• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i KE: Gratë shqiptare kanë marrëdhëniet më të tensionuara me burrat

by A R
22/03/2019 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëdhënia midis burrave dhe grave në shoqëria ka qenë në ndryshim të vazhdueshëm. Megjithatë, edhe pse gjërat po ndryshojnë, gratë ende luftojnë për barazi me burrat.

Jo vetëm, në Shqipëri, por edhe në botë vijon që të ketë një hendek midis grave dhe burrave në pagë.

Gratë jo vetëm që nuk trajtohen si të barabarta në shoqëri, por ato i vlerësojnë edhe marrëdhëniet e tyre me burrat shumë të tensionuara.

Rreth 40% e të anketuarave në Anketën e cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian janë përgjigjur se perceptojnë se midis burrave dhe grave në Shqipëri ka shumë tension. Kjo është përqindja më e lartë e shënuar në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidatë për t’u anëtarësuar.

Të pyetur se si e vlerësojnë tensionin midis dy gjinive 40% janë përgjigjur se ka shumë tension dhe po aq e kanë vlerësuar si “disi të tensionuar”, vetëm 20% janë përgjigjur se midis dy gjinive nuk ka tension.

Ndërsa gratë janë ato që e perceptojnë më të lartë tensionin midis tyre dhe gjinisë tjetër. 49% e grave të pyetura e kanë vlerësuar marrëdhënien midis burrave dhe grave si shumë të tensionuar, përkundrejt 32% të burrave.

Pas Shqipërisë, vendi që ka përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur se në marrëdhënien midis dy gjinive tensioni është i lartë është Turqia me 29% të të anketuarve. Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, vetëm 9% e të anketuarve janë përgjigjur se perceptojnë shumë tension midis burrave dhe grave.

Anketa e Cilësisë së Jetës u krye në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe kandidatëve potenciale ku u morr një kampion përfaqësues nga secili shtet, për të nxjerr më pas të dhëna të krahasueshme mbi cilësinë e jetës dhe marrëdhënieve sociale në Europë, shkruan ‘monitor’.

Një total prej 104 pyetje janë kryer për të nxjerrë Anketën e Cilësisë së Jetës.

Pyetësori mbi cilësinë e jetës ka një fokus mbi shërbimet publike si: shëndetësia, përkujdesit afatgjatë, përkujdesa ndaj fëmijëve, cilësia e shkollave, si dhe mat aspekte të ndryshme të cilësisë së jetës si aksesi në facilitete, stad dhe informacioni i vlefshëm për qytetarët.

/a.rada

Next Post
Nevina Shtylla: Instagram dhe Facebook i kanë bërë ‘qorra’ të gjithë

Nevina Shtylla: Instagram dhe Facebook i kanë bërë ‘qorra’ të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In