• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sot akuzohen nga SPAK/ Bandën e Lul Berishës dhe Shullazin i shpëtuan nga burgu gjyqtarët e besuar të PD-së

by Java News
12/12/2020 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi në datën 8 dhjetor 2020 se akuzon Lul Berishën, Emiljano Shullazin dhe bandat e tyre si të përfshirë në katër vrasje të bujshme në vitin 2005; Klodjan Saliut, Osman Trumës, Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit. Emiljano Shullazit i është komunikuar urdhër-arresti në burg, Lul Berisha është shpallur në kërkim, kunati i tij Plaurent Dervishaj është arrestuar në Dubai. Janë arrestuar gjithashtu Viktor Ymeri dhe Indrit Taullai, ndërsa Luftar Reçi (i penduar) ndodhet në burg për vrasje. Tre nga gjashtë të akuzuarit kanë qenë dënuar më burgim të përjetshëm, por kanë arritur të fitojnë lirinë, falë vendimeve të gjyqtarëve pa Veting, duke prodhuar debate dhe reagime të forta deri në rangun ndërkombëtar.

Lul Berisha është dënuar me burgim të përjetshëm më 16 janar 2012 për disa krime të rënda si kreu i ish-bandës së Durrësit. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit e Arjan Pajës; Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames. Më 16 korrik 2014, Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin për burgim të përjetshëm, duke e dënuar Lul Berishën përfundimisht me 25 vjet burg. Vendimi është marrë nga Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli. Admir Thanza dhe Ardian Dvorani kanë votuar kundra heqjes së dënimit me burgim të përjetshëm. Në vijim, gjyqtarët Tritan Hamitaj, Shpëtime Pitaku, Fejzo Hysi dhe Eda Kaja, në periudha të ndryshime i kishin ulur dënimin Lulzim Berishës.

Dhjetor 2016, gjyqtarët e Apelit në Durrës Arben Vrioni, Anita Mici dhe Petrit Çeno liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Vendimi solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri. Prokuroria nisi një hetim, i cili më pas u mbyll. Nga këta tre gjyqtarë, vetëm Anita Mici arriti të kalonte Vetingut, ndërsa roli i saj për lirimin nga burgu të Lul Berishës është dërguar për inspektim në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Me burgim të përjetshëm ishte dënuar edhe Viktor Ymeri, për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, shokë të Lul Berishës. SPAK e lidh Ymerin me Shullazin. Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë dhe që kishte lidhje me Edison Harizaj, i ekzekutuar në Durrës. Në nëntor të 2018, gjyqtarët e Apelit në Durrës Arjan Balliu dhe Anita Mici, projektuan lirimin nga burgu të Viktor. Dyshja e gjyqtarëve rrëzuan dënimin e me burgim të përjetshëm të Ymerit, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim. Anëtari tjetër i trupit gjykues, Valbon Çekrezi, ka votuar kundër shuarjes së dënimit të përjetshëm. Në dhjetor të vitit 2029, gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, liroi nga burgu Viktor Ymerin.

Arjan Balliu është shkarkuar nga Komisioni i Vetingut, ndërsa Enkeleda Kapedani nuk ka dalë ende para Komisionit të Vetingut.

Indrit Taullai u dënua në vitin 2002 me burgim të përjetshëm për disa krime të rënda, si pjesë e ish-bandës së Durrësit. Në korrik të vitit 2014, Gjykata e Lartë, i ka ndryshuar dënimin nga burgim i përjetshëm në dënimin me 25 vjet burgim. Janë të njëjtët gjyqtarë që ia hoqën dënimin e përjetshëm edhe Lul Berishës. Në qershor të vitit 2016, Gjykata e Lartë e nxori nga burgu Indrit Taullain, me argumentin se kishte probleme me zemrën. Vendimi është marrë nga Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli. Admir Thanza dhe Ardian Dvorani kanë votuar kundra lirimit.

Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli, të cilët kanë marrë liruar nga burgu këta personazhe të botës së krimit, janë emëruar nga në Gjykatën e Lartë nga PD dhe Sali Berisha. Asnjëri prej tyre sot nuk është në sistem pasi janë shkarkuar nga Vetingut ose kanë dhënë dorëheqjen. Në sistem vazhdon të shërbejë vetëm Ardian Dvorani.

Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës, ishte objekt i një atentati me 43 plumba në qershor të vitit 2019. Në vitin 2012, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e dënoi në mungesë me burgim të përjetshëm si pjesë të ish-bandës së Durrësit. Megjithatë, Dervishaj nuk bëri asnjë ditë burg. Ai i fsheh deri në korrik 2014, kur Gjykata e Lartë rrëzoi dënimin përjetë dhe e çoi çështjen për rigjykim, pasi ai ishte dënuar vetëm bazuar vetëm duke u bazuar në deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Adritatik (Dritan) Coli. Vendimi është marrë nga të njëjtët anëtarë të Gjykatës së Lartë. Që prej korrikut të vitit 2014 ai është i lirë, njësoj si kunati i tij, i cili u lirua nga burgu në fund të vitit 2016. Nuk ka të dhëna se pse çështja e tij nuk është rigjykuar.

Luftar Reçi është bashkëpunëtori i SPAK për zbardhjen e krimeve të tjera të bandave të Lul Berishës dhe Shullazit. Reçi është dënuar me 25 vite burgim nga Gjykata e Burrelit, për vrasjen dhe më pas djegies Aleks Lalës. Me rrëfimin e tij, Reçi pritet të ketë në këmbim përfitime të mëdha dhe shumë shpejt mund të lërë qelinë si bashkëpunëtor i drejtësisë.

Emiliano Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Por, ai është hetuar vetëm në disa raste. Shullazi kanë qenë dënuar me dënuar 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, dënim të cilin e përfundoi në 2011. Gjatë kësaj periudhe është arrestuar disa herë për akuza të ndryshme.

Për herë të fundit është arrestuar në vitin 2016, ku në nëntor 2014 është dënuar me 14 vite burg nga shkalla e parë, falë edhe presionit të madh ndërkombëtar, për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa i gjithë grupi e tij u dënuar me 55 vite burg. Shullazi vijon betejën për ta rrëzuar këtë vendim në shkallët më të larta të gjyqësorit, ndërsa do të përballet tashmë me SPAK për akuza të reja./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Genc Prelvukaj shtrohet në spital, pas infektimit me COVID/ Eni Koçi publikon videon ku…

Genc Prelvukaj shtrohet në spital, pas infektimit me COVID/ Eni Koçi publikon videon ku…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com