• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

by E B
12/09/2026 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri pak ditë më parë, zona pas shkollës 9-vjeçare Vasil Shanto në njësinë administrative nr.5 në Tiranë ka qenë e mbuluar nga shkurret. Por banorët janë organizuar dhe i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare njësisë administrative për ta transformuar.

Gjithçka tashmë është pastruar dhe kjo hapësirë pritet të kthehet në një kënd lojërash dhe stola pushimi.

“Tani është për një pjesë që ne për ne ka më tepër rëndësi për fëmijët. Kështu që shpresojmë që të jetë një investim jo i domosdoshëm, por shumë frytdhënës edhe për hapësirën që do t’ju ofrohet banorëve të moshave të tjera, por kryesisht për fëmijët. Me kërkesën e banorëve është bashkarisht them është realizuar një ide shumë e mirë. Në tërë këtë zonë nuk ka asnjë kënd lojërash. Për më tepër Kaq të organizuar”, tha një qytetar.

“Kam mendim të bëhen sa më shumë investime edhe rrofshin që po i bëni, mendoni dhe për moshat tona dhe për fëmijët. Jo, këtu s’ka te lagjaja jonë. Edhe ishte e domosdoshme. Është patjetër. Ishalla të bëhet dhe të mbahet”, tha një tjetër qytetar.

Njësoj si në këtë rast, edhe banorë të zonave të tjera të kryeqytetit mund t’i drejtohen njësisë administrative dhe të kërkojnë transformimin e tyre në hapësira të dobishme për komunitetin.

Sipas Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, aktualisht po punohet në 3 njësi, pas kërkesave të vetë banorëve.

“Është njësia nr. 5 këtu ku jemi. Po punohet njëkohësisht në njësinë numër 3 dhe në njësinë numër 7. Edhe atje në bazë të kërkesës që kanë bërë banorët e zonave janë administruar kërkesat tek njësitë administrative dhe ato na kanë përcjellë ne”, tha Albi Lushi, shefi i projektimit dhe supervizimit teknik ne APR.

Megjithatë, jo çdo hapësirë mund të transformohet.

“Është shumë e rëndësishme që të jetë statusi i tokës të shtetit dhe në bazë të kësaj pastaj ne marrim të gjithë procedurat e nevojshme për të ndërhyrë dhe për të për të transformuar ë hapësirën në të cilën kërkohet bëhet kërkesa”, tha Albi Lushi, shefi i projektimit dhe supervizimit teknik ne APR.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka një tjetër shërbim për qytetarët. Mobilet e vjetëruara të shtëpisë nuk duhet të përfundojnë në koshat e zakonshëm të mbetjeve. Qytetarët që duan t’i largojnë nga banesa, mund të kontaktojnë në numrin e publikuar nga bashkia. Më pas, punonjësit e shërbimit shkojnë në banesë dhe i marrin, duke shmangur hedhjen e tyre në hapësirat publike.

Next Post
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com