• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot më dhemb Kosova – Nga Luiz Ejlli te Elvana Gjata, të famshmit shqiptarë shpërthejnë pas dënimeve të Hagës për ish-udhëheqësit e UÇK-së

by Java News
16/09/2026 16:33
Sot më dhemb Kosova” – Nga Luiz Ejlli te Elvana Gjata, të famshmit shqiptarë shpërthejnë pas dënimeve të Hagës për ish-udhëheqësit e UÇK-së
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Figura të njohura nga bota e spektaklit kanë shprehur menjëherë ndjenjat e tyre në platformat sociale, pas shpalljes së aktgjykimit për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një mesazhi në “Instastory”, këngëtari Luiz Ejlli theksoi se sot vendimin e dha gjykata, ndërsa nesër pritet të flasë apeli. Megjithatë, sipas tij, mbi të dyja këto instance qëndron një forcë që nuk mund të peshohet në asnjë sallë gjykimi: historia.

Mesazhi i plotë i Luiz Ejllit:

Sot vendosi gjykata, nesër do të vendosë apeli. Por mbi të dyja qëndron diçka që asnjë sallë gjyqi nuk mund ta vlerësojë:HISTORIA!

Një aktgjykim mund të hidhet në letër, por historia shkruhet me gjak, me flijim dhe me kujtesën kolektive të një kombi.Respekt për sistemin e drejtësisë dhe vendimet e institucioneve, por gjithashtu besimi se rrugëtimi ligjor nuk përfundon këtu. Shpresa qëndron tek Apeli. Kosova nuk përkufizohet nga një vendim i vetëm, UÇK-ja nuk është thjesht një dosje dhe rrëfimi i një populli nuk vuloset në një seancë të vetme gjyqësore.

Le të flasë drejtësia, le të flasë apeli, por në fund të fundit, le të flasë koha.Një gjykatë shpall një vendim, apeli ofron një shans të dytë, por fjalën përfundimtare e thotë vetëm historia. Le të flasë ligji, le të flasë e vërteta, le të flasë historia.

Gjykatat ndëshkojnë individët, historia gjykon periudhat dhe koha gjykon të vërtetën. Sepse disa emra mund të dënohen nga një trup gjykues, por asnjë gjykatë nuk mund të dënojë një popull dhe ta detyrojë të harrojë atë që ka përjetuar.

Vendimi ka nxitur një valë reagimesh të fuqishme, mes të cilave spikat ai i këngëtares së mirënjohur, Elvana Gjata. Në një postim në “Instastory”, ajo e cilësoi këtë akt si padrejtësinë më të rëndë që i është bërë një populli që luftoi për ekzistencën e tij. Artistja shton se sot dhimbja është për Kosovën, për jetët e flijuara, për nënat që humbën të bijtë dhe për familjet të cilave iu shkatërrua çdo gjë.

Reagimi i plotë i Elvana Gjatës:

“Kjo është pa-Drejtësia më e rëndë që i është shkaktuar një populli që u ngrit për të mbijetuar! Për të drejtën për të sjellë në jetë dhe rritur fëmijët në tokën e tyre, në gjuhën e tyre, me traditat dhe kulturën e tyre! TURP!

Sot dhimbja ime është për Kosovën. Më dhemb për ata që sakrifikuan jetën, për nënat që varrosën fëmijët, për familjet që humbën gjithçka dhe për një komb të tërë që u ngrit në luftë jo për t’i zënë tokën tjetërkujt, por për të mos u dëbuar nga e vetja.

Liria e Kosovës nuk ishte një dhuratë. Ajo u ble me një çmim të lartë. Me jetë njerëzish. Me gjak. Me një dhimbje që ende vazhdon të jetojë në mijëra familje. Historia e një kombi nuk mund të rishkruhet duke injoruar arsyet pse ai u detyrua të luftonte. UÇK-ja u lind nga nevoja për liri dhe për të mbijetuar. Kosova është e lirë. Dhe këtë realitet askush nuk mund ta ndëshkojë”.

Reagimi i Ylli Limanit:

Nuk e di si e përballon toka këtë padrejtësi! Si nuk shembet nga pikëllimi, kur çlirimtarët marrin dënime më të ashpra se pushtuesit. Të dhemb heshtja e botës. Të dhemb pabarazia. Sot përpiqen të na bindin se lufta për liri dhe pushtimi kanë të njëjtën vlerë. Se ata që mbrojtën shtëpitë e tyre janë të barabartë me ata që erdhën me tanke, dogjën banesa, vranë dhe dënuan një popull nga toka e tij. Historia jonë nuk ndryshon me një aktgjykim. Lufta jonë nuk barazohet me krimet e Serbisë. Sot zemra e Kosovës rreh në Hagë. JO NË EMRI IM!

Reagimi i DJ Gimbos:Vendimi më i padrejtë në historinë e kombit shqiptar. Turp për gjykatën speciale.

Reagimi i Xhensila Myrtezajt:

Ky ndëshkim është turpi më i madh që mund të ndodhte ndonjëherë. Liri për çlirimtarët.

Reagimi i Capital T:

Jo në emrin tim. Jo në emër të popullit të Kosovës

Lajme të ngjashme:

Next Post
Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In