• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shansi i humbur i Politikës së Re

by
13/06/2015 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla/

Në këtë fushatë, ku së fundmi janë shtuar akuzat për manipulime, banda me makina me xhama të errët dhe shumë të tjera që nuk janë lajme të reja kur vjen puna për zgjedhjet, ka ndodhur së fundmi një çudi. Guruja mediatike e qeverisë, një djalë i ri me syze, shpesh i vlerësuar më pak sesa është nga të gjithë, ka bërë një gjest, në dukje të vogël, por në thelb të rëndësishëm.

Endri Fuga, ka ngritur celularin, ka marrë në telefon një nga njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, me të cilën kishte një njohje dhe i ka thënë: “Pyete pak zotin Basha, çfarë do bëjmë me ditën e fundit të fushatës. Se nuk ka lezet të krijojmë përplasje. Na thoni si e keni planin, që ne t’ju përshtatemi ju”. Fugën më pas e telefonoi i njëjti person dhe i tha se PD, kishte dëshirë të mbyllte fushatën të premten në Sheshin Nënë Tereza. Fuga më pas ka telefonuar kryeministrin e më pas i ka kthyer përgjigjen që ndoshta e dinte, njeriut të afërt të Bashës: “OK, mbylleni ju fushatën të premten në Tiranë. Ne po e bëjmë mitingun ditën e enjte”.

Një i huaj do qeshte me çfarë unë kam shkruar më sipër. Por kjo ndodhi e vërtetë, është një shkëndijë shprese se ndoshta normaliteti është i mundur në skenën politike shqiptare, tashmë të drejtuar nga dy kryetarë të rinj të dy partive të vjetra, dhe një kryetari i vjetër i një partie të re. Rama, Basha dhe Meta kanë gjithashtu sot stafe të reja drejtuese, apo këshilltarë me shkollim dhe mentalitet perëndimor. C’është e vërteta PD kishte mbetur pak më mbrapa në këtë drejtim. Fundja nuk është e lehtë të gjesh një zë, figurë dhe forcë argumenti që të zëvendësojë Majlinda Bregun, ashtu siç nuk është e lehtë të gjesh në një grup parlamentar që nuk e ke zgjedhur ti, zërin tënd të moderuar që të të përfaqësojë. Një kryetar partie, duhet të imponojë zërin, logjikën, vijën e tij dhe këtë mund ta bëjë vetëm me njerëzit e promovuar prej tij. Dikush mund të thotë se Basha u vonua dhe ndoshta kanë të drejtë, kur kujtojnë sesa shumë kohë humbi Edi Rama – bile edhe zgjedhjet në 2009 – sepse as nuk arriti te pastronte partinë dhe as të shartonte të rinjtë me të vjetrit. Aq sa sot, gati një dekadë pasi mori drejtimin e PS, kam frikë se më shumë se ai ngjyrat, selia rozë i imponoi atij një kostum të vjetër, të cilin ai e vesh dhe e zhvesh me zorr, çdo ditë e çdo natë. Por për këtë nuk është totalisht faji i tij. Siç deri diku për çka ngjet në PD, nuk është faji i Bashës.

Eshtë faji i një tranzicioni ende me zanafillë të pasqaruar, kur fati i demokracisë u la në duar të liderëve që mund të ishin më të mirët e të këqinjve, por që nuk u shkëputën dot nga mentaliteti i brezit që përfaqësonin. Për më keq, kishin të gjithë pushtetin e duhur, të përcillnin – siç e përcollën – deformimet e tyre në ADN-në e tranzicionit demokratik: burgosje vrasje kundërshtarësh politikë, dhunim të të drejtave themelore, kryesisht ato që lidhen me mjetin si merret e lihet pushteti, zgjedhjet dhe pasojat që vijnë prej tyre: karrikja e kryeministrit nëse fiton, dhe dorëheqja nëse i humbet.

Dhe në këtë mekanizëm që të dyja palët ja ushqyen njëri tjetrit, edhe Fatos Nano nuk e dha dorëheqjen në 1992, edhe Berisha jo vetëm nuk e la, por e mori PD pasi e zhyti me duart e tij në disfatë në 1997.

Po. E vërtetë. Në një moment edhe Nano, edhe Berisha e dhanë dorëheqjen, të dy kur humbën zgjedhje. Por jo që në humbjen e parë. As të dytën. E dhanë KUR deshën ata vetë dhe jo kur iu imponuan rregullat e lojës. Sepse rregullat e lojës i imponuan ata vetë. (Aq sa teori konspirative thanë se Nanon e kapi inat me të tijtë dhe e çoi vetë lojën në humbje për PS në 2005 dhe iku i bindur se do ta thërrisnin të kthehej). Berisha ndoshta jo në 2013, por mori ama të gjitha masat që pasuesit të tij të mos i hyjë gjemb në këmbë. Por në shkëmbim duke i lënë një PD, që do dojë kohë të marrë fytyrën e liderit të ri, nën hijen e madhe të liderit të vjetër.

Dikush mund të thotë se Rama nuk e pati këtë fat. Se shoferi i autobusit të tij u hodh dhe e la timonin bosh. Por rregullat e lojës nuk përcaktohen vetëm nga një palë. Sic pat treguar takimi në 2007 në Pallat të Brigadave Nano Berisha, Rama do ta kishte të vështirë ti thyente rregullat e vjetra dhe se në mbrojtje të tyre i doli dhe ish kryetari i partisë së tij. Mënyra sesi ndodhën ndryshimet kushtetuese në prill 2008, ishte prova e pare e madhe sesi kryetari i ri i PS, iu dorëzua rregullave të ujqve të vjetër. Martesa politike PD Lsi, me frytet e saj në zgjedhjen e Bashës si kryetar i bashkisë, ishte, së bashku me 21 janarin, prova se si ai ju dorëzua këtyre rregullave, ende pa u bërë kryetar i PD.

Ndaj duke ju rikthyer në fund xhestit të Fugës, megjithëse shpresa ekziston akoma, kam frikë se me gjithë stofin e duhur, Rama, Basha dhe Meta kanë humbur shansin të jenë liderët e rinj politikë. Ata mezi mund të klasifikohen si politikanët e fundit të tranzicionit, sepse si përfaqësues të një brezi fatkeq, me një këmbë në komunizëm dhe një në demokraci, nuk arritën dot të bëjnë një zgjedhje të qartë. Shpresa e vetme është që së paku t’ja lënë këtë mundësi brezit tjetër.

Dhe shpresa, vdes e fundit thonë.

Rubrika “Antishqiptari”

Next Post

I ekzekutuari me snajper nga kalaja dyshohej si autor i gjashtë vrasjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com