, NITI Aayog, vuri në dukje se të ardhurat e Indisë nga turizmi i huaj, prej 35 miliardë dollarësh, mbeteshin pas vendeve më të vogla konkurruese si Turqia, Tajlanda dhe Arabia Saudite, “pavarësisht gamës më të gjerë të ofertave kulturore, natyrore dhe përvojave turistike të Indisë”.

Shifrat e turistëve në Indi nuk janë vetëm të ulëta, por edhe po bien. Numri i mbërritjeve vitin e kaluar ishte 8.1% më i ulët se një vit më parë dhe 16% poshtë kulmit të periudhës para pandemisë, prej 10.9 milionë vizitorësh në vitin 2019.

Disa operatorë turistikë thonë se shifra reale, duke përjashtuar raste si turizmi mjekësor dhe vizitat te familjarët, është shumë më e ulët. Ravi Gosain, president i Shoqatës Indiane të Operatorëve Turistikë, vlerëson se numri real i turistëve të huaj është rreth 2 ose 3 milionë.

Industria e turizmit dhe vetë turistët ofrojnë një sërë arsyesh se përse India e ka të vështirë të tërheqë vizitorë të huaj. Historitë për mashtrime të ngjashme me atë që përjetoi Volanth janë të shumta, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qeveri të tjera të huaja paralajmërojnë për shqetësime mbi sigurinë, veçanërisht për gratë dhe udhëtarët që lëvizin vetëm. Transporti mund të jetë i vështirë për t’u përdorur nga të huajt. Edhe marrja e vizave mund të jetë një proces i ndërlikuar.

Megjithatë, ndoshta arsyeja më e madhe është se vetë indianët po udhëtojnë më shumë brenda vendit, duke rritur kostot për vizitorët ndërkombëtarë dhe duke e shtyrë industrinë të përshtatet me preferencat lokale.

Ndërsa turizmi i huaj mbetet i dobët, udhëtimet e brendshme u rritën me 46% vitin e kaluar, duke arritur në 4.29 miliardë, pothuajse dyfishi i nivelit maksimal para pandemisë. Të nxitura nga rritja e standardit të jetesës, një zgjerim i madh i infrastrukturës dhe interesimi në rritje për pelegrinazhet fetare, industria turistike e Indisë tani u shërben kryesisht vetë indianëve.

Ndërkohë, rënia e rupisë e ka bërë udhëtimin jashtë vendit më të shtrenjtë, ndërsa kryeministri Narendra Modi u ka bërë thirrje qytetarëve që buxhetet e tyre të udhëtimit t’i shpenzojnë brenda vendit.

Një efekt anësor i bumit të turizmit vendas është konkurrenca më e madhe për elemente si fluturimet e brendshme dhe hotelet, çka ka sjellë rritje të çmimeve. Kjo mund ta bëjë Indinë një destinacion më pak tërheqës për të huajt krahasuar me destinacionet më të përballueshme në Azinë Juglindore, thotë Ashish Verma, i cili drejton operacionet në Azinë Veriore, Jugore dhe Qendrore për operatorin turistik Intrepid Travel.

“Është një gjë shumë e mirë që vendi po përjeton një rritje të madhe të turizmit vendas, por kur kërkesa është kaq e lartë, hotelet në Goa janë gjithmonë plot”, shton ai, duke iu referuar një destinacioni të njohur bregdetar që dikur ishte një zgjedhje dimërore për europianët. Sipas të dhënave qeveritare, turistët vendas në Goa tani janë 20 herë më shumë se të huajt.

“Çdokush që kërkon plazhe të mira mund të gjejë çmime më të favorshme në Sri Lanka ose Vietnam.”

Një hap i thjeshtë që qeveria mund të ndërmarrë për të forcuar turizmin e huaj është thjesht të shpenzojë më shumë për promovimin e Indisë si destinacion, thonë grupet e industrisë.

Në buxhetin e saj më të fundit, India ka alokuar vetëm 35 milionë rupi (367 mijë dollarë) për promovimin e turizmit jashtë vendit. “Është më pak se sa shpenzoj unë për marketingun tim”, ironizon Dipak Deva, drejtor menaxhues i Travel Corp. India Ltd., një operator turistik për vizitorët e huaj.

Ai beson se vendi duhet të jetë më i dukshëm në internet, veçanërisht në rrjetet sociale.

“Arsyeja pse nuk po rritemi nuk është sepse nuk kemi një produkt, jo sepse nuk kemi hotelet më të mira, jo sepse nuk kemi shërbime, përmbajtje apo cilësi”, thotë ai. “Është sepse qeveria nuk po e promovon Indinë.”

Gosain thotë se organizata e tij i ka kërkuar vazhdimisht qeverisë që ta marrë më seriozisht turizmin e huaj. Ai argumenton se më shumë udhëtarë ndërkombëtarë do të ndihmonin ekonominë, do të sillnin valutë të huaj dhe do të përmirësonin imazhin e Indisë jashtë vendit.

Sipas të dhënave qeveritare, turizmi kontribuoi me 5.2% në Prodhimin e Brendshëm Bruto në vitin fiskal që përfundoi më 31 mars 2024 — më pak se gjysma e peshës që ka në Tajlandë.

“Turistët janë ambasadorët e markës së një vendi. Nëse shikoni Tajlandën, ajo e ka trajtuar turizmin si një sektor strategjik dhe po investon shumë krahasuar me vendet e tjera të Azisë”, thotë Gosain, duke vënë në dukje se vendi pret më shumë se trefishin e turistëve të huaj që pret India.

“Duhet të ketë një strategji kombëtare ekonomike për turizmin.”

Për momentin, kjo e lë Indinë në duart e udhëtarëve më aventurierë si Volanth.

Gjatë viteve, ajo ka bërë udhëtime me makinë përgjatë Himalajeve, është kthyer në Rishikesh — ku dikur meditonte grupi The Beatles – për trajnime yoga dhe ka vizituar fshatra të banorëve vendas që ka njohur gjatë rrugës.

Mumbai dhe shteti i gjelbër jugor Kerala janë ndër vendet që ende ka në listën e saj.

Në fotografitë që ajo ka publikuar ndër vite nga udhëtimet në male, ndjekësit e saj në Instagram shpesh komentojnë se nuk e dinin që India kishte pamje kaq spektakolare.

“Me shumë gjasa do të vazhdoj të kthehem gjatë gjithë jetës sime”, thotë ajo, “dhe përsëri nuk do të arrij ta shoh të gjithën.”/Bloomberg

Next Post
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
Zjarri në Himarë/ Nis evidentimi i dëmeve, Bashkia në terren për familjet e prekura

Zjarri në Himarë/ Nis evidentimi i dëmeve, Bashkia në terren për familjet e prekura

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com