Një aksident dramatik ndodhi pasditen e sotme (3 shtator) në rrugën “Vëllazërimi” në Durrës.
Një automjet ka përplasur një grua këmbësore, e cila po kalonte rrugën.
Pas aksidentit, ajo është transportuar me autoambulancë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.











