• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sondazhi i CNN, Clinton-Trump betejë “kokë më kokë” në 4 shtete deçizive

by A R
02/11/2016 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hillary Clinton dhe Donald Trump po bëjnë fushatë mjaft të fortë në Arizona, Florida, Nevada dhe Pensilvani, ndërsa sondazhi i ri i CNN në këto katër shtete që konsiderohen si fushëbeteja elektorale tregon se gara është shumë e ngushtë.

Clinton ka një avantazh prej 4 pikësh në Pensilvani, ndërsa Trump është 5 pikë përpara në Arizona. Florida ndërkohë sugjeron se gara do të jetë tejet e luftuar, pasi Clinton është vetëm 2 pikë përpara, 49% me 47%, një diferencë që është brenda marzhit të gabimit të sondazhit prej 3%.

Në Nevada ndërkohë, avantazhi i miliarderit njujorkez është mjaft i qartë pasi ai udhëheq preferencat mes votuesve të mundshmë me 49% ndaj 43% të Clinton.

Sondazhi i fundit i CNN vjen në një kohë të vështrië për Clinton në shumë anketa të ngjashme, pasojë e publikimit të hetimit të ri të FBI-së për çështjen e postës elektronike ndërsa ajo shërbente si Sekretare e Shtetit. Sondazhi i CNN tregon se në të katër këto shtetet të rëndësishme, femrat preferojnë të votojnë për Clinton, ndërsa meshkujt për Trump shkruan tch. Sondazhi gjithashtu vëren se votuesit e bardhë janë me shumcië dërrmuese në favor të biznesmenit, ndërsa ata të komuniteteve të tjera mbështesin bindshëm Hillary Clinton. Një tjetër diferencë e rëndësishme është entuziazmi i votuesve për të votuar këtë vit dhe në Florida e Nevada, përkrahësit e Trump, me 58% duken shumë më të angazhuar se sa ata të Clinton me 48%.

Në dy shtetet e tjera, Arizona dhe Pensilvani nuk vihet re ndonjë ndryshim në këtë drejtim. Sondazhi i CNN konfirmoi atë që dihej se Trump është në avantazh përsa i takon ekonomisë, ndërsa Clinton udhëheq në çështjen e politikës së jashtme.

Ndërsa të anketuarit preferojnë Clinton përsa i takon zotësive presidencale, pra temperamentin për të shërbyer si president dhe komandat i përgjithshëm, ish-Zonja e Parë është shumë pas Trumpit përsa i takon perceptimit të votuesve për ndershmërinë dhe besimin./a.m.

Next Post
Kanabisi/ Presidenti Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë më 11 nëntor

Kanabisi/ Presidenti Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë më 11 nëntor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

October 26, 2026
BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

October 26, 2026
Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

October 26, 2026
Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

October 26, 2026
Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

October 26, 2026
Sofra që nuk digjet

Sofra që nuk digjet

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In