• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shanset e drejtësisë

by
20/07/2015 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Fatmir Xhafa nuk është një politikan populist. Përkundrazi. Sa herë bëhen prezantime elektorale të PS, emri i tij duatrokitet më pak. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk respektohet. Së bashku me Gramoz Ruçin, ai është ADNja e mbetur ende e PS, por edhe një nga juristët më të mirë në vend. Për herë të fundit ministër një dekadë më parë, ky burrë vlonjat, ishte njeriu që jo një herë shpëtoi PS nga mbytja dhe jo një herë ka qenë përcaktues në fatet e Edi Ramës në politikë. Sot, nuk mund të thuash se ai është një nga njerëzit e dashur të kryeministrit, por është një nga më të duhurit. Prej gati një viti Xhafa po merret me reformën në drejtësi dhe duket se kësaj radhe, Rama do jetë ai që nuk do ketë mundësi të bëjë asgjë, megjithëse paradoksalisht është kryeministri i vendit.

Reforma në drejtësi do të prekë mbi 40 ligje. Duke filluar nga arsimi parashkollor e deri tek Presidenti i Republikës, do të ndjejnë efektin apo pasojat e saj. Përfshirja intensive e ndërkombëtarëve këtë radhë nuk është simbolike. PD ka kërkuar që reforma të çertifikohet prej tyre, por pa e ditur se në fakt çertifikimi është bërë prej kohësh. Ndërkombëtarët nuk duan më as kriminelë në politikë, as kriminalë në gjykata e prokurori. Ata duan rrugën e hapur për drejtësinë e shëndoshë që të fusë në burg peshqit e mëdhenj. Dhe për këtë duket se janë gati të bëjnë gjithçka. Në njerëz  dhe para. Me asistencë dhe deri me pagesa ekstra nga fondet e tyre, për trupën e re të gjykatësve dhe prokurorëve, që do dalin nga testimet dhe reforma. Por a do jetë kjo mjaft?

PD e cila ka marrë një qëndrim mbrojtës ndaj trupës aktuale të gjykatësve sulmuar ashpër si “një bandë kriminale” nga kryeministri i vendit, mund të jetë pengesa e parë. Herë shtyrë nga njohje personale dhe afiliacione politike sepse shumica e gjykatësve i përkasin shkollës juridike të viteve 1991 – 1996, ku kanë qënë shokë banke dhe klase me një pjesë të mirë të deputetëve dhe ish ministrave të PD. Këtu përjashtim bën vetëm Totozani, po dhe ai, vetëm si përjashtim që vërteton rregullin. Halimi, nënkryetari i komisionit është një prej tyre, dhe ai mund të paragjykojë komisionin vlerësues të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe PS në këtë rast do të duhet t’ja lërë atij drejtimin e këtij komisioni, nëse nuk dëshiron që reforma të paragjykohet. PD gjithashtu mund të reagojë me logjikën e prishjes së balancës së institucioneve, por ky reagim zbehet nga fakti që shtatë nënkomisionet e reformës bashkëdrejtohen nga të huajt, certifikimin e të cilëve e ka kërkuar po PD. Por PD ka edhe asin nën mëngë, për të prishur reformën: Sali Berishën. Një dalje e tij publike kundër dhe argumentetiI di ai, do të shkatërronte gjithçka dhe PD do të trembej nga nje reformë që si pasojë mund t’I hapte rrugën precedentit Sanader edhe në Shqipëri. Këtu, as ndërkombëtarët dhe as tolerance e PS nuk vlejnë. Ky do jetë testi i madh i vetvetes i Selisë Blu, e cila deri më tani, siç pohoi edhe Xhafa, nuk ka dhënë asnjë sinjal negativ ndaj reformës. Deri tani ama. Nesër gjërat mund të ndryshojnë.

Sepse një gjyqësor i fortë, nuk tremb vetëm ish-qeveritarët, por edhe këta aktualët. Thuajse përditë arrestohen tatimorë, drejtues hipotekash, drejtues arsimi dhe policie, që i bëjnë rrush e kumbulla para e taksapaguesve. Kjo sindromë, s’ka si të jetë e imponuar nga poshtë, lart. Sindroma e vjedhjes është e nxitur nga lart poshtë. Vetë Llalla në Top Story muaj më parë, pat thënë se një ministër ishte në hetim. Muajt kanë kaluar, Llalla hesht, por unë besoj se ai ministër vazhdon aktivitetin e tij të jashtëligjshëm. Dhe këtu qëndron problem i kësaj reforme. Komisioni dhe ndërkombëtarët kanë bërë një punë të shkëlqyer. Dhe mu për këtë rrezikojnë vdekjen e punës së tyre pa lindur akoma. Sepse nuk është vetëm PD që kur vjen puna te drejtësia dhe antikorrupsioni, nxjerr Saliun e saj. Të tillë Sali ka edhe LSI, ndërsa PS ka treguar se në qeverisje korrupsionin e sofistikon por nuk e lufton.

Dhe sa kohë kjo reformë votohet në Kuvend, ekziston gjithnjë mundësia jo remote, por konkrete që ajo të dështojë.

Personalisht më duket e vështirë që politika të ngrihet mbi veten dhe të mos kërkojë të shkërdhejë drejtësinë edhe kësaj radhe. Pa dashur të tregohem, I apasionuar barcaletash po më kujtohet anekdota e një prostitute që pas rënies së regjimit komunist, shkonte për të denoncuar përdhunimin e saj në polici, por kur agjentët I kërkuan si provë, nëse kishte pasur dëmtime fizike, ajo ju përgjigj: “Aman o zoti Polic, po ku na la gjak diktatura?”

Dhe mua më duket e tepërt të pres prej politikës një provë për reformën në drejtësi. 25 vjet, na kanë shteruar jo gjakun, por durimin. Dhe politikës, besimin. Kjo përpjekje e mbrame është fisheku I fundit politik për një reformë, që nëse nuk do godasë sistemin e korrupsionit në drejtësi dhe politik, mund të ngelet pikërisht si në kanun: fisheku I fundit për “nusen” që në vend të sjell gëzim, sjell turpin final në shtëpinë e burrit të vet.

Next Post

SHÇBA: Në 6 muaj, 28 policë në pranga, lidhje me krimin dhe trafiqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

September 20, 2026
Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com