• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shtet logjik, jo shtet ligjor

by
26/07/2015 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Sokol Balla/

Ka një diferencë në arsyen përse një gjerman dhe një anglez, nuk I hedhin plehrat nga dritarja drejt e në rrugë. Gjermani e bën nga frika e ligjit, anglezi për “common sense”, ose kuptimin e perbashkësisë. Pra më thjesht: anglezi thotë se nëse unë I hedh plehrat nga dritarja dhe kështu bëjnë të gjithë, atëherë pisllëku do të mi sjellë sëmundjet sërish në shtëpi.

Edhe vlonjatët kanë shprehjen lapidare, se nëse shurrën e bën në det, kripa ta sjell në gjellë. Ndryshimi ama, mes vlonjatëve a shqiptarëve në tërësi, dhe gjermanëve e anglezëve, është se ne nuk kemi as frikë ligjin dhe urrejmë përbashkësinë. Sepse historia e shoqërisë sonë është kaq e shkurtër sa për tu barazuar në kohë në pjesë të globit, shpesh na është dashur të kapërcejmë periudha të tëra të dialektikës sociale dhe regjimeve, duke kaluar për shëmbull nga feudalizmi në socializëm Korean e më pas direct në kapitalizëm të egër perëndimor. Na edukuan që fjala e turkut, beut dhe Enverit ishte në fakt ligj dhe na detyronin deri të dhisnim bashkë nëpër bunkere, aq sa kur gjerat ndryshuan, sa dëgjonim fjalën ligj shpërthenim me britma proteste “liri, demokraci”, ndërsa sapo na u dha liria të zgjidhnim si e ku të jetonim, bëmë atë që ndër shekuj bënin paraardhësit tanë, që I ndërtonin kullat veç e veç në majë kodrash e malesh. Por meqë kodrat dhe malet nuk ishin më në modë, kullat tona I ndërtuam ngjitur apo cip mbi cip. Duke hedhur plehrat në catinë, e derën e njëri-tjetrit. Dhe pikëpyetja shtrohet se cila do ishte për shqiptarët zgjidhja më e mirë: ligji apo edukimi me sensin e përbashkësisë?

Do përshkruaj tre miningjarje me sfond personal, si një qytetar I thjeshtë I këtij vendi, që përpiqet në kufijtë e të pamundurës për t’I ikur instiktit të thyerjes së ligjit, siç më thërret gjaku I të parëve dhe bashkatdhetarëve. Ndërsa I lidhur me rrip sigurie udhëtoja drejt Vlorës, diku në dalje të Rrogozhinës më ndalon patrulla rrugore. Kishin marrë sinjalizim për targën time nga shefi I qarkullimit të Kavajës. Pasi I dorëzoj lejen e qarkullimit dhe patentën policit, e pyes për arsyen. Fillimisht nuk marr përgjigje. Polici tjetër fliste papushim me shefin në Kavajë. Më pas më kërkojnë të bëjnë një test alkooli. E bëj pa as më të voglën dilemë apo kundërshti, por polici është në siklet me shefin e tij në Kavajë. Unë duhet të isha me patjetër I pirë. Më në fund marr vesh diçka. Arsyeja? Nuk I kisha ndaluar shefit dhe patrullës së tij diku në Kavajë. I them policit se nuk është aspak e vërtetë. Unë I ndaloj gjithmonë policisë dhe prova ishte se pikërisht sapo I kasha ndaluar një të tille. Por për shefin e mërzitur nga ndoshta shpejtësia më e madhe e makinës apo cilësia e saj, unë duhet të kasha bërë patjetër diçka. Më kërkuan ta bëjnë testin e alkoolit për herë të dytë, dhe sigurisht që e bëra në sekondë. Edhe ky test e mërziti shefin dhe pyeti nëse mund të më ndalonin makinën se e kasha me xhama të errët nga pas (Aspak ndonjë passion I imi, thjesht kështu ka qëlluar nga prodhimi në fabrikë. Një tjetër psherëtimë dëshpëruese mes policëve në telefon.) Pastaj shefin e merr polici tjetër në cellular. “Shef është ai…”. Dhe shefi ndryshon menjëherë qëndrim. I urdhëroi policët të më përcillnin këshillën e tij të naltë që të kisha kujdes me shpejtësinë. E falëndërova përmes  policëve, por e këshillova se është turp për një zyrtar policie që të gënjejë. Nëse më ndalonin se ecja shpejt, nuk do kishte bërë asnjë diferencë. Po si do ta tregojë shefi që është shef, që po t’I dojë b.. të q. robt? Si do të tregojë se postin nuk e ka thjesht për ta zbatuar ligjin, por edhe extension të shkurtësive të tija fizike dhe të personalitetit?

Të nesërmen në Vlorë shkoj të haj mëngjesin diku. Pas një vakti të bollshëm e të freskët, më vjen fatura: 181.00 lek. Pra as një euro e gjysëm. Duke buzëqeshur dhe mendjengritur se lokali po më bënte respektin, gjithsesi thërres kamarierin dhe I them se fatura është gabim dhe se është dhjetë herë më e shtrenjtë, pra 1810,0 lekë. “Po pra aq është, ja shihe: 181,00 lekë, po presja është një cikë gabim”.

Sigurisht unë pagova dhjetë herë më shumë se fatura tatimore. Pastaj mora vesh se në fakt kjo është “common sense” nga këto anë.

Kisha dërguar një pajisje elektronike për ta riparuar Brenda garancisë në Gjermani. Por megjithë dërgesën me UPS, pajisja nuk vinte. Veç e-maileve të pakuptimta teknike nga sistemi, dega shqiptare në Tiranë, as nuk e vuri uji në zjarr të njoftonte se ç‘kishte ngjarë/ Rastësisht një koleg I punës që merret me zhdoganimet më telefonon dhe më thotë se është mbajtur nga dogana e Rinasit dhe se duhet të paguaja 110 EURO. I them ti thonë doganierëve se bëhet fjala për Riparim. Pra nuk mund të paguaja dy herë taksat për të njëjtën blerje. Më thanë se e kuptonin por nuk mund të bënin gjë, se kështu ishte sistemi. Kuptohet doganierët ishin në rregull. Edhe sistemi ishte Brenda ligjit, por nuk pranonte logjikën e thjeshtë. Thjesht nuk e merrte si komandë.

Morali nga këto tri ndodhi? Ne nuk kemi nevojë për shtet ligjor. Dhe në mungesë të “common sens”-it, thjesht duhet të kemi një shtet që bën sens. Ose më saktë një shtet logjik.

Si gjithnjë shqiptarët të paaftë për të qenë gjermanë apo anglezë, u duhet të eksplorojnë rrugë të reja të parrahura nga të tjerët. Gjene mirë, që të paktën këtë difekt të pariparueshëm egoja jonë e sëmurë, e përkthen si një origjinalitet botëror. Ngushëllimi I vetëm ndaj dështimeve të vazhdueshme për ta bërë normale shoqërinë tonë.

Next Post

Të shtëna në mes të Parisit, mbi Tour de France

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In