• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sot 30 vjet nga vrasja e gjykatësit që gjunjëzoi mafian/ Jeta dhe vdekja e Giovanni Falcone

by Java News
23/05/2022 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 23 maj 1992, gjykatësi  Giovanni Falcone u vra në mes të ditës, një krim që shënoi një pikë kthese në historinë e Siçilisë. Falcone dhe gruaja e tij, Francesca Morvillo, u vranë së bashku me tre rojet e sigurisë pas shpërthimit të një bombë në makinën e tyre në një rrugë pranë Capaci, në atë që është quajtur si masakra e Capaci.

Falcone, i cili ishte 53 vjeç kur vdiq, kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke luftuar mafian. Ai drejtoi gjyqin më të madh të zhvilluar ndonjëherë  gjatë viteve 1986-1987, i cili çoi në dënimin e 342 mafiozëve.

Gjyqi zgjati nga data 10 shkurt 1986 deri më 30 janar 1992  dhe u mbajt në një gjykatë të stilit bunker e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim brenda mureve të burgut Ucciardone.

“Maxi Trial” konsiderohet  gjyqi më domethënës  kundër mafies siciliane, si dhe gjyqi më i madh në historinë botërore.  Gjatë dhe pas gjykimit, disa gjykatës dhe magjistratë u vranë nga Mafia, duke përfshirë të dy gjykatësit që e drejtuan atë – Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, raporton abcnews.al

Atentatorët përdorën më shumë se 500 kilogramë (gjysmë ton) eksploziv në sulmin që mbeti i vrarë Falcone dhe familja e tij, i cili ishte urdhëruar nga mafiozi, Toto Riina, si hakmarrje për përpjekjet e Falcone për të prishur sindikatën e tyre.

Shumë njerëz e kanë cilësuar atentatin si diçka që ndryshoi perceptimin e tyre për mafien,” tha për AFP Carina Gunnarson, një studiuese e ndikimit modern të mafias në Siçili.

“Kjo zbuloi diçka rreth tyre: sulmet ishin brutale, dhe të gjithë ishim duke parë lajmet në televizion.”

Në vitin 2014, katër anëtarë të mafies siciliane u dënuan me 12 vite burg dhe burgim të përjetshëm për vrasjen e Falcones.

Dy muaj pas vrasjes së  Falcone, një tjetër gjykatës Paolo Borsellino mbeti i vrarë nga një atentat me bombë.Të dy gjykatësit, të cilët kanë punuar me njeri-tjetrin për shumë kohë janë cilësuar heronj kombëtar, dëshmorë të përpjekjeve të vazhdueshme të vendit për të  pastruar vendin nga murtaja e krimit të organizuar.

Cosa Nostra u krijua në Siçili në vitet 1870 dhe u infiltrua  shumë shpejt në sferat ekonomike dhe politike të Italisë. Organizata ka qenë e lidhur me rastet e shit-blerjes së votës, veçanërisht në një nivel lokal, dhe vitin e kaluar Ministri i Brendshëm i vendit paralajmëroi se ekzistonte një “rrezik real” i ndërhyrjes së mafias në zgjedhjet e përgjithshme, raporton abcnews.al

Në vitin 2017, i ashtuquajturi ‘shefi i bosëve’ të Cosa Nostra-s Toto Riina – i cili urdhëroi vrasjen e Falcone dhe Borsellino vdiq në burg. Gjykata italiane paralajmëroi se kjo “në mënyrë paradoksale” forcoi mafian e Italisë duke lejuar që një pasardhës të vazhdojë trashëgiminë e tyre.

Kjo nuk ndodhi ndërsa Riina ishte gjallë për shkak të hierarkive të brendshme të klanit, por përpjekjet e tij për të drejtuar grupin kriminal u penguan nga burgosja e tij. Në fund të vitit 2018, klanet mafioze siciliane u takuan pas disa vitesh për të caktuar udhëheqësin e ri të mafias pas vdekjes së  Rina.

 

Por “shefi i bosëve” të rinj, 80-vjeçari Settimino Mineo, nuk u zgjodh kurrë në krye. Policia siciliane arrestoi 80 vjeçarin së bashku me 45 anëtarë të tjerë në atë që autoritetet e kanë cilësuar si “operacioni më i madh” i Casa Nostra./ abcnews

g.kosovari

 

Next Post
‘Mirësevini në Tiranë’/ Nga “Pazari i ri” te “Air Albania”, UEFA publikon VIDEO të kryeqytetit në prag të finales së Conference League

'Mirësevini në Tiranë'/ Nga “Pazari i ri” te “Air Albania”, UEFA publikon VIDEO të kryeqytetit në prag të finales së Conference League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In