• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Soreca, Teatri dhe paracetemoli i ndërkombëtarëve

by Skënder Minxhozi
03/07/2021 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ja që ambasadori i BE Soreca paska qenë i pavlefshëm. Madje i kotë, në vizitën e tij “sekrete” nga dera e pasme, në Gjykatën Kushtetuese tre ditë më parë. Ja që s’ja paska dalë të ndryshojë kursin e vendimit të kësaj gjykate për Teatrin, një vendim që ka kthyer buzëqeshjen tek të gjithë ata që e duan kokëposhtë qeverinë e sotme.

Ky është konkluzioni logjik më normal, nëse e marrim për të mirëqenë akuzën që ambasadori mori mbi vete në orët e fundit nga mbrojtësit e Teatrit të shembur dhe mediat pranë opozitës, për ndërhyrje në vendimin e pritshëm për padinë e presidentit për Teatrin. Vendimi i Kushtetueses e nxjerr blof akuzën në fjalë ndaj Sorecës, por ky është detaji më i parëndësishëm i një kursi të ri përplasjeje që po merr formë mes ndërkombëtarëve e opozitës politike në këtë sezon pushimesh. Vetë Soreca është mësuar tashmë të marrë epitete e akuza edhe më të rënda se ato të orëve të fundit e kjo nuk përbën më lajm.

Ardhja e diplomatit të lartë amerikan Riker dhe takimi i munguar me presidentin Meta, ka qenë nervi i zbuluar në marrëdhëniet mes opozitës dhe SHBA në ditët e fundit. Në fakt këto raporte kanë qenë të maisura që nga zgjedhjet e 25 prillit, kur opozita u detyrua nga kancelaritë e huaja që të pranojë de facto rezultatin. Shpallja non grata e Berishës, i ka dhënë edhe ajo hov mërisë së opozitësn ndaj amerikanëve, por edhe evropianëve që heshtin e nuk bëjnë asgjë.

Po mpikset një tjetër stinë e madhe përplasjeje mes opozitës shqiptare dhe ndërkombëtarëve, me bankoprovën e madhe të sezonit të ri parlamentar dhe hetimet e përfolura që mund të përfshijnë eksponentë të opozitës aktuale. E kjo stinë e rikthyer, pas krizës së mandateve të vitit 2019, e kthen opozitën e djathtë dhe satelitin e saj LSI, në hullinë e një armiqësie të vjetër ndaj të huajve, që daton qysh nga vitet e mbrapshta ’90.

Historikisht Berisha, Meta e të tjerët pas tyre, deri tek roja i parkingut të opozitës, janë tunduar nga idea dumbabiste se pushteti është një çeshtje e brendshme e shqiptarëve. A thua se nuk janë po këta politikanë që në sherrin më të parë, edhe për dhimbje koke, shkojnë e kërkojnë paracetemol nëpër ambasadat e huaja.

Tundimi për të përjashtuar njërin ndër komponentët historikë të lojës së pushtetit në Shqipëri, faktorin ndërkombëtar, ka qenë dhe mbetet gabimi trashanik i një grupi politikanësh opozitarë të të gjitha rangjeve. Të cilët të habisin me mendjelehtësinë në këtë aspekt, megjithëse kanë mbi shpatulla dy a tre dekada eksperiencë politike. Sovranistët qesharakë të opozitës dhe hosanarat e tyre ndaj ambasadorëve e sekretarëve të shtetit të SHBA janë një ndër aspektet komike të një krize të zymtë shumevjeçare në këtë vend. Edhe vetë të huajt janë mësuar tashmë me këtë zukatje të padëmshme në sfond.

Të huajt janë dhe do të jenë në mesin tonë, si arbitrat e palëvizshëm dhe si certifikuesit e pashmangshëm të çdo evenimenti madhor politik në këtë vend. Edhe kur të quajnë burrë shteti, edhe kur të shpallin persona non grata! Ata janë noterët, pa firmën e vulën e të cilëve shbëhet thuajse çdo lëvizje, çdo lojë apo marrëveshje a kulisë politike. Përfshirë dhe zgjedhjet e të dyja niveleve.

Këtë status nuk është se e kanë marrë me tapi. Madje në esencë ky lloj roli i bën ata shpeshherë të fryrë, arrogantë e bezdisës, por të tjerë kanë dashur dhe kanë vepruar në mënyrë të tillë që ata të marrin në dorë skeptrin e gjykatësit të gjithçkaje. Kanë qenë klasat tona politike të 30 viteve të fundit, të cilat me paaftësinë, verbërinë dhe makutërinë e tyre, kanë gatuar rregullisht situata konflikti, bllokime e kriza e pa rrugëdalje, të cilat kanë thirrur më pas në tryezë arbitrat e huaj.

Nëse për të prodhuar pushtet në këtë duhen parti politike dhe vota zgjedhësish, historia na kë dëshmuar dhjetra herë se duhen gjithashtu edhe noterët nga Uashingtoni e Brukseli, që lëshojnë vërtetimin se pushteti mund të merret dhe të ushtrohet si i tillë. Pikërisht këtë aksiomë të vjetër dhe të re po refuzojnë edhe një herë ta pranojnë kalorësit e mërzitur të opozitës. Të cilët shkelin rregullisht në gjurmët e lashta të Haxhi Qamilit, sa herë që një ambasador i sheh shtrembër, apo ha drekë me Edi Ramën. Herën e parë historia përsëritet si tragjedi, të dytën si farsë. Ne jemi pikërisht në këtë fazë.

Next Post
Tit Vasili i LSI i ekzaltuar nga vendimi i ‘Kushtetueses’, sulmon ambasadorët: Gjykata jonë i tregoi vendin, jemi vend sovran

Tit Vasili i LSI i ekzaltuar nga vendimi i 'Kushtetueses', sulmon ambasadorët: Gjykata jonë i tregoi vendin, jemi vend sovran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

July 6, 2026
Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

July 6, 2026
Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

July 6, 2026
Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

July 6, 2026
Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

July 6, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Në Kryesi futi ata që i bëjnë më shumë like”, Salianji: Berisha e ka kthyer PD në biznes personal dhe po mban Ramën në pushtet

July 6, 2026
Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

July 6, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme pas protestës

July 6, 2026
Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

July 6, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Shtohen rastet me alergji gjatë verës, mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In