• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Krimi po sfidon shtetin”- PD reagon për situatën e rendit: tri ngjarje brenda ditës! Rama s’mund të fshihet pas propagandës “Rilindja 2.0”

by A. Q
03/09/2026 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e rendit në vend gjatë ditëve të fundit dhe veçanërisht sot në Mirditë dhe Vlorë ka bërë që Partia Demokratike të dalë me një reagim zyrtar.

PD thekson se kriminaliteti është fotografia e një shteti , “autoriteti i të cilit po sfidohet hapur nga krimi”

“Partia Demokratike kërkon zbardhjen e menjëhershme dhe të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve. Ne mbështesim çdo punonjës të Policisë së Shtetit që përballet me krimin dhe kryen me profesionalizëm detyrën e tij. Por Shqipëria nuk mund të qeveriset me postblloqe të ngritura pasi është kryer vrasja, me ndjekje policore pasi është rrethuar biznesi dhe me komunikata pasi është qëlluar me armë. Policia nuk mund të jetë gjithmonë një hap pas krimit. Shteti duhet të jetë një hap përpara tij. Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama dhe qeveria e tij duhet t’u përgjigjen shqiptarëve: si është e mundur që grupe të organizuara të lëvizin me tetë automjete për të rrethuar një biznes, ndërsa armët shkrepen dhe njerëzit vriten apo plagosen në rrugët e vendit?”, shprehet PD mes të tjerash.

Selia blu thekson se “tre ngjarje të rënda brenda një dite nuk mund të fshihen pas propagandës së “Rilindja 2.0”.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

“Brenda pak orësh, Shqipëria është terrorizuar nga tri ngjarje të rënda kriminale, nga Mirdita në Orikum dhe Korçë.

Në Ndërfushaz të Mirditës, 65-vjeçari Viktor Bardhi u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Në Orikum, ndërkohë, pronari i një resorti ka denoncuar se është kërcënuar nga persona të armatosur. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të paktën tetë automjete që mbërrijnë përpara kompleksit, bllokojnë zonën dhe prej tyre zbresin disa persona.

Pas ndërhyrjes së policisë, një prej automjeteve të dyshuara është aksidentuar gjatë largimit. Brenda tij, sipas informacioneve të raportuara, janë gjetur tre persona dhe një armë zjarri.

Në Korçë, po brenda së njëjtës ditë, armët kanë folur përsëri. Të shtëna në unazën e qytetit kanë lënë një person të plagosur, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një qytetar vritet në pritë.

Një biznes rrethohet nga një grup që lëviz me tetë automjete.

Një tjetër qytetar plagoset me armë në qytet.

Të gjitha brenda pak orësh.

Kjo nuk është një ditë normale në një vend të sigurt. Kjo është fotografia e një shteti, autoriteti i të cilit po sfidohet hapur nga krimi.

Kur një grup mund të organizojë tetë automjete, të lëvizë në formacion, të rrethojë një biznes dhe të kërcënojë pronarin në mes të ditës, nuk kemi më të bëjmë vetëm me një episod të kronikës së zezë. Kemi të bëjmë me një demonstrim force dhe me bindjen e botës së krimit se mund të veprojë në territorin e Republikës pa iu trembur shtetit.

Kur në të njëjtën ditë një qytetar ekzekutohet në Mirditë dhe një tjetër plagoset me armë në Korçë, pyetja nuk është më vetëm se kush janë autorët. Pyetja është: ku është shteti?

Partia Demokratike kërkon zbardhjen e menjëhershme dhe të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve. Ne mbështesim çdo punonjës të Policisë së Shtetit që përballet me krimin dhe kryen me profesionalizëm detyrën e tij.

Por Shqipëria nuk mund të qeveriset me postblloqe të ngritura pasi është kryer vrasja, me ndjekje policore pasi është rrethuar biznesi dhe me komunikata pasi është qëlluar me armë.

Policia nuk mund të jetë gjithmonë një hap pas krimit. Shteti duhet të jetë një hap përpara tij.

Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama dhe qeveria e tij duhet t’u përgjigjen shqiptarëve: si është e mundur që grupe të organizuara të lëvizin me tetë automjete për të rrethuar një biznes, ndërsa armët shkrepen dhe njerëzit vriten apo plagosen në rrugët e vendit?

Problemi nuk është vetëm krimi që shohim. Problemi është pandëshkueshmëria dhe dobësimi i autoritetit të shtetit që i kanë dhënë krimit kurajën të dalë hapur në rrugë.

Tre ngjarje të rënda brenda një dite nuk mund të fshihen pas propagandës së “Rilindja 2.0”.

Shqiptarëve nuk u duhet një version i ri i propagandës së vjetër. U duhet një shtet që kontrollon territorin, mbron jetën dhe pronën dhe që nuk negocion autoritetin e tij me të fortët dhe botën e krimit.

Partia Demokratike, në qeverisje, do ta rikthejë rendin dhe sigurinë publike në krye të detyrave të shtetit. Ne do të shkëpusim çdo lidhje mes politikës, policisë dhe botës së krimit; do të çlirojmë Policinë e Shtetit nga emërimet politike dhe do të promovojmë profesionistët mbi bazën e meritës dhe integritetit; do të forcojmë inteligjencën kriminale dhe hetimin proaktiv për të goditur grupet e organizuara përpara se ato të godasin qytetarët; do të godasim armëmbajtjen e paligjshme dhe asetet financiare të krimit; do të vendosim mbrojtjen e biznesit të ligjshëm nga kërcënimi dhe zhvatja në qendër të politikave të sigurisë; dhe do t’u japim policëve profesionistë teknologjinë, burimet, pagën dhe mbështetjen institucionale që u nevojitet për t’u përballur me krimin.

Nuk premtojmë një Shqipëri pa krim. Premtojmë një Shqipëri ku krimi i trembet shtetit dhe jo qytetari krimit.

Sepse një shtet që mbërrin vetëm pasi është shkrepur arma nuk është një shtet që garanton siguri”.

Next Post
BE vendos taksë të re për produktet e lira nga Kina

BE vendos taksë të re për produktet e lira nga Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com